Populistët në marshim ose euforia populiste!

Opinione

Populistët në marshim ose euforia populiste!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 27 korrik 2023 Në ora: 06:11
Zejnullah Jakupi

Çfarë është populizmi sipas fjalorit gjerman „Duden“?
Duden e përkufizon populizmin si "politikë oportuniste, popullore, shpesh demagogjike që synojnë të fitojnë favorin e masave (...) duke dramatizuar situatën politike".

Se „populizmi“ është i rrezikshëm e vërteton edhe vëmendja që i kushtohet nga BE dhe natyrisht vend të veçantë zë kjo temë tek Samiti i Procesit të Berlinit. Apeli i Procesit të Berlinit thekson domossdoshmërinë e tejkalimit të populizimit; do me thënë, të mos merremi me populizëm.

Populizëm është, pra, përpjekja që po bënë opozita kosovare, (PDK, LDK, AAK, PSD) duke inicuar temat e mdha, siç është ajo e Asociacionit dhe intervenimit në veri, e veteranëve, UÇK-së dhe ajo e Gjykatës Speciale- procesi që po mbahet atje, pra, në Hagë, dhe natyrisht skandali i përgjimeve, siç është rasti "Radojqiç" etj.

Populistët e dijnë se për të pasur sukses në këtë betejë ata duhet tërhequr vëmendjen e duhur sidomos tek mediet dhe shoqëria civile, për të përfshirë pastaj gjithë masat. Do me thënë; trajtimi i temave të cekura më lartë duhet të dramatizohen që të ngjallin indinjatë masovike në popull.

Siç na kujtohet, opozita e filloi ta ‚luftonte’ pozitën me temat, pas „thikave mbi hartë“, ishte rritja e çmimeve. Kjo temë ishte e rëndësishme dhe sensitive sepse prekte gjithë qytetarët. Indinjata krijohej shumë shpejtë përmes saj sepse në Kosovë mbretëronte dhe mbretëron akoma një gjendje e vështirë ekonomike. Tezat populiste ishin: se qeveria Kurti nuk po bënë investime-  i ka ngrirë tenderët, ose metafora: Albin Kurtit nuk po i thotë kush "Puna e mbarë! Pastaj kur po i ‚jep tenderet, po „korruptohet“ , po ju jep shokëve!!!Ankesa tjera si zakonisht ‚alarmohet’ se rinia jonë po ikën përdit, se po ka papunësi dhe më pak po ka mirëqenie sociale e që shumë lehtë  këto akuza kontrabandohen në agjenda partiake populiste, përmes të cilave akuzohej dhe akuzohet qeveria se po e dëmton popullin- qytetarët e vet, në mënyrë të pamëshirshme. Populistët nuk bëjnë krahasime, si ishte  gjendja më parë dhe si është tani? Atyre nuk ju interesojnë rrethanat por as shkaku, nëse vije tek një ndryshim i përgjithshëm ekonomik ose politik, siç ishte ai me Covid-19 dhe pasojat ekonomike dhe politike nga fillimi i luftës në Ukrainë, të sulmuar nga Rusia. Temë tjetër që kishte mbretëruar nga viti 2020, madje nga fillimi, ishte „Antiamerikanizmi“ i Albin Kurtit dhe i LVV-së. Populistët e opozitës e nxorren këtë temë nga syrtarët e që ishte mjaftë e suksesshme për ta luftuar pozitën dhe njëkohësisht për ta hasmëruar popullin me Albin Kurtin duke e ditur se populli shqiptarë në Kosovë por edhe në Shqipëri është më proamerikan në botë. Opozita e bënte një projeksion të tillë ideologjik- imagjinar- thuaj se Albin Kurti e rrezikonte miqësinë e përjetshme me SHBA-në dhe e armiqësonte edhe popullin me të. Bënte që SHBA-të tua kthejnë shpinën popullit mik të Kosovës.

Opozita e përdorte këtë retorikë për të fituar mbështetje nga masat e gjera të popullatës. Populizmi i saj si zakonisht ishte dhe mbetet tutje i përqendruar te thirrjet për "fuqinë e popullit" dhe ndjek një retorikë të thjeshtuar, emocionale dhe provokuese, shpesh duke shfrytëzuar kundërshtime dhe tensione të ndryshme shoqërore, ekonomike, apo kulturore, siç përmendëm më lartë. Madje ka disa zëra që janë shfaqur nga përfaqësues të veteranëve të UÇK-së se veteranët do të pamundësojnë vazhdimin e seancave të kuvendit përderi sa qeveria nuk përfillë kërkesat e tyre.

Populistët opozitar po e përdorin gjuhën dhe mesazhet e tilla duke involvuar grupe shoqërore, siç janë veteranët, që gjoja opozita është e vetmja e cila i kupton dhe i adreson nevojat dhe shqetësimet e një pjese të madhe të popullatës, duke pretenduar se ata janë "zëri" i njerëzve të zakonshëm, të përvuajtur, zëri luftëtarëve, në kundërshtim me elitat dhe establishmentin. Në fakt, populistët, i kundërshtojnë elitat, por opozita ose më mirë të themi, elitistët opozitar, po harrojnë se edhe ata janë elita dhe kjo bie ndesh me konceptin e populistëve, të cilët në fakt kritikojnë dhe shpesh demonizojnë elitat politike, ekonomike, dhe akademike, duke pretenduar se ato janë të korruptuara dhe të largëta nga interesat e popullatës. E pikërisht edhe elitat e opozitës kanë qenë dhe mbeten të tilla, të korruptuara. Ata, pra, opozita e sotshme ka nostalgji dhe e dëshiron kthimin në kohë: Ata duke qenë si populistë të zakonishëm po përdorin mesazhe nostalgjike për të kujtuar kohët e mëparshme, duke i idealizuar ato dhe duke sugjeruar se kthimi në këto kohë do të sjellë zgjidhje për problemet e sotme.

Në këtë betejë, ata janë në gjetjen e fajtorëve. Populistët shpesh ngatërrojnë fajin e problemeve të popullatës në disa grupe apo aktorë të caktuar, si mërgimtarët, minoritetet, ose qeveritë e huaja ose ndikimet nga jashtë, duke përdorur retorikë të ndarjes dhe antagonizmit.
Opozita populiste po bënë Thirrje për veprime të forta: Si zakonisht ata për çdo gjë fajsojnë Albin Kurtin dhe LVV-në. Ata, populistët e veshur me lëkurën e popullit, aplaudojnë se zgjidhjet janë të thjeshta dhe të menjëhershme dhe se duhen ndërmarrë veprime të forta për t'i zbatuar ato, pavarësisht nga komplikimet dhe sfidat e vështira.

Natyrisht edhe populizmi ka përfitime dhe kritika. Në disa raste, ai mund të sjellë një frymë të re demokratike, duke e nxitur pjesëmarrjen e popullatës në politikë dhe duke adresuar disa problematika reale të shoqërisë. Megjithatë, populistët tanë mbase ju ka humbur „pushteti“ po bëjnë çmos për shfrytëzimin e emocioneve për të fituar pushtet dhe për mungesën e planeve konkrete dhe të qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve. Po ashtu, ai mund të kontribuojë në ndarjen e shoqërisë dhe krijimin e tensioneve të panevojshme.

Pra, populistët tanë duhet tashmë ta kuptojnë një gjë; deri sa BE përkushtohet që Ballkani Perëndimor t´i rreket integrimit evropian, paqes dhe stabilitetit ekonomik dhe politik, në Kosovë nuk duhet të polarizohet – të inskenohen dhe skandalizohen ngjarjet politike përmes përgjimeve (të ndihmuara edhe nga BIA serbe) për të prishur stabilitetin në vend. Në këtë gracë po bie padyshim edhe opozita jonë populiste.

Populistët e të gjitha ngjyrave duhet ta kuptojnë se tanimë duhet ta fitojmë luftën kundër sulmeve kibernetike (hibride) dhe natyrisht edhe zbrapsjen e populizmave në rrjetet sociale, në opinion publik dhe në jetën parlamentare.

Media populiste

Se sa do kemi populizëm varet edhe nga roli i medias në përhapjen e tij e që është një temë e rëndësishme dhe komplekse. Mediat luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e opinionit publik dhe në formimin e perceptimeve të popullsisë mbi politikanët dhe partitë politike. Se mediet do ta bëjnë ketë populizëm në favor të opozitës tashmë është e sigurtë pasi që shumica ose gati gjithë mediet janë kundërshtarët të qeverisë dhe elitës së establishmentit qeveritar. Media e pozicionuar kundër qeverisë së Albin Kurtit po e bënë përforcimin e tendencave populiste dhe po e ndihmon në përhapjen e mesazheve dhe retorikës populiste, (shih televizionet: Klankosova, T7, Portali NACONALE, PERISKOPI; INSAJDER, Kanali 10, dhe natyrisht në anën tjetër janë mediet tjera (TV-Dukagjini, RTK, KTV, RTV21) më profesionale, të cilat mund t‘ i kritikojnë apo balancojnë këto mesazhe.

Mediet të cilat thirren për tu shërbyer populistëve shprehin tendencën për të përforcuar  thirrjet emocionale duke raportuar mbi ngjarje, tema dhe probleme në mënyrë emocionale dhe sensacionale. Ky lloj raportimi mund të ndihmojë në shpërndarjen e mesazheve që nxisin ndjenjat e ankthit, frikës, ose zemërimit, duke tërhequr vëmendjen e audiencës. Fokusimi i medias me prirje kundër qeverisë Kurti II po mundohen ta „faktojnë“ keqqeverisjen, korruptimin, ineficiencën, dhe dështimet e politikës qeveritare, duke e bërë atë të duket e papërshtatshme dhe e ndarë nga interesat e popullit. Kjo mund të ndihmojë politikanët populistë të opozitës që parashohin veten si fitues në zgjedhjet e reja, sipas tyre të duhura, për të adresuar këto problematika, të cilët natyrisht tani po këkon njëzëri shpalljen e tyre.

Një metodë e gjuhës populiste vrehet tek mediet e tilla kur në debate, por edhe në emisione informative, mundohen ta plasojnë mesazhin sa më thjeshtë  -në menyrë që ai të kuptohet nga audiencat e gjerë, duke e reduktuar kompleksitetin e çështjeve dhe të bëjë që zgjidhjet e thëna, të TYRE , të duken të lehta dhe të menjëhershme.

Zatën kjo media (Klankosova, T7, Kanali 10, Insajder, Periskopi, GazetaExpress, NACIONALE etj) e kanë polarizuar shoqërinë duke u fokusuar në lajme dhe analiza partiake dhe duke ndihmuar kështu ndarjen e shoqërisë në grupime të ndryshme politike, duke e përforcuar polarizimin dhe tensionet politike. Ky polarizim mund të forcojë narrativën populiste të kundërshtarëve të politikanëve tradicionalë dhe të krijojë një mjedis të favorshëm për përhapjen e retorikës populiste.
Për të balancuar ndikimin e mediave në përhapjen e populizmit, është e rëndësishme të kultivohet një medie e pavarur dhe e shumanshme, e cila sjell informacion të verifikuar dhe analizë të thellë, e bazuar në fakte dhe ndarje të qarta midis lajmeve dhe komenteve. Po ashtu, duhet promovuar një përdorim i zgjuar i medias nga audienca, që të jetë e aftë të vlerësojë dhe analizojë informacionin në mënyrë kritike, duke i shpërbërë manipulimet dhe përdorimin e retorikës emocionale e cila drejtohet andej, për të manipuluar opinionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat