Me popullin (kombin) dhe shtetin, nuk ka lojë!

Opinione

Me popullin (kombin) dhe shtetin, nuk ka lojë!

Nga: Agron Shabani Më: 29 korrik 2023 Në ora: 14:10
Agron Shabani

Shteti dhe pushteti, nuk janë kotec pulash ose çerdhe kalamajsh të ndryshëm në delirë ose katarsisë.

Shteti është shtet.

Ndërsa, pushteti (qeveria) është aty për t'iu shërbyer popullit (kombit) dhe shtetit. 

Qeveritë shkojnë e vijnë...

Ndërkohë që populli (kombi), shteti dhe pushteti, nuk janë pronë private e askujt.

Dhe, aq me pak liria (çlirimi), pavarësia, sovranitetit, ekskluziviteti, autenticiteti, subjektiviteti dhe integriteti i përgjithshëm shtetror, nacional, politik, teritorial, gjeografik, administrativ, juridik etj.

Pavarësisht asaj se ç'thonë (ç'flasin), çfarë shkruajnë, ç' shpifin, ç'spekulojnë, ç' manipulojnë, çfarë (çka) imagjiojnë ose fantazojnë personat, grupet, klanët, klikat, strukturat, kastat, koniukturat ose nomenklaturat e ndryshme nga brenda dhe jashtë shtetit.

Se këndejmi, sipas pedagogut, filozofit ose mendimtari të shquar anglez (Bertrand Rasell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën, shëndetin, medicinën dhe religjionin...Mund të vdisni vet, si dhe t'i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni lexuar kuptuar ato sa duhet dhe si duhet.

Në të kundërten, shtetët dhe pushtetët e ndryshme sipas Hobsit dhe Volterit, gjithënjë kanë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.

Aristoteli thotë: "Së pari, duhet të kini (keni) një qëllim ose objektivë të qartë, së dyti, duhet t'i gjëni ose zbuloni mjetët për të arritur qëllimin që i justifikon mjetët, dhe së treti, duhet t'i përshtasni mjetët me qëllimet tuaja."( Aristoteli)

Ndaj, "nëse faktët dhe realitetët, nuk përputhën (përshtatën) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetët (instrumentët) dhe faktët." (Friedrich Nietzsche)

Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbi të gjithat, iu duhen shteti dhe pushtet ligjor, sovran, integral, institucional, funksional, konstitucional dhe demokratik, e jo liderët-shteti, shtetët-parti ose partitë-shtet. 

Realivizimi, partikularizimi, partitizimi, instrumentalizimi, privatizimi, lokalizimi, provincializimi, komercializimi ose monopolizimi i moralit, politikës, diplomacisë, ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe organëve ose mekanizmave tjera të shtetit dhe pushtetit me format ose metodat e njohura partiake, klanore, grupore, farefisnore, rajinale, krahinore, politike, parapolitike dhe të tjera, është makiavelizëm politik ose "moral makiavelistë".

Umor vesh se njerëzit, e sidomos politikanët e ndryshëm, mëse tepërmi e humbasin besimin, reputacionin, kredibilitetin, autoritetin dhe integritetin e tyre, atëherë kur i shihni, takoni, njihni dhe kuptoni nga afër.

Shqiptarët e Kosovës në kordinim (konsultim) dhe harmoni të plotë me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit: Me 17. O2. 2OO8, e shpallën pavarësinë shtetrore, nacionale dhe politike të Kosovës të cilën e njohu, fuqizoi dhe legjitimoi edhe Gjykata Ndërkombtare (GJND).  

Ky është lajmi kryesorë.

Kosova është shtet i lindur (krijuar) nga lufta dhe sakrificat e njohura biblike, heroike dhe titanike të djemve dhe vashave me të mira të kombit, nën emblemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri.

Pa i harruar kurrë levizjet ose përpjekjet e njohura liridashëse, shtetformuese dhe patriotike të Dr. Rugovës, Adem Demaçit dhe kolosëve të tjerë shqiptarë.

Në të kundërten, "ngrënja ose mohimi i  fjalëve dhe premtimëve të mia, nuk me ka shkaktuar kurrë mostretje ose probleme të ndryshme të ngërçit ose kapësllëkut në stomak, por vetëm skuqje ose një zjarmi të padurueshme në fytyrë."( Vinston Çurçill)

Se këndejmi, çelësi ose formula kryesore e artit të luftës, politikës së lartë ose diplomacisë, sipas politologjisë ose shkencave politike, qëndron në faktin se si t'i fshehim ose ruajmë sekretët e larta shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, strategjiike dhe të tjera.

Aty i kemi edhe gjeopolitikën ose interesat e ndryshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, politikën nacionaliste, populliste, politikë strategjike, globale, interaktive dhe kështu me radhë-përballë metapolitikës ose diskursit dhe narrativit të njohur perëndimorë, të bazuar ose mbështetur në "metafizikën e moralit", respektivisht në horizontin ose universin e njohur shkencor, humanist dhe metafizik,"etikën protstante" ose kristianiste etj.

Në të kundërten, nuk i nderojnë dhe lartësojnë titujt, reklamat, fama, popullariteti ose epitetët e ndryshme individin dhe kolektivitetin, por janë individi dhe kolektiviteti, ata ose ato që me shëmbujt ose veprimët e tyre konkrete, praktike dhe teorike, i ndërojnë, lartësojnë, konfirmojnë dhe justifikojnë besimin, kredibilitetin, titujt ose epitetët e ndryshme.

"Levizni vet, para se të levizni botën....Ndryshoni vet, para se t'i ndryshoni të tjerët.", do thoshte dikur Sokrati.

P.S. Për Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani:

Çurçilli tha dikur se: "në luftë mund të vritësh ose të vdisësh njëherë, ndërsa në politikë shumëherë."

Apo, "vendosëni dorën dhe këmbën tuaj mbi furrë, ose në zjarrin e luftës, vetëm një minutë, dhe do iu dukët minuta sa një shekull ose dekadë, ndërsa nëse ulëni dhe pushoni pranë një pishine, hoteli, foteleje ose fontane të bukur dikund në Londër, Romë, Vjenë, Zagreb, Berlin, Paris, Prishtinë ose Tiranë, vetëm një orë, do iu duket ora sa një minutë ose sekondë. 

Me mirë është të takohëmi, buzëqeshim, flasim ose bisedojmë me rivalët ose kundërshtarët (oponentët) tanë sot ose menjëherë, që të mos ankohëmi, qajmë ose vajtojmë të gjithë bashk nesër ose pasnesër. Apo....!?

Kosova është një shtet i ri në arenën botërore ose ndërkombtare....

Ndonëse, i rritur, mirërmbajtur, garantuar dhe afirmuar nga SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Kroacia, Austria, Japonia dhe vendët tjera mike dhe aleate, të cilat Kosovës dhe shqiptarëve, iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik. 

Shqiptarët e Kosovës në kordinim (konsultim) dhe harmoni të plotë me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit: Me 17. O2. 2OO8, e shpallën pavarësinë shtetrore, nacionale dhe politike të Kosovës të cilën e njohu, fuqizoi dhe legjitimoi edhe Gjykata Ndërkombtare (GJND).  

Kaq vlen për të lexuar, menduar, logjikuar, reflektuar, interferuar dhe kuptuar Kosova dhe shqiptarët. E sidomos lidershipi i tyre.

E kundërta e saj, pashmangshëm të çonë në hilozoizëm ose në "instanca të larta" abstrakte, imagjinare ose fiktive, ku liderët ose politikanët e ndryshëm (kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat