Rama e Albini jetojnë nëpër botë të ndryshme!

Opinione

Rama e Albini jetojnë nëpër botë të ndryshme!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:11
Autori Sherif Ramabaja

Kryeministri Rama pasi e kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive, fuqishëm ishte kritikuar nga opozita në Shqipëri, por edhe më fuqishëm nga e tërë Kosova. Ai me një anulim të tillë, kishte menduar ta lartësonte veten dhe ta poshtëronte Kurtin, por nuk shkuan punët tërësisht ashtu.

 Për tu arsyetuar për skandalin e paprecedent organizoi edhe një tur në vendet e Ballkanit, sepse Vuçiqi kërcente në shtat qiej për ta takuar Ramën.

 Pasi plasi skandali, Kurti ia kishte kthyer shpinën vëllait të tij. Rama pas takimit me  Abaz (0) viç -in, i përgjigjej Kurtit nga largësia.

 Në konferencën e shtypit Rama i mbushur mllef kishte pohuar se unë jetoi në botën time reale, kurse Albini jeton në botën e tij, e cila është e kaluar, imagjinare dhe s´ka të bëj me realitetin, por unë e respektoi botën e tij, deklaronte Rama.

Bota ime është tjetër, e sotme, me njerëz, me botën e cila na rrethon, me miq vendas e ndërkombëtar. Me miqtë vendas (sipas mediave) mendonte në Rilindjen e tij, me kultivuesit e bimëve shëruese, (Kanabisin) me patronazhistët, me inceneratorët, me institucionet e kapura, me tenderistët, me milionerët, me biznesmenët, me afaristët, me seksistët etj.

Kurse me miqtë e jashtëm(po ashtu sipas mediave) e kishte fjalën për Vuçiqin, Dodikun, Vulin, Gjuriqin,  Borrellin, Lajcakun, Escobarin, Grenellin, Abaz (0) viç - in etj.

Prandaj, Rama plotësisht kishte të drejtë kur deklaroi se, ai dhe Albin Kurti jetojnë plotësisht në dy botë të ndryshme. Këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët dhe ta respektojnë botën e secilit veç e veç.

Duhet shpresuar se kur të zgjohen nga gjumi, (nëse zgjohen), do ta kuptojnë se në cilën botë kanë jetuar. Po nuk u zgjuan, ndoshta do të shkruajnë memoare, prandaj do të na sqarojnë se ku jetonin.

Rama në memoaret e tij mund të rrëfej për kohën e rinisë së tij kur gëzonte privilegjet nga sistemi i xhaxhit Enver. Si djalë i një udhëheqësi politik mund të ketë pasur fëmijëri dhe rini të lumtur. Kishte bartur shallvare, kishte mbathur atlete, ishte shtatlartë dhe ishte bërë basketbollist. Më vonë pse jo, fatin e kishte kërkuar në gazetari, kurse prej kur është angazhuar në politikë është edhe autor i Kurbanit.

 Kur e konsolidoi pushtetin e themeloi Rilindjen, me të cilën gjithnjë po i fiton zgjedhjet. Së bashku me mikun e tij Vuçiqin e themeluan Ballkanin e Hapur. Problemin e paqenë të detit me Greqinë e ka zgjidhur me marrëveshje. Butrintin e ka shpallur kulturë greke etj. Pra të gjitha problemet e lindura me fqinjët, Greqinë, po i zgjidh me bisedime, prandaj me arsye, nuk e kupton Albinin se në çfarë bote jeton ky.

Albini si çdo i ri shqiptar, sapo fillonte të dinte për jetën, e vërente dhunën dhe padrejtësinë nga regjimi serb. Sidomos si student kishte rënë në sy të regjimit serb me pjesëmarrjen e tij në demonstratat e viteve e 90.

Ishte burgosur dhe vetëm ai e din se çfarë kishte përjetuar nën hetime dhe në burgjet serbe. Me shpërthimin e luftës së bashku me Demaçin kishte rol politik në UÇK, sepse për pushkë, tank e minahedhës ishte shtat lig.

 Me përfundimin e luftës u angazhua politikisht dhe ishte opozitë aktive kundër të gjithëve, vendaseve dhe ndërkombëtarëve, të cilët nuk e vendosnin realitetin sipas taksimetrit  të tij.

 Kishte armiqësi me Thaçin dhe duket se e urrenin njëri - tjetrin. Ishte çështje rivaliteti, koha e luftës, apo ç´kishin mes vete, duhet hulumtuar. Pasi Thaçi u detyrua të shkonte në Hagë, në Kosovë erdhi koha e Albinit.

 Pa vonesë dhe i etshëm për pushtet, e filloi misionin e tij. Së pari ia tregoi dhëmbët Vuçiqit, pastaj Listës Serbe, Komisionit Ndërmjetësues, EU dhe të gjithëve, kush i dilte përpara.

Tash së fundi dhëmbët ia tregoi edhe Ramës dhe Rilindjes së tij, duke ua treguar vendin. Bisedimet kanë ngecur. Borrell, Lajcak dhe Eskobar e sanksionuan me sanksione, para se të niseshin me pushime.

Albin Kurti është duke e kërkuar formulën, për këtë ka rënë në meditim. Ndoshta po e pret epilogun Rusi – Ukrainë, nëse Vuçiqit nuk i bëhet vonë.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat