Kosova e armatosur dhe uniteti shqiptar, do ta dridhin Serbinë si ‘dimri me acar’

Opinione

Kosova e armatosur dhe uniteti shqiptar, do ta dridhin Serbinë si ‘dimri me acar’

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 6 gusht 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kosovës i nevojitet vetëm armatimi i duhur dhe eliminimi i tradhtisë nga brenda Kosovës, për ta disiplinuar Serbinë, në mënyrë shumë më të efektshme se sa dialogu pro serb Kosovë-Serbi që BE-ja po e udhëheq tashmë 11 vite.

Beteja e Koshares dhe disfata e turpshme e Serbisë gjenocidale nga ushtria e UÇK-së në luftën e vitit 1999, flet qartë për mitin e rrejshëm serb.

Kjo do t’u ndihmonte edhe SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, për ta ruajtur paqen në Kosovë e në Ballkan dhe për ta bllokuar ndikimin e Rusisë e të Kinës në rajon.

Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar nga SHBA-të dhe Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, hesapet me Serbinë dhe Rusinë, nuk duhe lejuar në asnjë mënyrë që t’i zgjidhin duke e sakrifikuar Kosovën demokratike, paqe dashëse, dhe besnike pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO-s.

Serbët janë frikacakë, sepse e dinë se në Ballkan janë ardhacakë nga Karpatet dhe e dinë se janë pa identitet të pastër kombëtar.

Tërë këto dyshime te vetë te serbët shkatojnë panik e frikë, që shndërrohet në agresivitet shtazarak.

Në historinë e serbëve nuk ekziston asnjë periudhë që të mos i kanë vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare me një egërsi makabre.

Serbët me këtë agresivitet shtazarak ndaj shqiptarëve autoktonë kanë arritur të shtrihen gjerë në bregdetin shqiptar, nga i cili i detyruan të tërhiqen fuqitë e mëdha të kohës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, edhe pse jashtë Shqipërisë amë mbeti më shumë se gjysma e trojeve dhe e popopullit shqiptar që sot jetojnë në trojet e tyre, por në pesë shtete fqinje.

Për fat të keq edhe pas më shumë se një shekulli nga dëbimi i Serbisë nga bregdeti shqiptar, Serbia edhe sot në shekullin e 21 po tenton që nëpërmjet idesë së “Ballkani i Hapur”, të idejuar nga Aleksandër Vuçiq-Presidenti kriminel i Serbisë dhe dhe nga Edi Rama-kryeministri tradhtar i Shqipërisë, po synojnë që Serbinë gjenocidale ta bëjnë Perandori të Ballkanit dhe ta kontrabandojnë Serbinë gjenociale në bregdetin shqiptar, përkundër faktit se në Ballkan jetojnë katërfish më shumë shqiptarë se sa serbë, dhe përkundër faktit se bregdetin e ka Shqipëria, e jo Serbia.

Toponime shqiptare në mes të Beogradit

Kjo ide shekullore e Serbisë gjenocidale daton prej më shumë se një shekull, që dëshmohet me emërtimet shqiptare në Beograd.

Të rikujtojmë se në qendër të Beogradit ndodhet “Hotel Moska”, që simbolizon vëllazërinë shekullore ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Karshi “Hotel Moskës” ndodhet “Hotel Ballkani”, që simbolizon oreksin hegjemonist të Serbisë për t’u shtrirë në tërë Ballkanin.

Përballë “Hotel Ballkanit” në teposhtezën që fillon nga “Hotel Moska”, fillon “Rruga e Kosovës” (Kosovska Ulica) që çon për në stacionin hekurudhor dhe stacionin e autobusëve në Beograd.

Karshi “Hotel Ballkanit” dhe “Hotel Moskës”, në drejtim të Kështjellës dhe Parkut Kalemegdan, ngritet “Pallati Shqipëria” (Pallat Albania).

Pas “Pallatit Shqipëria” në të djathtë, përtej rrugës automobilistike shtrihet një park dhe pas këtij parku ndodhet “Rruga e Shkodrës” (Skadarlia), rrugë e shtruar me kalldërme dhe në të dyja anët e saj janë vendosur kafene, ku me tingujt e këngës dhe të muzikës e vizitorët e këtyre lokaleve e arrijnë edhe agimin e mëngjesit.

Nga “Pallati Shqipëria”, fillon “Rruga Knjaz Milosh” (Knez Mihajllova Ulica), që çon për në Kështjellën dhe Parkun e Kalemenganit.

Në të majtë të kësaj rruge para hyrjes për në Kalemegdan, ndodhet ndërtesa poshtë së cilës është restoranti “Adriatiku i Kaltër” (Pllavi Jadran), ndërsa kati sipër tij ka qenë Rezidenca e Mbretit Zog të Shqipërisë, sa herë që ai ka ardhur për vizitë dhe ka qëndruar në Beograd.

Kështjella dhe Parku i Kalemendanit, përplot me arkitekturë dhe monumente historike shqiptare e turke, janë më të vizituarit në Beograd.

Në Kalemegdan karshi vendit ku bashkohen lumenjtë Sava dhe Danubi, Ivan Meshtriviq-skulptori i shquar kroat e ka ngritur shtatoren “Fitimtari Beogradit”, që paraqet një figurë shqiptare me plis në kokë, si simbolikë se Beogradi ka qenë qytet i Ilirëve i quajtur Citibardh.

Për këtë skulpturë serbët e fajësojnë skulptorin Ivan Meshtroviq si tradhtar e mashtrues të Serbisë dhe serbëve.

Përbri “Hotel Moskës” kalon rruga që të çon për në “Hotel Sllavia”. Në të djathtë të “Hoteli Sllavia” fillon rruga që çon për në Fakultetin e Veterinarisë dhe për në kompleksin e urave (Mostara).

Në anën e majtë të këtij kompleksi të urave çuditërisht ndodhet edhe “Rruga e Dibrës” (Debarska Ulica).

Tërë këto emra të sipër theksuar të ndërtesave dhe të rrugëve në Beograd, gjenden edhe sot e kësaj dite, dhe padyshim shpërfaqin ambiciet e Serbisë gjenocidale për trojet shqiptare dhe për Ballkanin.

Serbët në Ballkan kufijtë e tyre me së shumti i kanë shtrirë në trojet ilirike shqiptare, që kanë qenë gjerë për tej Nishi.

Opozita që ia bën të keqen Kosovës, do ta pësojë kokës

PDK, LDK dhe AAK, janë e keqja e Kosovës, dje derisa ishin në pushtet, dhe e sot që janë në opozitë.

Kosova dhe populli i shumë vuajtur i Kosovës me plagë të dhimbshme shekullore, në asnjë mënyrë nuk e ka merituar, që pas lirisë së shumë pritur, Kosovën e lirë e të pavarur ta udhëheqin 22 vite udhëheqës kaq të papërgjegjshëm, vëlla-vrasës, hajdutë dhe të korruptuar.

Le të mendojmë kthjellët dhe me zemër, sa e fuqishme dhe sa e lumtur do të ishte sot Kosova, po të ishin udhëheqësit e saj në 22 vitet e kaluara të përgjegjshëm, atdhetarë e dashamirës dhe po të punonin në të mirë të Kosovës, brenda dhe jashtë saj.

Sa e fuqishme dhe sa e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos udhëhiqej nga Hashim Thaçi e PDK-ja, po të mos udhëhiqej nga Isa Mustafa dhe LDK-ja, e po të mos udhëhiqej nga Ramush Haradinaj dhe AAK-ja.

Le të mendojmë kthjellët dhe me respekt të sinqetë për dëshmorët e lirisë, për të vrarët e të masakruarit nga Serbia gjenocidale, për motrat tona të dhunuara nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale, për vajzat e djemtë që Serbia gjenoicidale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Le të mendojmë kthjellët dhe me respekt, se të gjitha këtyre viktimave të pafajshme autoktone shqiptare, duke mos i harruar as edhe foshnjet që u vranë duke pirë qumësht në gjoksin e nënës, Serbia gjenocidale ua ndërpreu qumështin e nënës në fyt, Serbia gjenocidale të gjitha viktimave ua ndërpreu të drejtën për të jetuar, ua ndërpreu ëndërat e bukura për jetën.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po qe se qeveritë, presidencat dhe parlamentet e deri sotme në Kosovë, të kishin punuar me përkushtim e ndershmëri për ngritjen e padisë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer ne Kosovë, dhe për ngitjen e padive ndaj kriminelëve serbë, për ngritjen e një Muzeu të krimeve të luftës në Kosovë dhe për digjitalizimin e masakrave dhe krimeve serbe në Kosovë.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos kishte vëllavrasje, po të mos kishte hajni dhe korrupsion, duke e blerë 3,5 euro një ari tokë.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po qe se multi milionat e vjedhur të ishin në arkën e shtetit të Kosovës, e jo në xhepat e milionerëve hajdutë të pasluftës.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos kishin ekzistuar Klani ‘ROGNER’, Klani ‘PRONTO’ dhe PAN-i.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos vidheshin dhe keqpërdoreshin paratë e 3% dhe të “Vendlindja Thërret”, paratë e fituara me djersën e mërgimtarëve tanë nëpër botë që i dërgonin për UÇK-në nga dashuria dhe malli që ndjenin për Kosovën.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po qe se këto para të mos vidheshin nga udhëheqësit e deri sotëm, por të ishin shfrytëzuar për rimëkëmbjen ekonomike, me çka do të hapeshin vende të reja pune duke e ndaluar migrimin, dhe po qe se këto para do të ishin shfrytëzuar për armatosjen e Kosovës aq të nevojshme për ruajtjen e sovranitetit të saj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, e të ngjashëm si këta nga PDK-ja, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri, Lumir Abdixhiku, e të ngjashëm si këta nga LDK-ja, Ramush Haradinaj, e të ngjashëm si ai, nga AAK-ja, në historinë e re të Kosovës, tashmë shtet i lirë dhe i pavarur, do të mbesin tradhtarët më të mëdhenj të Kosovës.

PDK-ja nuk do të ketë asnjë votë, derisa me mashtrime synon të rikthehet në pushtet, derisa nuk zbardhen dhe dënohen urdhërdhënësit dhe kryerësit nga radhët e saj të vëllavrasjeve për pushtet, të vrasjeve të gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe për vjedhjet multi milionëshe.

LDK-ja nuk do të ketë asnjë vote, derisa me mashtime mundohet të rikthehet në pushtet, pa e kthyer frymën rugoviane në LDK, pa insistuar në zbardhjen e vrasjeve të qindra aktivistëve të saj dhe pa u diferencuar nga tradhtarët, hajnat dhe të korruptuarit brenda saj.

AAK-ja nuk do të ketë asnjë votë, derisa me mashtrime mundohet të riktehet në pushtet, pa u distancuar nga Ramush Haradinaj dhe nga të korruptuarit në radhët e saj.

Këtë duhet t’ia përsërisim vetes në çdo çast e çdo ditë, për ta kuptuar të keqen për veten tonë, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë

Këtë duhet t’ia përsërisim vetes, këtë duhet t’ua përsërisim dhe të gjithëve që e duan me zemër Kosovën, për ta luftuar dhe larguar këtë të keqe prej Kosovës.

Këtë duhet t’ia përsërisim vetes pa pushim, sepse Kosova është tokë e bekuar dhe se nuk meriton dhe nuk duron padrejtësi e mashtrim.

Integritetin dhe sovranitetin e Kosovës janë duke e mbrojtur me koshiencë Albin Kurti dhe Qeveria e tij, Presidentjsa Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Opozita e sotme në Kosovë, 22 vite gjersa ishte në pushtet për interesa të ngushta i instaloi vëllavrasjet e kundërshtarëve politikë, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, e instaloi hajninë dhe korrupsionin multi milionësh.

Opozita e sotme në Kosovë është fajtore për të gjitha të këqijat dhe problemet që po i përjeton sot Kosova, me të cilat po përballet sot Qveveria e Albin Kurtit, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufva.

Paturpësia dhe tradhtia më e madhe është se PDK, LDK dhe AAK, të gjitha të zezat dhe dëmet që ia shkaktuan Kosovës brenda në arenën ndërkombëtare, po mundohen ta fajësojnë Albin Kurtin, Vosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën.

Kjo është tradhti e madhe dhe ky është mëkat i madh që me siguri do ta paguajë opozita e sotme, qoftë nëpërmjet Gjykatës në Hagë, qoftë nëpërmjet gjykatave të Kosovës, qoftë nga dënimi nga Zoti i Madhërishëm në këtë jetë dhe në jetën e përtejme, kësaj nuk mund t’i shpëtojë askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat