Albin Kurti kundër tërë botës!

Opinione

Albin Kurti kundër tërë botës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 29 korrik 2023 Në ora: 14:14
Sherif Ramabaja

Ka zëra që thonë se Rugova e paraqiste Thaçin si të rrezikshëm për Kosovën, kurse Thaçi e mbante larg Albin Kurtin dhe thoshte se ky është i rrezikshëm për vendin.

Megjithatë që të dy arritën ta merrnin pushtetin. Thaçi dihet se si përfundoi, kurse për Albin Kurtin, ka të tillë që thonë se nga inati që skishin kujt tia jepnin votën e votuan atë, meqë shumica e komandantëve ishin bërë milionerë.

Perëndimi ia njohu rezultatin e zgjedhjeve dhe si mbetej tjetër, përpos ta respektoi zgjedhjen e tij.

Me kalimin e kohës gjërat erdhën duke u kristalizuar. Albin Kurti ia tregoi dhe po ia tregon dhëmbët Vuçiqit, i cili ishte mësuar të lozte me Thaçin, Mustafën, Hotin etj.

Vuçiqi i trembur nga ai u mundua ta hedhtë në kurth Kurtin. Ne jemi për zgjidhje, kompromis dhe paqe, kurse Kurti e ka zgjedhur luftën thoshte.

Këto thënie të Vuçiqit filluan t´u pëlqenin edhe ndërmjetësuesve ndërkombëtar: Borrell, Lajcak e Eskobar.

Pra opozita e cila kërkonte rrëzimin e Kurtit e nuhati situatën dhe i intensifikoi sulmet kundër tij. U organizua turniri i boksit në parlament në mes opozitës dhe mazhorancës. Transmetimi ishte i drejtpërdrejtë dhe e tërë bota e përcolli turnirin. Aty parlamentarët e zgjedhur nga populli, i treguan shkathtësitë e tyre në ring.

U organizuan sanksionet kundër Kosovës, sepse Kurti ngulte këmbë në të drejtën e tij.  Vuçiqi me ndihmën e ndërmjetësuesve nga EU dhe SHBA, u shpall si personalitet konstruktiv.

Tash gjërat janë si janë: Albin Kurti kundër Vuçiqit dhe Serbisë. Albin Kurti kundër Ramës dhe Rilindjes së tij. Albin Kurti kundër ndërmjetësuesve ndërkombëtar, Borrell, Lajcak dhe Escobar. Albin Kurti kundër EU. Albin Kurti kundër SHBA. Albin Kurti kundër tërë botës.

Tash shtrohet pyetja e madhe, si tutje ?

Për t´i qetësuar gjakrat Albin Kurti do të duhej të dorëhiqej, kërkesë e opozitës. Për t´u qetësuar gjakrat Albin Kurti do të duhej t´i pranoi kërkesat e Serbisë dhe ndërmjetësuesve për themelimin e Asociacionit, me kompetenca apo pa kompetenca, s´loz rol, sepse Serbia i interpreton ashtu siç donë.

Për t´i qetësuar gjakrat Albin Kurti duhet ta de - eskaloi situatën: ta tërheq policinë nga veriu, t´i liroi të burgosurit serb nga veriu, qofshin ata edhe kriminel. T´i tërheq kryetarët nga objekti komunal. T´i shpall zgjedhjet e lira për Veriun. Mundësisht Veriun t´ia dorëzoi Listës Serbe dhe Vuçiqit etj.

Për t´i qetësuar Vuçiqin dhe opozitën Albin Kurti pushtetin pa kushte do të duhej t´ia dorëzonte opozitës, në mënyrë që ata tash e tutje t´i udhëheqin bisedimet.

Për t´i qetësuar gjakrat Albin Kurti do të duhej t´i pranonte propozimet e Serbisë, opozitës dhe ndërmjetësuesve: Kosova edhe nëse si Bosnja e pëson, t´i pranoi kushtet pa të drejtë kundërshtimi.

Për t´i qetësuar gjakrat Albin Kurti pasi ta pranoi planin e parashtruar pa kushte  me Serbinë, do të duhet ta paraqes kërkesën për lirimin e sanksioneve nga EU.

Ta paraqes kërkesën për vizat. Ta paraqes kërkesën për pranim në Këshillin e Evropës. Ta paraqes kërkesën për programin e Stabilizim Asociimit në EU. Ta paraqes kërkesën për Procesin e Berlinit. Ta paraqes kërkesën për tregti të lirë. Ta paraqes kërkesën në programin kundër korrupsionit. Ta paraqes kërkesën për të drejtat e njeriut. Ta paraqes kërkesën për Ballkanin e Hapur etj.

Kuptohet të gjitha këto kërkesa mund të parashtrohen, vetëm nëse merret edhe pëlqimi i Asocionit të Komunave Serbe.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat