Kjo pritje nuk ka shpresë

Opinione

Kjo pritje nuk ka shpresë

Nga: Milazim Maraj Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:26
Milazim Maraj

Masat e deri tanishme të BE janë pjellë e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. Këto masa do të vazhdojnë ta përshkallëzojnë me tutje situatën dhe janë në favor të Serbisë. Jo të gjitha shteteve të BE ju ka mbetur mbrojtja e demokracisë në Kosovë dhe më gjerë në Gadishullin Ilirik. Pastrimi etnik nga veriu i Mitrovicës u bë në prezencën e KFOR-it. Kjo duket të ishte plan i përbashkët i Serbisë të Rusisë me disa shtete të BE duke vu nën tutelën e vet disa matrapaz shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo garniturë Kosovës i humbi plotë dy dekada.

Masat e BE për sanksionimin e Kosovës janë jo vetëm të pa efekt të pritur por edhe mjaftë të dhimbshme, jo morale dhe stimuluese të agresorit mbi viktimën e tij. Serbia luan me BE tash e 24 vite. Pranon marrëveshje, kur sheh rrezikun, nuk i realizon ato kur zbutët pak situata, gënjen pa ndërprerë sepse gënjeshtrat e sajë po u shitën jo vetëm në BE por edhe me gjerë. Serbia nuk u dënua për krimet që i bëri në Kosovë, Bosnje, Kroaci dhe Slloveni. Tmerr krime që nuk i njeh bota, madje këto krime nuk barazohen as me krimet e Rusisë në Ukrainë, por nuk u dënua. Ajo përkundër këtyre krimeve stimuloj kriminelet i ngriti në grada, i strehoj dhe sistemoj, i mbron dhe paguan sigurim për të i nxjerr nga burgu dhe pastaj ata nuk do të paraqitën kurrë më para gjykate dhe do të i përdor përsëri për krime të reja. Në Kosovë. Kërkohet de përshkallëzimi i gjendjes në veri të Kosovës.

Serbia kërcënon policet e ri serb. Pra kjo quhet mbrojtje e serbëve në Kosovë? Kush pret që do të ketë zgjedhje të qeta pa kushte dhe demokratike në katër komunat e Kosovës. Utopi e pastër që këto do të i lejoj Serbia? Pritja si kjo është qesharake dhe tragjike. Nga këto masa që janë marrë deri sot mund të përfitohet(humbet) vetëm kohë dhe asgjë tjetër. Vetëm këtu do të përfitojnë dy palë, ata që u duhet të përfitojnë në kohë dhe ata që duan të humbin kohë. Shqiptarët në këtë mes nuk janë në asnjërën variante.

Vuçiq është pasardhës i Millosheviqit. Millosheviqi ishte një pop pravosllav i edukuar dhe programuar nga Rusia për ta bërë botën ruse në Gadishullin Ilirik. Ai këtë e provojë dhe krioj shumë viktima, shumë tragjedi dhe klika e tij pasardhëse insiston edhe pas kësaj të vazhdoj me tragjedi të reja. Ai bëri programin qeveritar brenda memorandumit të Garashaninit, Qubrilloviqit dhe Qosisqit. Këto korniza nuk lejojnë demokraci. Këto programe nuk kanë njerëzi, moral njerëzor demokraci këto njohin vetëm fitore më çdo kusht, për të cilën arsyetohen masa dhe mjetet e përdorura sa do që ato të jenë antinjerëzore. Këto masa kriminale dhe kriminelet bekohen nga popët serb dhe rus, sikur që u bekuan. Kjo nuk ka filluar tash, kjo praktikë serbe aplikohet që nga viti 1810. Serbia bashkë me Rusinë ka arritur korruptimin e fuqive të mëdha në të gjitha etapat e kohës. Ka korruptuar Turqinë në të gjitha format që ajo ka kërkuar dhe pastaj me radhë të gjitha super fuqitë tjera përveç SHBA

. Tani kërcënon trupa të armatosur të Kosovës me origjinë serbe në emër të “mbrojtjes së serbëve” të Kosovës. Nga kush janë të rrezikuar serbet e Kosovës përveç nga Serbia? Këta kanë provuar vrasje, si Oliver Ivaniviqi i cili për këtë projekt ishte bashkëveprimtarë i Vuçiqit pa i numëruar vrasjet tjera që nuk janë zbuluar dhe ndodhin në Serbi pa ndërprerë. Këtë e dinë z. Borell, z.Laçak, Palner, Grenell dhe Escobar. Që rrezikonte pushtetin e Vuçiqit u eliminuan. Vuçiq dhe kllapa e tij kriminale akuzonte Kosovën për vrasjen e tij ,por pas zbulimit të se vërtetës askush nuk e kritikoj apo dënoj Serbinë për vrasje dhe fshehje të krimit.

Atëherë pse të mos vazhdoj kjo me këto krime? Të gjitha lokalet ku kishte pirë kafe Ish kryetari i Kosovës me kolegët e vet u dogjën, makinat e regjistruar me targa të Kosovës sipas marrëveshjes së nënshkruar të Serbisë me Kosovën u kallën. Familjet që duan paqe dhe qetësi në shtetin e tyre shantazhohën, u hidhen bomba në oborre, kërcënohen dhe sanksionohen nga grupet kriminale serbe, dorë e zgjatur e Vuçiqit dhe shtetit të tij kriminal. Shqiptarët që kalojnë nëpër veriun e Mitrovicës rrahën në prezencë të forcave të KFORI-it dhe të policisë së Euleksit, të cilët nuk reagojnë farë për shpëtimin e tyre. Kosovës i lejohet të mbajë zgjedhjet dhe të zgjedhën kryetaret e Komunave verbalisht përkrahët dhe pastaj kritikohet dhe dënohet për këto zgjedhje.

Shumë e pa pritur dhe e pa kuptim. Gazetaret në këto komuna rrahën lëndohen dhe kriminelet fshihen, edhe kur kapën nga policia e Kosovës për këta paguhet shumë e caktuar parash dhe lirohen, kinse për të u mbrojt në liri. Këto masa të nderuar nuk sjellin rezultatet që prodhojnë paqe. Këto prodhojnë luftë të re. Kompromiset e dhimbshme që u përmendën shumë herë nga ndërkombëtaret dhe disa shqiptarë qoftë në Shqipëri apo Kosovë do të jenë të dhimbshme vetëm për Kosovën.

Serbia nuk humbë gjë humb pasurit e okupuara. Humb mundësinë e terrorit mbi shqiptaret. Humb fuqinë për të destabilizuar më Gadishullin Ilirik dhe BE në përgjithësi sikur ka dhënë prova deri me tani. Humbë luftën për “Botën ruse”. Nga këto humbje nuk vuan populli serb. Nga këto humbje humb vetëm krimi i organizuar serb bashkë me krimet ruse. Humb anarkia dhe vendosët demokracia në Gadishullin tonë ilirik dhe Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat