Ngritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe Ballkan, sfidë historike për kohën!

Opinione

Ngritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe Ballkan, sfidë historike për kohën!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:29
Ismail Muqiqi

Lufta hibride dhe implikimet e rrymave ideologjike të djathtës në Evropë po e sfidojnë garantimin e sigurisë ndaj rreziqeve dhe konflikteve të ndryshme. Propaganda e ekstremit të së djathtës ka qenë më shumë efektive në kohën e krizave dhe pasigurive ekonomike. Pandemia e fundit me Covid-19 problemet në linjat e furnizimit, ngritja e inflacionit i kanë goditur dhe vështirësuar jetën ekonomike miliona njerëz në Evropë. Rënia ekonomike ka bërë natyrshëm qytetarët e Evropës më të prirur ndaj propagandave nacionaliste. Grupet e ekstremit të djathtë kanë përfituar nga kjo situatë duke përdorur narrativa të rreme që fajësojnë luksin e emigrantëve dhe refugjatëve si arsye ekonomike është edhe recesioni.

Viteve të fundit një hulumtim i institutit për studime të luftës hibride ka konstatuar se ultra nacionalizmi është faktori kryesorë pas rritjes të së djathtës ekstreme në serbi. Në përputhje me tendencat globale radikalizmi në serbi është i ekspozuar më shumë se asnjëherë më parë përmes platformave të mediave sociale të cilat nuk janë të kënaqura me pozitën e tyre në serbi. Është interesant të theksohet se aktorët dhe ideologët e ekstremit të djathtë kanë gjetur hapësirë të veprojnë në kuadër të serbisë dhe të institucioneve të saja të përkrahura nga qeveria dhe nga politika globale serbe.

Një nga personazhet të akredituara është edhe Arnaud Gouillon një figurë politike në lidhje me autoritet serbe, i cili ka luajtur rol në destabilizimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Ky njeri duke vepruar përmes kanaleve të ndryshme duke përfshirë mediat dhe platformat sociale ka shpërndarë në mënyrë aktive dezinformata që synojnë diskreditimin e aspiratave legjitime të Kosovës. Arnaud Gouillon shtetas Francezë i lindur në vitin (1985) i natyralizuar si qytetarë serbë dhe i konvertuar në Ortodoks në Kishën Ortodokse serbe në Manastirin e Deçanit është përfaqësues tipik i ekstremit të djathtë dhe i ndikuar nga Rusia. Ky ekstremist bëhet faktorë propagande i destabilitetit të Ballkanit perëndimor, sot është drejtor i drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në regjionin e ministrisë të punëve të jashtme të serbisë.

Politika serbe si gjithmonë gjatë historisë ka bashkëpunuar me rrymat më të ndryshme ekstreme duke shpenzuar para dhe fonde për ti joshur duke i akredituar në mënyra të fshehta dhe konspirative individ të caktuar për të lëbuar kundër Shtetit të Kosovës dhe kundër Shqiptarëve. Kështu kishte vepruar Arnaud Gouillon i cili në vitin 2008 kishte vizituar Parlamentin Evropian ku kishte lëbuar për interesat serbe karshi Kosovës, kundër fillimit të misionit të EULEX-it dhe Pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2009 Arnaud Gouillon në cilësinë e pjesëtarit të ekstremit merrë pjesë në organizimin nacionalist sot të ashtuquajturin “Marshin e Vidovdanit” i cili u organizua nga ekstremistët e djathtë “Narod Nipokret 1389”.

Të dhënat e besueshme tregojnë se organizatës ekstreme solidaritet “Kosovën” në vitin 2017 ju kishin nda 1 milionë euro  të cilat mjete i kishte në dispozicion Arnaud Gouillon për të krijuar krizë dhe eksese në Gazimestan. Serbia përmes kanaleve diplomatike të inteligjencës për interesat e saja në bashkëpunim me rrymat ekstreme të djathtës në vitin 2019 me rastin e vizitës së Putin në Beograd këto rryma në gjuhën Angleze dhe serbe i bënë lutje dhe thirrje Vladimir Putinit t'ia dhuronte sistemin raketore rusë S-400 serbisë që të mbrohet nga agresioni Shqiptarë, dhe nga agresioni i NATO-së. Duhet theksuar se veprimtaria e eksponentëve të së djathtës ekstreme Evropiane që vepron në bashkëpunim të sigurtë me serbinë shpeshherë maskohet nën petkun e aktivistëve të Shoqatave Humanitare por që kanë mision krejt tjetër.

Maskimi i veprimtarisë u mundëson këtyre eksponentëve të punojnë larg syrit të mediave, ata mund të jenë shumë të dëmshëm për interesat nacionale të Kosovës. Për tu zvogëluar këto rreziqe Shtetet e Ballkanit perëndimorë duhet ti përforcojnë institucionet demokratike, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e mediave. Për më tepër duhet të promovohet kredibiliteti i mediave dhe të rriten përpjekjet edukative në mënyrë që brezat e rinjë të zhvillojnë aftësi më të thellë të mendimit kritik duke u përgatitur dhe aftësuar në mënyrë të pavarur, pavarësisht nga narrativat e rreme që mund të atakohen nga rrymat e ndryshme të ideologjive dhe ekstremit të djathtë që po manifestohet kohë pas kohe në shtetet e unionit Evropian dhe më gjerë. Pasqyra më konkretese dhe bindëse ishin ngjarjet në pjesën veriore të komunave me shumicë serbe ku u bashkuan interesat e rrymave më ekstreme të serbisë, Rusisë dhe rrymat e ekstremit të djathtë të cilat po punojnë kundër Evropës së bashkuar, kundër NATO-së dhe SHBA-së dhe kundër Pavarësisë të Shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat