Opozita të reformohet, të pranojë gabimet - Me pallavra nuk vihet në pushtet

Opinione

Opozita të reformohet, të pranojë gabimet - Me pallavra nuk vihet në pushtet

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 korrik 2023 Në ora: 20:31
Faton Mehmeti

Ka kohë që opozita ka nisur thirrjet për rrëzimin e qeverisë, pavarësisht nga mungesa e numrave. Gjithësesi është e drejtë dhe detyrë e saj për t'ia bërë sa më të shkurt jetën politike qeverisë, tek e fundit kjo edhe është detyra e saj.

Për të realizuar qëllimin e saj, opozita duhet të jetë e besuar dhe e vërtetë, fatkeqësisht asnjërën nga këto nuk i zotëron opozita.

Së pari, opozita duhet të reflektojë për gabimet e të shkuarës dhe arsyen pse qytetarët e mbështesin qeverinë.

Këto janë dy gjëra thelbesore, nga e cila burojnë të gjitha zhvillimet politike.

Derisa PDK kërkon me çdo kusht shkrujen në zgjedhje, AAK kërkon mocion pa gjetur mbështetje te dy partitë tjeta opozitare, LDK në anën tjetër nuk ndërmerr asnjë veprim, përveç propagandës se "qeveria po na prish me Amerikë".

Me qasjen aktuale, kjo opozitë e ka jetën të gjatë në opozitë, së pari nuk është e vërtetë dhe as relektuese. Asnjëri nga tre liderët opozitës asnjëherë të vetme nuk kanë pasur kurajon të kërkojnë ndjesë për gabimet e mëdha të tyre, me çka janë dëmtuar qytetarët.

Përkundrazi, vazhdojnë të mbrojnë me fanatizëm të shkuarën e tyre të zymtë, e si mund t'i votojë këta një qytetar i përgjegjshëm. Kur, opozita reflekton dhe përpiqet të jetë më reale, edhe qytetarët e vlerësojnë.

Kështu siç është aktualisht, fallso dhe e pa reformuar askush nuk e mbështet në synimet e saja për pushtet. Sa më parë opozita t'i kthehet vetvetes, aq më shpejt mund të vjen në pushtet, ndryshe të gjatë do e ketë jetën opozitare. Me figura me imazh të keq, të konceptuar nga qytetarët si "hajna", paradoks të mendohet se mund të vjen në pushtet.

Rrethanat kanë ndryshuar, qytetarët nuk votojnë me emicionet e pas luftës, koha ka ecur opozita ka ngelur në vend. Prnaimi i realitetit është parakusht për hapat tjerë të opozitës, sa të nevojshëm aq edhe esencial për të tashmën dhe të ardhmen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat