Opozitës: Kur ishit në pushtet na i vodhët ëndrrat, na i vratë shpresat, e zbrazët Kosovën

Opinione

Opozitës: Kur ishit në pushtet na i vodhët ëndrrat, na i vratë shpresat, e zbrazët Kosovën

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 gusht 2023 Në ora: 22:31
Autori Faton Mehmeti

Ish udhëheqësit e shtetit nuk kishin si qëllim në vetvete shtetin, por veten e tyre. Mjafton të shohësh shtëpitë e tyre, me aq sa shohim shtrohet pyetja e zakonshme: Si u bënë këto shtëpi të tyre, me një pagë të një udhëheqësi të shtetit? Përgjigja që gjithsecilit i vjen është: Kanë vjedhur.

Vetëm me kaq sa shohim, ndjejmë neveri karshi atyre që nën petkun e çlirimtarëve gllabëruan ditë e natë. Edhe ata tjerët që pretensonin të ishin e kundërta e tyre, nuk dallojnë shumë nga ky aspekt. Ne si shqiptarë, kemi vuajtur shumë, jemi edhe njerëz që falim, dhe padyshime dhe këtë hajni ua kishim fal, nëse kjo do të kishte kufi.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Sami Lushtaku etj dhe të gjithë atyre që u bën milionerë, hallall ua bëj milionat, hallall edhe veturat luksoze, vilat, pushimet e shtrenjta, s’ka gjë, hallall u qofshin të gjitha, por një gjë nuk ua bëj kurrë hallal: Që na keni vrarë ëndrrat, këtë nuk ua fali kurrë.

Kosova është zbrazur, mbi 300 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin, këtu nuk shohin përspektivë. Kur ishim refugjatë, u kthyem nga lufta në Kosovë, dikush nga Amerika, dikush nga vendet më të mira të botës, sepse kishim një ëndërr: liria erdhi, tani do të jetojmë si të gjithë njerëzit Evropës me dinjitet.

Por, shpejt ëndrrat tona filluan të veniten, liria nuk doli ashtu si e menduam, vendi u fut në rrugën e gabuar, pikërisht nga ata që shpresonim më së shumti. Shtetin e trajtuan si plaçkë, e vodhën, nuk i lan asnjë të drejtë për të kërkuar drejtësi. I ndershmi këtu nuk e pa vetëm, filluan rrugën e kurbetit, në Kosovën e lirë, që askush s’do e mendonte më parë.Tani, që vendi po përjeton ndryshim me vendosje të ligjit, janë egërsu ata që na e vodhën ëndrrat për të mbrojtur veten.

Kurrë, Kosova nuk ua fal vrasjen e ëndrrave, një popull nuk e vret kur ia vjedh paratë, por kur ia vjedh ëndrrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat