Për mbylljen e mediumit “Klan Kosova-Serbe”, opozita oligarkët dhe hajnat po derdhin lot krokodili!

Opinione

Për mbylljen e mediumit “Klan Kosova-Serbe”, opozita oligarkët dhe hajnat po derdhin lot krokodili!

Nga: Asllan Dibrani Më: 30 korrik 2023 Në ora: 00:21
Asllan Dibrani

Opozita e Kosovës ne krye me Klan Kosovën-serbe akoma janë në të drejtën e “mos shkëputjes se Kosovës nga Serbia”...

Dita qe lamë pas në Kosove u qua shumë pluhur nga media të ndryshme , nga e tërë opozita , hajnat të korruptuarit , analist të ushqyer me nga një asht serbo-sllav etj. Lidhur me njoftimin se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit. Tym e flake lëshuan edhe mediumet më të mëdha në vend, si Klan Kosova, kanë reaguar organizatat dhe institucionet kryesore të medias dhe fjalës së lirë në vend ,duke e cilësuar këtë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në Kosovë nga e cila ata akoma janë në të drejtën e “mos shkëputjes se Kosovës nga Serbia”...

Me të drejt “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k e cila nuk përputhet as me Kushtetutën tonë qe një medium i regjistruar në Serbi si” Klan LKosova” të operoj në Kosovë si medium me analistët ma matrapaz të shitur tek Serbia të ndërmjetësuar nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala etj….

Klan Kosova-serbe ka manipuluar qe shumë vite duke i mashtruar organet e shtetit të Kosovës duke mos e dhënë edhe një cent tatim shtetit te Kosovës!

Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për ‘pronarët e vërtetë të subjektit’ KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si ‘Kosovo’, ndërsa shteti i vet ende si ‘Serbia’, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë. Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë? Me këtë rast, rikujtojmë se në bazë të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze, MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj. Me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit të Republikës së Kosovës”. Pra në bazë të këtyre verifikimeve dhe argumenteve shumë të fuqishme konstatojmë se ky medium duhet sa më parë të del para organeve gjegjëse dhe të përgjigjen para drejtësisë se Republikës se Kosovës . Klan Kosova-serbe ka manipuluar qe shumë vite duke i mashtruar organet e shtetit të Kosovës ose në bashkërendim të ish qeverive duke i ndërruar pronaret dhe duke i ikur edhe tatimeve obligative ndaj Kosovës, si arsyetim se ky medium është i regjistruar në Serbi dhe nuk “është i obliguar të paguaj”, as edhe një centë shtetit të Kosovës duke u justifikuar se jemi në rregull në aspektin juridik duke e harruar se Kosova është një shtet i shpallur ndëkombtarisht si i pavarur nga Serbia. Me një vend pash se ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar sërish pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës, veçse kësaj radhe jo për ta komentuar, por për të treguar një bisedë që e kishte zhvilluar vite më parë me kryeministrin e tanishëm, Albin Kurti, gjeja se ky e paska shpëtuar dhe mësuar si të bëhet politikan Albin Kurti!?. Shumë qesharake dhe abuzative ne një mediumi si ky qe përpiqen ta zbehin figurën e Albin Kurtit.

Opozita e Kosovës pse bien në aq pozitë të ulët tu nënshtrohet matrapazëve të Klan Kosovës dore e zgjatur e Serbisë në krye me Baton Haxhiun!

Unë nuk e kuptoj as Opozitën e Kosovës pse bien në aq pozitë të ulët tu nënshtrohet matrapazëve të Klan Kosovës dorë e zgjatur e Serbisë në krye me Baton Haxhiun, kur ata paraqiten si shtetas serb me vendbanim në qytetet e Kosovës si në Peje e Gjakovë. Heqja e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim i duhur me qellim që mos të ketë pasoja në pluralizmin mediatik në Kosovë. Klan Kosova po bën presion përmes Beogradit qe liria e shprehjes dhe informimit të jenë e ndiktuar nga Serbia. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës është i tronditur nga mënyra se si Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë është vonuar qe ti ndalet turri këtij mediumi të Klan Kosovo-Serbisë për tërheqje të licencës së biznesit shumë me herët. Ky është tregues i “qeverive te me përparshme qe kanë bashkëpunuar me kësi lloj mediumesh dhe është “qartësisht një paralajmërim për mediat e tjera të pavarura” qe tu mbyllet goja dhe të pajtohen me ndikimin e presionit edhe në media tjera të ndikuara nga Serbo-Rusia!. Klan Kosova-serbe është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë në Kosovë duke u financuar nga Serbia.

Janë duke derdhur lot krokodili të gjithë ata qe iu ka ngushtuar laku i shkëputjes së mëtutjeshme në hajni ,korrupsion ,kriminalitet dhe propagandë antikosovare!

Është sulm i paranojës propagandistike ndaj demokracisë në Kosovë qe po përpiqet ta frikësoj pushtetin aktual të qeverisë së Kosovës qe mos të reagoj dhe të pajtohet deri te qëllimi, qe qendra e mediave të Kosovës, selinë ta kenë në Serbi e jo në Kosovë. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë të shqetësuar me Klan Kosovën si medium serbo-rus qe te ndikoj aq brutalisht në “Fjalën e lirë në Kosovë”. Lidhur me këtë janë duke derdhur lot krokodili të gjithë ata qe iu ka ngushtuar laku i shkëputjes së mëtutjeshme në hajni ,korrupsion ,kriminalitet dhe propagandë antikosovare.

Liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike pa presione dhe shantazhe të industrisë së bashkuar të opozitës kosovare me Serbinë si analistë bashkëpunëtor të shitur ,abuzues ,injorant antikosovar etj.

-Shtetit i Kosovës dhe shoqëria kosovare duhet ta mbroj dhe të krijoj kushte për mediat e lira dhe fjalën e lirë dhe të drejtës për informim në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë. Opozita,analistët dhe përfaqësuesit e Klan Kosovës përpiqen të viktimizohen para ligjit ku harrojnë se duhet te jemi të gjithë të barabarte, nuk ka me te privilegjuar dhe të përkëdhelur, kush nuk respekton ligjin dhe rregullat e punës, duhet të ndëshkohet dhe sanksionohet, sundimi i ligjit është për te gjithë!

Media duhet të jetë e pavarur dhe ti shërben Shtetit ,e jo ti shërben individit klanit apo Partisë!

Opozita dhe disa njerëz gazetar të korruptuar i apllauzojne këtij mediumi të Beogradit , pa dije kur krejt komentet janë pro vendimit, kush mendoni se është ma i fort populli ynë qe derdhi gjak për pavarësinë e Kosovës, apo një grusht gazetaresh dhe një opozitë e ngordhur qe bien pre e këtij mediumi të Beogradit. Ky medium i Klan Kosovës ka një plan program, sikur RTS-së të Serbisë .

-Po shihet se iu tha kaçepi Baton Haxhiut edhe do tjerëve nga Qeveria e Kosovës, prandaj po klithin e klithin . Media duhet të jetë e pavarur dhe ti shërben Shtetit ,e jo ti shërben individit klanit apo Partisë! Ky hap i qeverise së Kosovës nuk po mbyll mediat në Kosovë, por ky ka mbylle argat të serbëve dhe të oligarkeve të tyre. Kosova ka nevojë për gazetarë të rinj qe e kryen punën me etike dhe profesionalizëm. Koha e klaneve mafioze qe fshihen nën petkun e gazetareve, analisteve të shitur dhe mashe e zgjatur e Beogradit ka kaluar..!

Opozita, për befasinë e botës, po e kritikon qeverinë pse po e mbylle një TV,i cili për shtet te vetin e konsideron Serbinë shumë skandaloze!

Televizionet me vizion serb nuk na duhen në Kosove shumica e mediumeve as qe dallohen prej atyre serbe ,prandaj tu bëjmë bllok . Ligji duhet zbatohet në të gjitha fushat juridike .Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Të regjistrohesh në Serbi dhe të veprosh në Kosovë kjo nuk duhet të ndodh, dhe nuk do të ndodhë sepse po biem ndesh me luftën qe bëmë , me gjakun qe derdhem , me shpalljen e pavarësisë Kosovës qe e bëmë... Gjithsesi te mbyllet ky televizion qe është i korruptuar, i regjistruar në Serbi, mjafton te shikoni se çfarë moderatori kanë për politik një Adriatik Kelmendi një bashkëpunëtor i Baton Stanishiqit!!! Ky televizion duhet te mbyllet si shembull i keq për televizionet tjera.Përfaqësuesit e Klan Kosovës duhet te arrestohen nga prokurorët si tradhtarë të interesave të shtetit të Kosovës! Opozita, për befasinë e botës, po e kritikon qeverinë pse po e mbylle një TV,i cili për shtet te vetin e konsideron Serbinë shume skandaloze për politiken aktuale te Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat