Intelektualë ku jeni futur e fshehur?

Opinione

Intelektualë ku jeni futur e fshehur?

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 4 gusht 2023 Në ora: 07:01
Skënder Sadri Kapiti

Tashmë shqiptarët duhet të zgjedhin mes dy aternativave. Alternativa e parë është  politika e vjetër e antishtetit, e antiligjit dhe e sistemi i korrupsionit, dhe kundëralternativa është antikorrupsioni, Vetting-u,eurointegrimi  dhe ndërtimi e funksionimi i shtetit ligjor. Alternativa e parë identifikohet tashmë si “Trekëndëshi i Bermudës”,ndërsa antiteza e saj është Basha dhe Elita e Re Politike e PD-së për ndryshimin ,për daljennga tranzicioni, që mbështesin Vetting-un dhe  luftën kundër korrupsionit dhe  që kanë mbështetjen edhe të SHBA-ve dhe të BE-së.

Intelektualë ku jeni futur e fshehur? Itelektualët shqiptarë si gjithmonë të tulatur e të vonuar, pse jo dhe  shumica prej tyre si  servilë e pothadorë të pushtetit.  Pse nuk reagoni kundër kësaj gjëndjeje tejet të rëndë ku ka rënë shteti, shoqëria dhe demokracia,pse nuk reagoni kundër sistemit të korrupsionit ,dhe pse të paktën as nuk mbështesni politikën e re ,atë të PD-së që premton shpresë dhe besim për ndryshim?

Ku jeni p.sh. edhe  ju të “mëdhejtë” Ismail Kadare e Rexhep Qose ? Ju intelektualë a mos jeni joshur  edhe ju nga kjo status quoja e mosndryshimit dhe e korrupsionit, ashtu sikurse edhe në kohen e komunizmit kur intelektualet e asaj kohe  i lëpinin cizmet, e hiperbolizonin dhe  i bënin apoteozën atij regjimi antihuman?

Sundimi akoma i qeverisë së Edi Ramëa ka arritur pikën kritike ku nuk mund të durohet më vazhdimësia e saj në pushtet pasi ajo është  tej diskredituar dhe konsumuar nga papërgjegjshmëria,krimi,korrupsioni dhe hajdutëria.

Me këtë shkrim së pari dua t’u bëj thirrje intelektualëve të mirëfilltë dhe te patriotizmit e proamerikanizmit real: lëvizni dhe mos rrini duke lavdëruar  promovuar njëri-tjetrin për “veprat”  tuaja artistike  nepër portale e lokale; dhe mos rrini duke përshpëritur kafeneve dhe në pritje se cfarë do të ndodhë, por aktivizohuni dhe dilni në pararojë të ndryshimnit dhe aktualisht duke qenë se nuk merrni ndonjë inisiativë intelektuale atëhere pse as nuk dilni  në mbështetje të demoktacisë, integrimit dhe proamerikanizmit të  Bashës dhe të Elitës së Re Politike të PD-së nëse sinqerisht edhe ju e doni të vërtetën,  shtetin ligjor, antikorrupsionin, demokracinë, SHBA-të  dhe ndryshimin.

Aktivizohuni, mos u vononi  e mos thoni pastaj se pse nuk ka intelektualë në PD.

PD-JA PO JU FTON DHE THËRRET QË TË AKTIVIZOHENI. BËHUNI DHE MERRNI GUXIMIN PËR TË MPOSHTUR FRIKËN  DHE MOSBESIMIN TUAJ.

Intelektualë  shqiptarë, e kam fjalën për ju të mirëfilltë dhe të pastër,  vriteni frikën dhe mos u mercenarizoni nga korrupsioni sepse jemi në demokraci. Intelektualë mos të mbeteni ne trashëgiminë negative të intelektualizmit servil të kohës së diktaturës por dukuni e levizni , dhe kontribuoni sado pak për mirë e për ndryshimin.

Me “indiferentizmin” tuaj mos u shërbeni të këqijave dhe zullumit politik.Ju jeni shumë dhe shkruani nëpër gazeta e portale por shumë pak e rrallë kush nga ju guxon të kritikojë e demaskojë të këqijat politike.Veproni guximshëm që edhe të shpërbleheni për kontributin që ju duhet të jepni, dhe mos prisni duke fërkuar duart e pastaj duke shprehur pakënaqësinë që nuk po u vënë në detyra publike e shtetërore.

INTELEKTUALË SHQIPTARË JEMI NË DEMOKRACI, VRITENI FRIKËN!

Kontribuoni për ndryshimin dhe mbështesni politikën e progresit e ndryshimit. Mbështesni të renë politike dhe mos u justifikoni të tulatur  duke thënë me hipokrizi se nuk jemi intelektualë politik, dhe kur mes vete poshtë e lartë nëpër kafeni “merreni” vetëm me politikë, merreni duke iu servilosor edhe  amoralshëm  politikës.Dukuni zotërinj intelektualë ,dukuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat