Nacionalja e Ali Ahmetit është kthyer në dashuri ndaj BE-së

Opinione

Nacionalja e Ali Ahmetit është kthyer në dashuri ndaj BE-së

Nga: Sulejman Mehazi Më: 31 korrik 2023 Në ora: 19:06
Sulejman Mehazi

Tani më nacionalja e Ali Ahmetit është kthyer në dashuri evropiane. Tani me toka jona, atdheu ynë, vendlindja na duket e huaj, e pa dobishme, e neveritshme, armiqësore përballë BE-së.

Duke menduar për BE, u shkrimë fare shpirtrisht e fizikisht, kurrgjë s'na ka mbetuar nga kombëtarja. Sot genjeshtarë më të mëdhenj e armiqë më të këqinj ndaj shqiptarëve janë patriotët e evropianizuar të cilët janë duke e zhveshur shqiptarinê gjenetikisht, trupërisht, gjakërisht e shpirtrisht.

Për shkak globalizmit të egërsuar botëror jemi duke e hëngër njëri tjetrin, vëni re sa të neveritshëm jemi bërë!? Tamam, globalizmi I BE-së e lufton nacionalen e kombëtaren.

BE-ja e globalizmit material, industrial e teknologjik na ka bërë të ftohtë e të pikëlluar shpirtrisht, nga ky pikëllim global, shqiptarët, për të shpëtuar veten nga ankthet sociale, streset ekonomike e sëmundjet psikologjike e shpirtërore do lënë mënjanë nacionalen e do ju kthehen besimeve të ndryshme fetare.

Qëllimi i politikës së BE-së i nderuar Ali Ahmeti është që për hirë të materiales të zhduket nacionalja. Të gjithë ata udhëheqës shtetëror që shprehin nacionalen të kompromitohen para popullatës së tyre, e më vonë të eliminohen nga s'kena politike.

S'është e rastësishme kjo që ndodh me udhëheqësit tanë, të cilët gjatë luftrave në Kosovë e Maqedoni ishin patriotë e kombëtarë, tani për shkak globalizimit botëror, BE-së e SHBA-së janë z'bythur si tradhtarë.

BE-ja e Ali Ahmetit do të detyrojë që popullata shqiptare ta le nacional- kombëtaren për të marrë njëmendësinë globale të BE-së.

Jasha Ali jasha se s'ka tjetër çare përveç BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat