Refleksion kontekstual!

Opinione

Refleksion kontekstual!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 6 gusht 2023 Në ora: 18:27
Autori Fatmir Bajraj

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkojmë?

Dikur, jo moti:

Ishim të pushtuar, të robëruar & të shtypur tmerrësisht dhe skajshmerisht deri në mohimin e ekzistencës sonë njerëzore & nacionale nga armiku i egër & barbarë shekullor, serbo-sllav !

Dje:

E fituam atë që na mungonte në mbi një shekull - lirinë e mohuar; me sakrificën tonë ndër breza dhe ndihmën vendimtare të Amerikës në krye të qytetërimit euro-perëndimor dhe aleancës veri-atlantike, NATO-s.

Me ndihmën e aleatëve dhe partnerëve strategjik & jetik, të arritur me vizionin e Atit themelues, Presidentit historik Rugova, arritëm përveç De-fakto, edhe De-jure pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Çfarë dhe kush dëmtoj rrugëtimin dje, kush po e përmbysë gjithë storien e suksesit sot?

Narracioni i parë që dëmtoi këtë storie suksesi, nga më ekskluzivet në gjithë historinë e re të planetit, ishte:

Narracioni nihilist i të vetëquajturit "krahu i luftës", se: "Lirinë e sollëm Ne, jemi pronar të saj, dhe Zot të kësaj toke"!

Ky narracion i dëmtoj rëndë boshtin kurrizor Kosovës në procesin e menagjimit të lirisë, demokratizimit të vendit dhe proceseve integruese dhe antarësimin në organizatat nderkombëtare, përfshi këtu BE-në, NATO-në dhe OKB-në!

Narracioni i dytë që ia theu definitivisht kurrizin Kosovës, pra shtetësisë saj, kush tjetër, përveç e bija e së parës, pra pjella e SHIK-ut, Vetëvendosja e Albin Kurtit, me diskursin politik:

"Jemi sovran dhe të vetëmjaftueshëm, andaj, nuk durojmë paternalizëm dhe s'duam e s'kemi nevojë për partnerë & aleat"!

Ky diskurs anakronik & histerik i Kurtit & CO, përmbysi gjithë storien e suksesit, kauzën tonë të lirisë, misionin historik të Atit themelues, Presidentit Rugova dhe partneritetin me aleatet dhe sponsoret e lirisë dhe shtetit tonë, SHBA-të.

Pra, narracioni i parë i dëmtoi rëndë, derisa i dyti, ia theu qenësisht boshtin kurrizor të shtetit sovran & demokratik të Kosovës!

Si rezultat:

Sot Kosova nën menagjimin e Kurtit është kthye në misionin fillestar të bashkësisë ndërkombëtarë në Kosovë, në Misionin e UNMIK-ut dhe në pakon e Ahtisarit, por duke dëmtar pandreqshëm produktin e saj final: Pavarësinë e Kosovës dhe duke nxjerrë në tavolinë kërkesat hegjemoniste serbe për Veriun dh ejo vetëm, derisa në anën tjetër, ka lëshuar nga dora marrëveshjen final për njohje duke akomoduar një marrëveshje bazike pa njohje dhe të pa-afatizuar...!

Sot Kosova e "Kurtit", përveç se i ka humbur partnerët strategjik & jetik, është izoluar dhe nën sanksione, sikur asnjëherë në historinë saj.

Ky rrugëtim dhe ky narracion absurd dhe disfatistë i Kurtit & Co; i pa kohezion politik të brendshëm dhe i pakoordinuar me aleatët, por në të njëjtit binar dhe koherencë me agjendën serbe për Kosovën, dhe atë ; Ruso-Serbe për Ballkanin perëndimor, nuk paralajmëron ditë të mira për Kosovën, së paku kështu mund të thuhet ma s' buti për perspektiven e zymtë në horizont!

Dilema:

Çfarë të bëjmë, çfarë mund të bëjmë?

TË ndryshojmë vetën, para se të hedhim fajin tek të tjerët, dhe të kërkojmë që ata (perëndimi) të ndryshojnë derisa neve mbetemi të njëjtë, sepse s'jemi kërthiza e botës e as nuk e kemi Diellin në dorë, por jemi këta që jemi, dhe jo ata që pretendojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat