A duhet të mbyllet Klan Kosova?!

Opinione

A duhet të mbyllet Klan Kosova?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:16
Autori Faton Mehmeti

Mes pushtetit, qeverisë dhe mediave, në parim gjithnjë kam qenë në anën e mediave. Me gjithë besimin e korrektësisë së mediave. Në rastin e Klan Kosovës situata është komplekse dhe si e tillë e bën të vështirë të qenurit pro saj, me sforcimin e madh të vullnetit të mirë karshi fakteve kokëforta. E vërteta është se Klan Kosova ka bërë gabim shumë të madh, e vështirë të besohet se një medium kaq i madh të ketë bërë lapsus, të jetë pa dijeninë e tyre.

Prandaj, qeveria kishte pezulluar certifikata e biznesit të televizionit Klan Kosova, me pretendimin se është shënuar adresa gabim, që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit. Në dokumentin e lëshuar theksohet se në certifikatën e biznesit është regjistruar Pejë-Serbia dhe Gjakovë-Serbia, duke shkelur në këtë mënyrë Kushtetutën e vendit. Pra, Klan Kosova ka punuar kështu sipas ligjeve të Serbisë dhe jo të Kosovës, çka në vetvete është skandal i tmerrshëm.

Pas ankesës së Klan Kosovës së fundi nga ana e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të refuzuar ankesën e Klan Kosova Sh.P.K. për pezullimin e certifikatës së biznesit, Klani e ka cilësuar "luftë të hapur frontale të Qeverisë ndaj medias së lirë". Fshirja pas lirisë së shprehjes dhe mediave nuk i jep të drejtë asnjë medie të bëj veprime kundër shtetit, kushtetutës.

Pavarësisht se dihet botërisht qëndrimi i Klanit anti qeveri, nuk mundet asnjë qeveri me mbyll një media për qëndrimet e saja redaktuese, Klani ka bërë gabime të mëdha e të cilat i kanë sjell leverdi. Kudo në botë ligji peshon më shumë se kushdo qoftë përballë tij, të gjithë ata që sot vihen në krah të Klanit janë po ata që kanë abuzuar me fjalën e lirë, e kanë cenuar në shumë raste dhe mbi të gjitha edhe kanë linçuar gazetarët kritikë ndaj tyre. Kushdo që shkel ligjin të përgjigjet para tij, ndryshe shtet veç në letër do ngelemi. Pasi Klani ka njoftuar se do të ankohet në Gjykatë, i mbetet kësaj të fundit të vendos për fatin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat