Zgjedhja e Bashës kryetar i PD-së, triumf kundër sistemit të korrupsionit dhe deputetokraturës

Opinione

Zgjedhja e Bashës kryetar i PD-së, triumf kundër sistemit të korrupsionit dhe deputetokraturës

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:03
Skënder Sadri Kapiti

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, e z. Lulzim Basha shënon nje Epokë të Re për Partinë Demokratike,Epoka e ringritjes së saj , e ndarjes nga korrupsioni, nga e shkuara dhe nga Tranzicioni, e ndarjes nga autokracia dhe nga diktatura e deputetëve , nga deputetokratura.

Ndarjen e PD-së nga korrupsioni Basha e fillon që kur SHBA shpallën non grata ishkryetarine PD-së, ishkryeministrin dhe deputetin Berisha për korrupsion madhor dhe për pengim të demokracisë. Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar pikërisht për ta cliruar PD-në nga korrupsioni dhe për ta cliruar demokracibnë e brëndshme të PD-së.Dhe menjëherë pas kësaj i shpalluri non grata dhe korrupsioni politik i PD-së filloi organizimin kundër PD-së, Bashës dhe Partisë Demokratike. Pasi dështoi foltorja në këtë ndërmarrje regresive, kundër Bashës u organizua një tjetër foltore e asaj që unë e quaj si reaksioni i deputetokraturës.

Me deputetokraturë unë them dhe shpjegoj atë fenomen negativ që u vu re në Partinë Demokratike sidomos që kur Basha dhe dorëheqjen para një viti e gjysmë.Dorëheqja e Bashës u ndërmor nga ai duke menduar se PD do të reflektojë lirshëm , do demokratizohet dhe do të bashkohet.

Mirëpo cfarë ndodhi?

Nga njëra anë kundër Bashës nuk pushoi agresiviteti i foltores për largimin e Bashës , për asgjësimin e tij politikisht,sepse kryefoltoristi dhe shpura rreth tij e njihnin mirë se Basha për ta përbënte kërcënim , dhe se vetëm Basha nuk do ta lejonte asgjësimin dhe as gllabërimin e Partisë Demokratike nga Foltorja, si dhe PD-në e mbrojnë edhe SHBA sepse PD është investim amerikan dhe partner i SHBA.

Nga ana tjetër si reaksion antiBasha shpërtheu edhe deputetokratura, pasi shumicën e tyre non grata i njihte mirë se cfarë kalibri , dhe cfarë dinjiteti e personaliteti servil e të paaftë kishin shumica e deputetëve të PD-së,të atyre të cilët nuk donin zgjedhjen e kryetarit të PD-së por donin dorëzimin e saj te kryefoltoristi.

Ata bënë gjithcka munden për të penguar kandidimin e Bashës dhe mos zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të PD-së. Ata nuk morën pjesë në zgjedhjet për kryetar të PD-së me 29 Korrik 2023.

Kjo kategori deputetësh , koha zbuloi se ata nuk ishin përfaqësues të antarësisë së Partisë Demokratike, ata nuk respektonin PD-në , ata ishin tërësisht larg dhe të shkëputur nga Partia Demokratike; ata ishin deputetë mandati të fituar apriori dhe pa meritë e pa kontribute por të zgjedhur sipas ligjit Berisha-Rama. Dhe ketë ligj të Berisha-Ramës kërkon që ta shfuqizojë reformatori Basha, në mënyrë që autokrati i partisë të mos ketë monopolin e zgjedhjes dhe të paracaktimit të deputetëve, të cilët pastaj i detyrohen autokratit të partisë që t’i binden verbërisht sepse në dorën e tij është edhe e drejta për t’ia sjellë përsëri rikandidimin për deputet. Këta deputetë për besnikërinë e tyre ndaj kryetarit bëjnë punën e servilit e sejmernit pasi duke marrë garancinë e sigurinë e autokratit, ata vetë formojnë deputetokraturën, atë të asaj se ata nuk pyesin për partinë, as për interesin e saj, as për interesin e antarësisë dhe as për interesin publik, por janë të intertesuar vetëm për interesin dhe përfitimin personal . Këtë e verteton rrjeshtimi dhe besnikëria e deputetëve demokrat te foltorja dhe bashkepunimi e tyre në komplotin antiBasha për ndryshimin.

Mandatin ata e shikonin si pronë dhe si të drejtë të tyre për ta pëdorur Partinë DemokratIke vetëm per vota dhe për interesa personale. Pra, koha vertetoi se deputetët e Partisë Demokratike që nuk donin zhvillimin per zgjedhjen e kryetarit ishin grup interesi që kishte të drejtë pronësore mbi PD dhe e trajtonin antarësinë e PD-së si masë njerëzore për interesa të veta personale.

Shumica e këtyre deputetëve i bëjnë yzmet vetëm mandatit ,rrogës dhe interesave per matrapazllëqe e perfitime personale e familjare. Këta nuk njihnin, nuk komunikonin e as nuk i përfillnin strukturat e Partisë Demokratike, pra ishin bërë një deputetokraci, që mashtronin veten se ata sundonin Partinë Demokratike. Pra, këta deputetë ishin një deputetokraturë që kishin pronësuar demokracinë e PD-së.

Mirëpo antarësia e PD-së ,elita e re politike e saj ,kolegji i kryetarëve dhe antarësia inteligjente dhe vitale e PD-së iu kundërvunë edhe foltores së non gratave ,por edhe kësaj deputetokracie. Elita e Re Demokrtastike dhe patriotike në PD së bashku me rininë e ftuan Bashën që ai të rikthehej në krye të PD-së pasi pikasën dhe vlerësuan të drejtën dhe të vërtetën e asaj se përse korrupsioni dhe elita e vjetër politike në PD dhe e gjithë politika e “Trekëndëshit të Bermudës” kërkonin përjashtimin politik të Lulzim Bashës.

Duke analizuar rrethanat, ngjarjet, manipulimet, presionet , provokimet, intrigat dhe kurthet që iu bënë Bashës dhe PD-së rezulton se PD e tanishme ka qenë në gjëndje shumë më të vështirë se sa cfarë ishte Partia Demokratike në vitet ‘90 kur ajo lindi në prag të agonisë dhe të rënies së komunizmit, sepse në atë kohë regjimi komunist kishte kapitullur dhe ishte tërësisht i konsumuar dhe i falimentuar, regjim i cili nuk kishte asnjë pikë takati për të rezistuar, dhe prandaj më shumë ai sistem vetë ra nga kalbëzimi.

Partia Demokratike erdhi atëhere në pushtet brënda një kohe të shkurtër sepse kishte mbështetje gjithë popullore, gjithkombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërsa PD e tanishme, ajo e cila sot identifikohet si Elita e Re Politike e PD-së kishte dhe ka përballë tërë korrupsionin, tërë elitën e vjetër politike të tranzicionit; kishte dhe ka përballë tërë oligarko-mafinë ekonomike, politike, juridike dhe sidomos ate mediatike.

Prandaj zgjedhja e kryetarit të PD-së në këto kushte e rrethana ku gjithcka ka precipituar keq e me keq, tani me zgjedhjen e Bashës kryetar i opozitës i cili ka mbështetje edhe nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE, te kjo PD dhe me Bashën për kandidat për kryeministër të cilit iu vodh,manipulua dhe iu grabit fitorja në vitin 2021, te kjo PD është shpresa e besimi se gjërat do ndryshojnë shpejt për nga më e mira.

Tanimë që të vjetrës së PD-së i janë konsumuar dhe harxhuar energjitë dhe të gjitha alibitë e sajesat intriguese kundër Bashës, ashtu sikurse që edhe regjimin e Edi Ramës e ka gërryer dhe cuar pranë greminës korrupsioni dhe hajdutëria, ardhja në pushtet e PD-së dhe Bashës është nevojë urgjente, domosdoshmëri e pashmangshme. Me Bashën, me Vetting-un politik dhe me mbështetjen e SHBA dhe BE vjen ndryshimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat