Gazetarët në Prishtinë e ndaluan fjalën e lirë

Opinione

Gazetarët në Prishtinë e ndaluan fjalën e lirë

Nga: Rexhep Torte Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:24
Rexhep Torte

Gazetari i mirfilltë nuk ka të drejte ta bojkotojë ngjarjen e ndodhur, për të cilën ka marrë detyrën në të cilën është dërguar nga redaksia e mediumit ku po pnon.

Detyra dhe obligimi kryesor,parësor i gazetarit të pavarur profesionist, është që të shkojë në vendin e ngjarjes,apo në takimin e ftuar dhe të informojë drejtë dhe me sinqeritet për atë që ka ndodhur në atë aktivitet.

Vetëm shikuesi,lexuesi apo ndjekësi i mediumit,ka të drejtë që të japë vlerësimin për atë ngjarje apo për atë aktivitet cilido qoftë ai.

Bojkoti që e bënë gazetarët në konferencën e thirur nga ministrja Rozeta Hajdari në Prishtinë, e denigron skajshëm profesionin e gazetarit dhe gazetarinë në Kosovë.

Kjo tregon se gazetarët që e bojkotuan konferencën e ministers Rozeta Hajdari,nuk janë të pavarur në profesionin e tyre,dhe se kanë vepruar sipas diktatit të shefave të tyre.

Gazetari nga vendi i ngjarjes apo nga aktiviteti ku po merr pjesë,duhet që informatën apo materialin ta dërgojë në redaksinë e tij dhe redaksia pas publikimit të materialit, nëse është e nevojshme mund ta bëjë ndonjë vështrim eventual profesional.

Bojkoti që iu bë ministers Rozeta Hajdari nga gazetarët që ishin të praniishëm në konferencën e saj, nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse e para ajo ështrë ministre dhe e përfaqson qeverinë e Kosovës dhe e dyta, mosdakordimi me ministren mund të shprehet profesionalisht me shkrime dhe komente.

“Bota sot”, mediumi i vetëm i pavarur mbarë kombëtar shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër,është shëmbulli më i mirë i përkryer i gazetarisë së pavarur që duhet ndjekur nga të gjithë,ku redaksia dhe gazetarët e këtij medium mbarë shqiptar,e kanë hedhur përfundimisht censurën, diktatin apo bojkotin,dhe me sinqeritetin dhe objektivitetin më të madh i boton materialet dhe informatat ashtu siç kanë ndodhur,pa ia mohuar askujt të drejtën për tu informuar në mënyrë burimore dhe reale,dhe për të reaguar me qëndrimet apo komentet e tij.

Shikuesi, lexuesi, apo ndjekësi i mediumit përkatës është ai i cili duhet ta bëjë vlerësimin, e informimit për ngjarjen apo për cilindo aktivitet apo veprimtari qoftë.

Rasti konkret të bojkotimit të konferencës së thirur nga Rozeta Hajdari,ku gazetarët pjesëmarrës që në fjalët e para të ministres i fikën dhe i hoqën demonstrativisht mikrofonët dhe kamerat, shpëfaqi vetëm arrogancë dhe mungesë të sjelljes së kulturuar e profesionale ndaj ministers Rozeta Hajdari dhe ndaj shikuesve,lexuesve apo ndjekësve të atij mediumi.

Opozita mjerane në Kosovë,po i përdot të gjitha mjetet e mundëshme për ta rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit,si shpresën e vetme që ka kjo opozitë mjerane për të shpëtuar nga pëballjet me ligjin që e presin për shkak të tradhtive,hajnive dhe korrupsionit multi milionësh që kjo opozitë e ka kryer ne Kosovë.

Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës,shoqatat civile,apo opzitën e sotme mjerane në Kosovë, nuk i pamë serisot të protestojnë për zbardhjen e vrasjeve të shumta të kundështarëve politikë për pushtet dhe për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë.

Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe shoqatat civile në Kosovë, nuk i pamë derisot të protestojnë kundër tradhtisëdhe hajnisë multi milionëshe që PDK, LDK dhe AAK,ia bënë Kosovës kur ishin në pushtet në 20 vitet e kaluara në në liri e pavarësi.

Si është e mundur që Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës,shoqëria civile dhe përfaqësues të bizneseve, të marrin pjesë çdo ditë dhe t’i dëgjojnë gjepurat dhe mashtrimet e PDK-së dhe Memli Krasniqit,gjepurat dhe mashtrimet e LDK-së dhe Lumir Abdixhikut dhe gjeputrat e mashtrimet e AAK-së dhe të Ramush Haradinajt,që e katandisën Kosovën në të gjitha spektet?!

Tradhti kombëtare është të mbrohet TV Klan Kosova, i themeluar nga Baton Haxhiu faqeziu, ,që pas një odisejande mafioze,duke i clësuar Gjakovën si qytet të Serbisë dhe Pejën si qytet të Serbisë, kjo është e pafalshme.

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërtimtarisë dhe Tregtisë u bojkotua nga gazetarët në Konferencën më 1 gusht 2023, në shenjë revolte ndaj vendimit të kësaj ministrie për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të TV Klan Kosova.

Agjencioni i Gazetarëve të Kosovës duhet të jetë shembull i atdhedashurisë ndaj Kosovës dhe përkrah Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij,që janë bastion i mbrojtjes së pavarësisë dhe i integritetit territorial të Kosovës,sidomos në këto sfida dhe kohë të liga nëpër të cilt është duke kaluar Kosova, si pasojë e gabimeve dhe tradhtive të qeverive të kaluara,dhe si pasojë edhe e ndryshimit të qasjes së partnerëve tanë strategjikë,që për ta shkëputur Serbinë gjenocidale nga Rusia, janë në gatshëm që ta sakrifikojnë edhe një pjesë të territorit të Kosovës.

Kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë, për hir të dinjitetit të dëshmorëve të lirisë, për hir të mijëra e mijëra viktimave të pafajshme autoktone shqiptare,dhe për hir të së ardhmes të fëmijëve tanë dhe të brezave që do të vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat