Shqiptarë a i këmbejmë elitat politike shqiptare të RMV-së me elitat politike të Bullgarisë

Opinione

Shqiptarë a i këmbejmë elitat politike shqiptare të RMV-së me elitat politike të Bullgarisë

Nga: Ejup Berisha Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:21
Ejup Berisha

Shqiptarët e RMV-sëduhet tu drejtohen zyrave të partive politike në Bullgari që të kërkojnë nga elitat politike të këtij vendi fqij përkrhaje për heqjen e 20 përqindëshit dhe për futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e RMV-së.

Kjo për faktin se politikanët shqiptare këtu në RMV janë të angazhuara për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit tonë me qëllim që ne si shtet të mund ti fillojmë bisedimet për antarsimin e RMV-së në BE. Dhe të njëjtat nuk kanë kohë të merren as me ne e as me 20 përqindshin e as për gjuhën tonë amtare.

Kjo kërkesë e shqiptarëve të RMV-së dreejtuar elitave politike bullgare mund të duket shumë qesharake apo dhe tepër e çmendur por nuk është krejtësishtë e pabazë. Atë kontribut që po e japin elitat politike shqiptare këtu në institucionet e vendit për bullgarët në Kushtetutën e RMV-së duhet të kompenzohet me angazhimin e elitave politike bullgare për heqjen e 20 përqindëshit dhe shkruarjes në Kushtetutën e RMV-së të gjuhës shqipe. Kjo për faktin se elitat politike shqiptare janë të zëna me aktivitetet bërjes së ndryshimeve kushtetuese këtu në RMV dhe harrojnë se kanë akoma punë të pakryera me qështjen shqiptare këtu në vendin tonë.

Dhe kur elitat politike shqiptare nuk kanë kohë të angazhohen për kërkesat, nevojat dhe për interesat e shqiptarëve këtë gjë le ta bëjnë elitat politike bullgare. Dhe nëse hipotetikisht ndodh kjo atëher populli shqiptar i RMV-së duhet të insistojë që elitat politike bullgare ti këmbej me elitat politike shqiptare. Apo më konkretishtë shqiptarët le të kërkojnë që elitat e veta politike ti shpërngulë në Bullgari dhe elitat politike bullgare të kërkon që të vijnë këtu në RMV.

Thonë mos u bëfsh që hallet të ti qanë stambolli por ne si shqiptarë ka kohë që kemi ngelur në mëshirën e Stambollit, Sofjes,Washingtonit dhe Brukselit meqë politikanët tanë janë të zënë me bërjen e kauzave të kombeve të tjera. Kur hapet kushtuta ajo nuk ka vend vetëm për bullgarët dhe pesë bashkësitë e tjera etnike që dëshirohet që të futen në të por duhet të ketë vend edhe për regjistrimin e gjuhës shqipe në aktin më të lartë politiko-juridik. Se kuptoj logjikën e palogjikshme dhe të pa-arsyeshme të elitave politike shqiptare të RMV-së se tani nuk na qenka koha për ndryshimin e 20 përqindëshit dhe zëvendësimin e saj me fjalën shumë të embël dhe të domosdoshme në Kushtetutë si Gjuha shqipe.

Koha për ndryshime pozitive, të domosdoshme dhe të pranueshme është përher e përshtatshme vetëmse duhet vullnet politik dhe gatishmëri për akcion nga ana e elitave politike shqiptare. Dhe meqë këto nuk e kanë një vullnet dhe një gatishmëri të tillë që të punojnë për kërkesat nevojat dhe interesat e popullit shqiptarë këtu atëher duhet të mendohet për alternativa të tjera. Një prej tyre është siç shkrova më lartë është që nga elitat politike bullgare të kërkohet angazhim për realizimin e një kërkese kushtetuese dhe të ligjshme për ne shqiptarët e RMV-së.

Pra këto le ta heqin 20 përqindëshin dhe le ta regjistrojnë termin Gjuha Shqipe në Kushtetutën e RMV-së. Për këtë angazhim të tyre ne si popullatë e këtushme shqiptare duhet të mendojmë që elitat politike bullgare ti shpërblejmë materialisht pra tu japim kompenzim edhe vota pse jo. Në fund të fundit më mirë është të shpërblehen elitat e huaja politike që angazhohen dhe punojnë për kakuzën shqiptare sesa të shpërblehen kot së koti elitat e tanishme politike shqiptare të cilat nuk po bëjnë asgjë për kauzën dhe interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat