Përkrahja e krimit dhe pasojat

Opinione

Përkrahja e krimit dhe pasojat

Nga: Milazim Maraj Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:41
Autori Milazim Maraj

Gazeta gjermane në botimin e saj të fundit, dha pak shpresë,së gjërat në raport me konfliktin herë të ngrirë e herë pak të shkrirë në drejtimin e ndezjes së luftës do të marrin kahen e duhur. Reagimet e eksperteve kompetent nga SHBA, Gjermania dhe disa shteteve tjera demokratike, treguan që rruga të cilën po e ndjekin z. Borrell dhe z.Lajçak është në drejtim të gabuar. Përkrahja e kriminelit të luftës tani president i shtetit kriminel, të pasluftës, përfundon me luftë të re në Gadishullin Ilirik sipas projektit rus. Serbia investon në tensione në tre shtete në të njëjtën kohë. Në Kosovë, në Bosnje dhe në Mal të Zi. BE dhe SHBA provojnë që konfliktet serbe të ndalen me mjete demokratike, të buta, investuese dhe forma tjera joshëse. Por Serbia është e krijuar për çështje tjera. Ajo jo vetëm që nuk largohet nga amësia e sajë ruse, por vazhdon të realizoj projektin rus të përhapjes së luftës në Gadishullin Ilrik dhe BE.

Vuçiq një kriminel që ka kërkuar të vriten 100 civil për një ushtarë kriminel, serb tani vazhdon rrugën pikërisht aty ku e la Sllobodan Millosheviqi. Misionarët z. Borrell dhe z. Lajçak “ për lehtësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë lëshuan rrugën që shkon drejt paqes. Ata sanksionuan Kosovën dhe herë lavdëruan e herë kritikuan Serbinë. Kriminelin Vuçiqin e lavdëruan edhe kur ai pranoj, marrëveshjen e Ohrit dhe në fund nuk e nënshkroi. Duke deklaruar në konferencë për shtyp, krejt ndryshe nga ajo që kishte deklaruar brenda në tryezën e bisedimeve. Kërkuan nga Kosova që të largoj policinë e specializuar nga pjesa e shtetit të vet nga se kështu po kërkonte Serbia. Disa herë deri tani kërkuan që në Kosovë të vendosën policia serbe. Ndërsa Serbia transporton armë me ambulanca, madje për depo armesh përdorën Kishat serbe, në këtë kriminalitet janë të përzier e popet serb, përndryshe armët në kisha nuk do të vendoseshin pa dijeninë e tyre.

Nga Kosova kërkojnë që të largoj njësitë e specializuara të policisë së Kosovës ndërsa në Kosovë ka shpërndarë ish shefat, komandante policisë serbe, spiun dhe misionar për të minuar paqen dhe demokracinë në Kosovë. Këta misionar të paguar mirë, që kryen të gjitha ato krime lufte në Kosovë duke filluar nga helmimet e deri në gjenocidin në Kosovë i garanton që do të i nxjerr nga burgu duke paguar nga fondet e sajë të zeza. Këtë e bënë pas largimit, e popullatës shqiptare nga Kosova, duke zbatuar planin e tokës së djegur, fatkeqësi këto që nuk do të i shërojnë as shekujt e ardhshëm. Këta misionar të BE z. Borrell, z. Laçak dhe z.Stane sanksionojnë Kosovën dhe përkundër marrëveshjes së Bratisllaves që është mjaftë e pa drejt por që u pranua nga presioni dhe në emër të bashkëpunimit, ata vazhdojnë të mbajnë Kosovën në sanksione.

Mjafton një buzëqeshje ironike e Vuçiqit që z. Lajçak ta falënderoj për te dhe të deklarohet se e mirëpret. Ndërsa injorohet dhe nënvlerësohet bashkëpunimi i Kosovës për kundër të drejtës që e ka. BE dhe SHBA pa humbur shumë kohë duhet të përgatisin projektin kirurgjik për të larguar metastazat e kancerit rus në Gadishullin Ilirik. Kjo sa më herët që të filloj do të jetë më mirë për paqen në BE dhe Botë. Për një veprim të tillë ka mjaftë argumente gjatë të historisë ruso-serbe dhe në veçanti në dy shekujt e fundit. Daçiq deklarohet i pa kënaqur me tërheqjen e numrit të policisë së Kosovës nga veriu. Ai kërkon që policia duhet të vendosën në atë pjesë vetëm me lejen e KFOR-it EULEK-sit dhe të komunave më shumicë serbe në veri. Çka është kjo? Përzije flagrante dhe agresive në shtetin fqinjë. Përgatitje e terrenit për krime të reja.

Zbatim i projektit rus? Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë të jetë e lirë. Çka do të kërkojë “Asociacioni i komunave me shumicë serbe” në Kosovë?. Para se të formohet asociacioni i këtyre komunave, Ministri për kthim duhet të i kthej 13.000 shqiptarë të ndjekur pas lufte nga këto Komuna. Daçiq kërkon largimin e Policisë Speciale të Kosovës, derisa në Serbi motivojnë me slogane agresioni “Kur të shkojë ushtria në Kosovë”. Kjo nuk e frikon kënd në Kosovë.

Nga se askush nuk e njeh “trimërinë serbe” para shqiptarëve të armatosur më mirë se ne. Këtë e provuam, në Loxhë, në Koshare, ua dëgjuam mirë ulërimat e tyre. Ikjet nga ushtria jonë në Koshare, ikje nga një ushtri vullnetare, që kishte një stërvitje me programe të shkurtuara të armatosur me ndjenjën patriotike dhe me armë konvencionale. Ikje ka sytë këmbët, duke e stërmadhuar numrin e ushtrisë tonë në dhjetëra mija, kur ne ishim nivel të një kompanie. Këtë e bënë, për ta mbuluar turpin e “ ushtrisë qiellore serbe” që njihet jo për luftëra frontale por për masakra mbi civil të pa armatosur.

A do të lutët edhe më tutje kjo krijesë kriminale? kur dihet që lutjet e BE dhe SHBA nuk e bëjnë të turpërohet, Vuçiqi dhe struktura e tij, sikur nuk e turpëronin Millosheviqin lutjet nga viti 1990 deri në vitin 1999. Pse nuk i tregohet ana tjetër dhe të i thuhet shkurt në dorën tënde është me zgjedh brenda këtij afati. Këtë gjuhë e kuptoj edhe Millosheviqi në Kumanovë. Këtë shumë me lehtë do ta kuptojnë pasardhësit e tij kriminel të verifikuar, që pretendojnë një shtet kriminel ta bëjnë qendër të vendosjes në Gadishullin Ilirik dhe në BE. Kjo do të ishte Bota ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat