Maratona politiko-patriotike e Ramush Haradinajt për ta shpëtuar Kosovën!

Opinione

Maratona politiko-patriotike e Ramush Haradinajt për ta shpëtuar Kosovën!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 27 korrik 2023 Në ora: 22:56
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj bashkë me sejmenët e vet, të cilët ishin në krye të institucioneve të shtetit të Kosovës që nga pas lufta, e të cilët përfituan benefite të shumta nga asetet ekonomike, dhe nga privatizimi duke u bërë milioner, tani i ka ndezur motorët për ta rrëzuar qeverinë në pushtet.

Strategjia e veprimit politikë të liderëve të opozitës parti këto të cilat qëndruan me decenie në krye të institucioneve të shtetit ishin ato të cilat bënë kalkulime më të ndryshme me listën serbe dhe me protagonistët e politikës serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Aktivizimi i opozitës në krye me liderët dhe klanet e ngushta partiake tani në këtë situatë shumë të ndërlikuar e cila është krijuar nga lufta në Ukrainë, pretendimet e serbisë për zgjerimin e territoreve përkatësisht të ndarjes së Kosovës veriore, është turpi dhe veprimi më destruktiv kundër stabilitetit të Shtetit të Kosovës. Kjo mënyrë e veprimit përmes kanaleve konspirative po zhvillohet duke i manipuluar dhe keqpërdorur shoqatat e veteranëve të luftës, sindikatat e punëtorëve dhe kategoritë tjera të shoqërisë të cilat kanë halle dhe probleme ekonomike në jetën e përditshme.

Si duket në këtë valle kanë hyrë edhe disa udhëheqës të organizatave të shoqërisë civile, disa pseudo analistë e sidomos disa mediume private televizive po i fryn zjarrit për ta destabilizuar vendin. Para dy dite Vuqiqi bashkë me gjeneralët e ushtrisë serbe dhe me bashkëpunëtorët e tij prezantojë para një ushtrimi ushtarak të njësive elite të forcave serbe të cilat prezantuan armatimin më modern të blerë nga Rusia dhe Kina, sigurisht ky armatim është i destinuar kundër shteteve të caktuara e posaçërisht kundër shtetit të Kosovës.

Derisa Serbia po e kërcënon me luftë Kosovën partitë politike, opozitare në Kosovë në krye me liderët e tyre janë ngritë në këmbë duke lëbuar gjithandej Kosovës për ti bllokuar institucionet e shtetit me qëllim të rrëzimit të qeverisë me shpresë se do të kthehen sërish në pushtet.

Duhet theksuar se gjatë historisë populli shqiptar ka qenë viktimë e udhëheqjes te pa denjë dhe pa integritet ne politike lufta për pushtet ka vazhduar që nga largimi i perandorisë Turke. Ekzistojnë dëshmitë dhe dokumentet historike se në momentet më kritike kur dëmin më të madhë Shqiptarët e kanë pësuar nga udhëheqja e politikave padije, pa integritet, dhe papërgjegjësi. Qdo tendencë për organizimin e protestave, grevave, apo bllokadave ndaj institucioneve të shtetit i gëzohen vetëm armiqtë e Kosovës.

Andaj është momenti që qdo njeri i këtij vendi të mendoj dhe të sillet me përgjegjësi për ti lënën anash interesat personale çfarëdo qofshin ato, dhe të rreshtohen rreth sovranitetit dhe integritetit të Shtetit të Kosovës dhe të ardhmes. Përndryshe nëse vazhdojmë me këtë mendësi primitive vaj halli për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat