Çështje “Bejleri” dhe Elendiko Miçotaqi

Opinione

Çështje “Bejleri” dhe Elendiko Miçotaqi

Nga: Ylli Mece Më: 28 korrik 2023 Në ora: 08:42
Ylli Mece

Ai shqiptar që nuk kupton qëllimet e Greqisë shoviniste për “Vorio Epirin” është një qorr me sy hapur sa ska më, veçse ai që shikon i kupton dhe hesht, është një frikacak i cili në një situatë të tensionuar dhe konflikt të armatosur është i gatshëm qe te sakrifikoje interesat e Shqipërisë, ashtu sikurse bëri vite më parë dhe Ahmet Zogu i cili e shiti Shqipërinë. Deklaratat prepotente te efendiko Miçotaqit se.... “ rruga e Shqipërisë për në BE kalon nëpërmjet Greqisë”, apo..” Lirojeni Beun e Himarës apo më sakte Bejlerin, që ose të betohet në burg e të marrë mandatin si Kryetar Bashkie, ose nxirreni të lirë..” janë as më shumë e as më pak, jo vetëm presione, por dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës se Shqipërisë.

Nëse do analizonim dhe do të futeshim në thelbin e këtyre deklaratave të Miçotaqit dhe suites së tij, do të vërenim se Shqipëria ngjasoka më tepër si një vilajet i Greqisë nga ku sulltan Qirjakua lëshon ferman kërcënimi.

Qëllimet e mbrapshta e tinëzare të qarqeve vorio-epiriote i zbulon pa dashje apo mbase dhe hapur fare ambasadorja greke në Shqipëri zonja K. Kamatiqi e cila me urdhër të Ministrit të jashtëm po te Greqisë Dendias do të ndalte vrapin në sallonet e pallatit të drejtësisë shqiptare në për çështjen e Dionis-Fred Bejlerit, gjysmë shqiptar e gjysmë grek i pagëzuar ky nga priftërinjtë e patriarkanës ortodokse e cila është ngulitur thellë në kujtesën historike të shqiptarëve, për rolin e vet tejet famëkeq e reaksionar. Veçse të çudit së tepërmi se interesimi kaq i madh i qarqeve qeveritare greke, ndaj një njeriu i cili ka qenë i dyshuar dhe që në fakt për mendimin tim personal ai është tërësisht i implikuar në ngjarjet e dhimbshme e makabre të organizatës famëkeqe vorioepiriote “MAV”që njihet me termin “Masakra e Peshkëpisë” e që përfundoi me vrasjen e 4 ushtarëve tanë kufitarë, pra kjo nxjerr në pah faktin tejet të rëndësishëm se Qeveria e z. Miçotaqi është po aq reaksionare dhe shoviniste, sikurse dhe para ardhësit e tyre që mbas viteve 1940 ku ajo u sulmua nga fashistet italiane, nga territori ynë i pushtuar po prej këtyre fashisteve.

Ne nuk i harrojmë mizoritë e ushtarëve grekë në krahinat tona të Labërisë në Përmet e Korçë në vitet 1913-14 , apo dhe ato të Napolon Zervës 1944-45, vjedhjet, bastisjet, vrasjet, çnderimet të cilat e kalojnë shifrën e 50 mije viktimave, sikurse nuk kemi për ta harruar kurrë ne shekuj lotin e Çamërisë, lot ky i përzier me gjakun e tyre. Kurrë dhe për asnjë moment, nuk kemi për t’i harruar dhe jargët gjithë helm shoviniste të qarqeve reaksionare të Greqisë te vitit 1946, ku Kaldarisi kërkonte si dëmshpërblim jugun e Shqipërisë.

Nuk kemi për t’i harruar kurrë provokacionet e gushtit me 1949 ku monarko - fashistet tentuan një herë të mateshin me Shqipërinë e Enver Hoxhës, por që ikën me bisht në shalë. Si duket qirjes greku shovinist, dëshirën e shqiptarëve, për të jetuar në paqe dhe fqinjësi të mirë me komshinjtë nuk e mendon si një virtyt të madh të popullit tonë, por e merr si një dobësi dhe përulësi ndaj korofillaqisë greke. Jo Miçotaqi jo ! Kanë perënduar ato kohëra.

Qëllimet tuaja të mbrapshta janë tepër të lexueshme që prej kërkesës për të rindarë detin e për të qenë sa më afër Himarës shqiptare, që ti nëpërmjet agjentëve të tu patët ngritur flamurin e Greqisë në godinën e Bashkisë sikur të ishte tokë greke. Ne e respektojmë flamurin e Greqisë sepse është simbol i shpirtit të popullit grek, por ju nuk duhet të spekulloni në dëshirat dhe aspiratat vëllazërore te popujve.

Pa mendoje një herë qirjes Micotaqi sikur unë të ngrija flamurin shqiptar në Bashkinë e Selanikut ku gjysma janë shqiptare si do reagoje zotrote ?

Kërcënimi dhe marrëzitë tuaja jua u kanë errur aq shumë sytë sa që ju duket vetja sikur të jini dhe zot i Shqipërisë.

Ku e gjeni ju kurajën për të kërkuar lirimin e një shtetasi shqiptar i cili është i implikuar në veprimtari anti ligjore e anti kushtetuese? Do thoni se është qytetar grek ?!..

Nëse është i tillë, atëherë ai s’ka aspak te drejte të kandidojë në Shqipëri. Nëse juve ju duhen kriminele te tillë merreni dhe bëjeni kryetar Bashkie, psh ne Korfuz, apo Qefaloni, ashtu sikurse morët dhe mblodhët mbas lufte gjithë reaksionin shqiptar duke i stërvitur ata ne Follorinë për t’i hedhur si diversantë në Shqipëri për interesat tuaja.

E dimë mirë e ato kohë kanë perënduar sikurse e dimë po aq mirë se oreksi juaj dhe loja e fëlliqur me “Vorio-epirin” duke mbajtur në këmbë enkas dhe ligjin e luftës me Shqipërinë, na ka bërë e na bën që i madh dhe i vogël të kuptojmë se ëndrrat qe ju shikoni me sy hapur....... sigurisht që do të ngelen ëndrra edhe sikur tu luteni të gjithë perëndive greke në Olimp. Veçse rri i qetë or Miçotaq, sepse me këta palo burra që kemi ne në udhëheqje të shtetit do t’ua u lirojmë Beun... Dionis Fred Bejlerin (gjysmë gjel gjysmë kapua) agjent i mirëfilltë i ASFALI-sl greke militarist fanatik i organizatës famëkeqe MAV që ju e kini aq për zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat