11 vjet drejtor i Klan Kosova, ku është fshehur Baton Haxhiu për skandalin e Klanit?

Opinione

11 vjet drejtor i Klan Kosova, ku është fshehur Baton Haxhiu për skandalin e Klanit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 korrik 2023 Në ora: 21:46
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, si njëri ndër themeluesit e Klan Kosova dhe për 11 vjet drejtor, në vitin 2020 kishte vendosur që Klani duhet ta vazhdojë rrugëtimin pa të. Ka kohë që Klan Kosova është temë aktuale për shkak se biznesi kishte shkelur Kushtetutën e vendit. E pabesueshme që Batoni mos të ketë ditur se në dokumentin e regjistrimit është bërë skandal pasi është regjistruar Pejë-Serbia dhe Gjakovë-Serbia, duke shkelur në këtë mënyrë Kushtetutën e vendit.

Me këtë rast, biznesit të Klanit( nëse gjykata nuk vendos ndryshe) pasi i është pezulluar leja e punës, pritet të mbyllet. Batoni nuk flet, ndonëse e ka detyrim për hir të kohës që ka kaluar aty, Batoni ishte drejtor derisa pronarët e televizionit Klan Kosova janë vëllezërit Devolli, miqtë e ngushtë të kryeministrit Rama.

Ata kanë hyrë masivisht në tregun mediatik të Shqipërisë, përveçse të Kosovës. Për të hyrë në tregun e Shqipërisë u duhej një ndërmjetës që t’i i lidhte me njeriun më të pushtetshëm të vendit, Ramën. Vëllezërit Devolli ia blenë Aleksandër Frangajt televizionin Klan Kosova, por duke ruajtur të njëjtin drejtues, Baton Haxhiun. Kudo del emri i tij, njeriu që fliste për sistem drejtësisë hesht kur drejtësia vepron.

Në vazhdimësi si vëllezërit Devolli edhe Baton Haxhiu kanë ndjekur një linjë të fortë pro-serbe dhe kundër Albin Kurtit në situatën në Veri të Kosovës. Ska dyshim se Klani është strehë ku janë bërë dallalvere të mëdha, do të ishte e habitshme se sj drejtori i saj për 11 vjet mos të ketë ditur për regjistrimin e saj me Kosovën të paraqitur si pjesë të Serbisë. Heshtja e Batonit përkthehet si fshehje nga e vërteta, nga ligji që më më fund po vendoset në vendin tonë, i mësuar pa drejtësi,me anarki dhe manipulime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat