Opozita pas shkatërrimit të fabrikave, për 20 vjet e përgjysmoi edhe tokën e bukës me ndërtime jo prodhuese

Opinione

Opozita pas shkatërrimit të fabrikave, për 20 vjet e përgjysmoi edhe tokën e bukës me ndërtime jo prodhuese

Nga: Ragip Mexhuani Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:25
Autori Ragip Mexhuani

Tash popullit i mungon gjysma e tokës dhe 90% e fabrikave. Populli po jeton nga mërgimtarët dhe nga importi (prodhime nga jashtë). Populli i Kosovës ka jetuar nga toka dhe fabrikat. Në periudhën 1966-1989 shtimi i produktit shoqëror në Kosovë ishte më i madh se sa i Jogusllavisë dhe Serbisë. Ekonomitë familjare bujqësore 39% i siguronin të ardhurat nga prodhimet bujqësore, ndërsa 61% jashtë bujqësisë. Sipas statistikave deri në vitin 1990 në Kosovë funksiononin 1.733 ndërmarrje industriale. Ndërsa sot, pas çlirimit 90% e këtyre ndërmarrjeve industriale nuk funksionojnë. Kombinati “Trepça”, si njërin ndër kombinatet më të mëdha në botë… në gjirin e saj vepronin 20 organizata punuese me rreth 24 mijë punëtorë. … Elektroekonomia e Kosovës me repartet e veta punësonte më se 17 mijë punëtorë. Në vitin 1988 numri i të punësuarve në Kosovë ishte 238 mijë, ndërsa ishin të evidentuar 133.715 që kërkonin punë (këta mirreshin me bujqësi,tregti,zanate), 328 mijë fëmijë merrnin shtesa. Pensionistë ishin 57.652.

Numri i punëtorëve të inkuadruar në botën e jashtme në vitin 1981 ishte 28.956 persona. Ekonomia e Kosovës ka realizuar eksport dhe import me të gjitha kontinentet: Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, Australi. 

Kosova ka eksportuar 221.774 dollarë amerikanë, kurse ka importuar 179.779 dollarë amerikanë. 

Banka e Bashkuar e Kosovës ka pasur marrëdhënie me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim në Uashington dhe me më shumë se 200 banka më të mëdha të botës nga SHBA, Evropë, etj,. 

Në vitin 1988 me grurë u mbollën 103.443ha, ku u prodhuan 379 mijë tonë, me misër 99.384ha (164 mijë tonë), etj,. 

Iliaz Haxhiu, ing. idp. agr. : Agrokosova kishte 17,013 punëtorë. Riplehërimin e kryente me 50 aeroplanë Turbotrash, që këtë nuk e ka patur as një Kombinat në ish Jugosllavi. Në Evropën Perëndimore eksportoheshin verëra kosovare, nga 30 mijë tonë në vit apo produkte të mishit si dhe prodhime të tjera.

Nuri Bashota : Deri në vitin 1986 në Kosovë grumbulloheshin nga ekonomitë shoqërore sasira të konsiderueshme produkte bujqësore e blegtorale. Konkretisht grumbulloheshin : 9.300 vagonë panxharsheqer, 6.792 tonelata luledielli, 1.199 tonelata panxhar vaji, 270 tonelata duhan(1985), 124 tonelata speca, 854 tonelata perime të tjera të freskëta, 23.021 tonelata rrush për përpunim, 891 tonelata rrush tryeze, 891 tonelata mollë, 4.028 tonelata fruta të tjera, 2.537.000 litra verë, 244.000 litra raki të fortë, 95.000 litra pije të tjera alkoolike, 1.879 tonelata derra mishtakë, 619 tonelata gjedha për therrje, 3.234 tonelata shpezë, 58 milionë copë vezë të freskëta, 8.119.000 litra qumësht, 213 tonelata peshk të freskët, 3.149 tonelata sanë, etj,. 

ASHAK: Kosova ka patur 586.457ha, por vetëm 272 mijë ha apo 47,1% janë toka të mbjellura me kultura. 

Toka bujqësore dhe e punuar në Kosovë tani e ka humbur vlerën prodhuese, por e ka fituar vlerën ndërtuese për objektet e ndryshme. Koha Ditore 17 Nëntor 2019 vetëm 50 mijë ha janë mbjellë me grurë, kurse para luftës janë mbjellë me grurë mbi 100 mijë ha. Pronarët e tokave nuk mund t’u bëjnë konkurrencë prodhimeve që vijnë nga jashtë me pronat e vogla të fragmentuara dhe shërbime teknike të shtrenjta. Në Kosovë mbi 80% e prodhimeve bujqësore sigurohen nga jashtë (importi). … Pemishtet, vreshtat dhe fondi i bagëtisë janë përgjysmuar. Vendbanimet e Kosovës - fshatrat me ndërtime sidomos shtëpive janë zgjeruar dhe janë bashkuar me fshatrat tjera. Toka është përgjysmuar. Parashihet që me këtë ritëm të ndërtimeve në 2050 populli i Kosovës nuk do të ketë tokë buke. Ozurpimet e ekonomisë shoqërore dhe private: ishin këto veprime që degraduan tokën e bukës duke e shndërruar në troje për bisnese… . Shkatërruan lumenjtë, duke ndërruar rrjedhën normale të tyre me rrezik për vërshime. Prishën urbanizimin e qyteteve (bënë masakër urbane), duke ndërtuar banesa kolektive jashtë çdo norme urbane. Shumica e ndërmarrjeve të privatizuara… shndërruan hapësirat e fabrikave, në hapësira banesore, makineritë u shitën si skrap, ndërkaq sallat e prodhimit u shndërruan në depo të mallrave tregtare ose restorante për dasma.

Shefqet Sh. Pllana : “Kërkohet nga çdo individ, familje, katund, komunë deri tek organet republikane, që së bashku… të angazhohen për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Kosovës. Sipas parashikimeve në vitin 2050 në Kosovë do të ketë 0,04 ha tokë bujqësore për kokë banori. Prodhimi i drithërave të ushqimit në Kosovë mund të sigurohet me ruajtjen… me shtimin e sipërfaqeve agrare”. 

Ekonomia e Kosovës është kufizuar vetëm në tregti dhe hoteleri (shit-blej). Mjete të mëdha janë investuar dhe po investohen në objekte ndërtimore… investime të dështuara pa perspektivë… kapital i vdekur, sepse nuk është investuar në prodhim… investime të gabuara. Televizionet me gazetarë dhe analista kurrë nuk i kritikuan politikanët opozitarë për shkatërrimin e Kosovës : shkatërrimin dhe ozurpimin e tokës, fabrikave-trojeve. 

Kurrë nuk i kritikuan as për mijëra ha (deri 16 mijë ha) që ua dhuruan Maqedonisë dhe Malit të Zi ? 

Nuk i kritikuan që Kosovës ia bashkangjitën 56 minishtete serbe (11 komuna serbe dhe 45 kisha-manastire serbe). Për çdo kishë-manastir Serbia pretendon ti ketë 5.500 ha. 

Politikanët opozitarë nga televizionet dhe analistët nuk u kritikuan as për korrupsion.

Këta nuk i ngucën as organet e drejtësisë. Opozita ende është kapëse e shtetit me kuadrot e saj në drejtësi, televizione e kudo. 

 

Literatura : 

“Vjetari Statistikor i KSA të Kosovës 1989” Prishtinë 1989

Nexhat Çoçaj “Shtigjeve të Lirisë”, Prizren 2004 

Dr. sc. Beqir Sadikaj “Fshatarët Punëtorë në Kosovë deri në vitin 1990”, Prishtinë 2004 

ASHAK “Shfrytëzimi i Qendrueshëm i Pasurive Natyrore”, Prishtinë 2011

“Instituti Ekonomik - Gjendja e Ekonomisë së Kosovës në vitin 1998”, Prishtinë 

Shefqet Sh. Pllana “Ekologjia e Kosovës me Ekologjinë e Gjenocidit Antishqiptar Serb” Dhjetor 1996 

“Lidhja e Ekonomistëve e Kosovës - Problemet Ekonomike në Kosovë me Vështrim të Veçantë në Ekonominë Private” Prishtinë 1996 

Prof. dr. Nuri Bashota 

Ismail S. Kastrati “Rrënimi dhe Rimëkëmbja e Kosovës 1998-2005” Prishtinë 2012

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat