Bemadette Foley-avokatja amerikane që e mbron tv Klan Kosova

Opinione

Bemadette Foley-avokatja amerikane që e mbron tv Klan Kosova

Nga: Rexhep Torte Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:21
Autori Rexhep Torte

Zonja Bemadette Foley, a do të lejonin SHBA-të, dhe BE-ja, që në një certifikatë biznesi të Rusisë apo Kinës të ngjashme me TV Klan Kosova, që Nju Jorku, Çikago, apo Brukseli e Berlini të figuronin si qytete të Rusisë, apo të Kinës?

Zonja Bemadette Foley, me këtë deklaratë lidhur me TV Klan Kosova, po dëshmohesh tejet e gabuar si ish Zyrtare Ligjore, si ish Inspektore Gjyqësore dhe si ish Eksperte Trajnuese, që ke punuar në Kosovë 5 vite në misionin e UNMIK-ut.

Regjistrimi i TV Klan Kosova, për të marrë certifikatën e biznesit të pronarit të saj duke i cilësuar Pejën dhe Gjakovën si qytete të Serbisë gjenocidale, tregon se ti si Zyrtare Ligjore, si Inspektore Gjyqësore dhe si Eksperte Trajnuese gjatë punës 5 vjeçare në kuadër të UNMIK-ut në Kosovë, paske punuar në shërbim të Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Kjo tregon se ti zonja Bemadette Foley, nuk paske punuar fare që në Kosovë të sundojë ligji, që në Gjyqësi të sundojë ligji dhe që t’i trajnoje gjykatësit në Kosovë që ta zbatojnë me korrektësi ligjin.

Dhe tani po merrni guximin të bëheni avokate dhe mbrojtëse e TV Klan Kosova, e këtij mediumi të financuar nga Serbia gjenocidale.

E tërë kjo zonja Bemadette Foley, tregon se pina jote 5 vjeçare në Kosovë paska qenë tërësisht fiasko dhe në dëm të Kosovës dhe të shtetit të ri të Kosovës, ku në vend që të kontribuosh pozitivisht , ti paske punuar në dëm të Kosovës.

Zonja Bemadette Foley, po ta rikujtoj ti dhe të gjithë atyre që mendojnë si ti, qoftë në SHBA, në BE, apo në Asociacionin e Mediave të Kosovës se, Liria dhe pavarësia e Kosovës erdhi pasi Serbia gjenocidale vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Dhunoi shtazërisht 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare. Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 djem e vajza autoktonë shqiptare , fati i të cilëve ende nuk është zbardhur dhe e bëri shkrumb e hi Kosovën, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë që të marrin rrugën e eksodit.

Ky është çmimi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, ndërsa ti zonja Bemedette Foley, po mundohesh, si avokate e Serbisë gjenocidale, në emër të lirisë së shprehjes ta mbrosh një medium pro serb siç është TV Klan Kosova.

Themelues i TV Klan Kosova fillimisht ishte Baton Haxhiu, gazetari të cilit si dëshmitar në procesin gjyqësor kundër kriminelit Sllobodan Millosheviq në Hagë, krimineli Sllobodan Millosheviq, iu drejtua me fjalët, “Po ti Baton Haxhiu ishe spiuni ynë, spiuni i Serbisë”.

Bemadette Foley -avokate amerikane nga Nju Jorku, e cila ka punuar në Kosovë në kuadër të misionit të UNMIK-ut gjatë viteve 2004-2009, si Zyrtare Ligjore, Inspektore Gjyqësor dhe Eksperte Trajnuese, më 29 korrik 2023, lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të TV KLAN Kosova, deklaroi se, “Hej Kosovë, çfarë dreqin po ndodh? Duke thënë se, “Liria e shtypit është thelbësore, Asociacioni i Mediave të Kosovës, BE-ja e SHBA-të, të gjithë e kritikojnë këtë vendim për të mbyllur një stacion të njohur televiziv të Kosovës”, transmetoi “Bota Sot”.

Zonja Bemadette Foley, kjo është e vërteta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kjo është e vërteta për TV Klan Kosova, e jo avokatllëku tejet i padrejtë që ti po ia bëni këtij medium pro serb, ti personalisht, SHBA-të, BE-ja, Unioni i Mediave të Kosovës dhe opozita e sotme tradhtare në Kosovës, e cila duke e kritikuar padrejtësisht Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, përpiqet t’i mbulojë vëllavrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve e për fjalën e vërtetë dhe hajninë e korrupsionin multi milionësh, që kjo opozitë i i kreu në 20 vitet e kaluara kur ishte në pushtet.

Turpi ju ka mbuluar të gjithëve që po i bëni mëkate Kosovës së njomur e të larë me gjakun e shqiptarëve autoktonë, tani gjoja në emër të lirisë së shtypit apo të lirisë së shprehjes.

Zoti ju mallkoftë dhe Zoti ju dënoftë të gjithëve pa përjashtim brenda dhe jashtë Kosovës, që veproni kundër Kosovës, shtet që është pro SHBA-ve, pro BE-së, pro NATO-s dhe pro demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat