Armend Mehaj, ministri më i suksesshëm i Mbrojtjes që ka pasur Kosova

Opinione

Armend Mehaj, ministri më i suksesshëm i Mbrojtjes që ka pasur Kosova

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 gusht 2023 Në ora: 19:57
Armend Mehaj

Të rrallë janë politikanët që punojnë dhe largohen me nder. Armend Mehaj, shqiptar i Kosovës la për ca kohë Oslon e bukur për të shërbyer në Kosovë. Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore. Ministër i Mbrojtës së Kosovës, Mehaj si askush tjetër më parë tregoi suksese të larta në FSK, respektivisht Ushtrinë e Kosovës.

Ndalja e kontratave të dyshimta brenda FSK, forcimi i saj me pajisje ushtarake nga më moderne, inkuadrimi i saj në ushtrime me trupat e NATO-s dhe SHBA, janë vetëm disa nga shumë sukseset e z.Mehaj në pozitën e ministrit të Mbrojtës. I detyruar të largohet për arsye familjare, z.Mehaj u falënderua për bashkëpunimin nga ambasadorët e ndryshëm në vendin tonë, përfshirë ambasadorin amerikan dhe gjerman.

Dëshmi e njeriut bashkëpunues, i disiplinuar, korrekt dhe punëtor. I ardhur nga fusha profesionale dhe jo nga militantizmi partiak, Armend Mehaj u tregua mjaft i suksesshëm. Për të ardhur keq nga opozita e mjerë, në vend të urimit për përmirësimin të gjendjes shëndetësore të gruas së ministrit, ngrisnin hipoteza për largimin e saj, për krisje të raporteve me kryeministrin, ndonëse u tha mjaft qartë arsyeja e largimit të tij.

Përtej luftës së egër për pushtet, shëmbëlltyra e z. Mehaj se me punë dhe jo llafe ecet tutje, t'i shërbejë opozitës për mësime se si arrihet deri te suksesi. Me urimin që Kosova të ketë sa më shumë njerëz të kalibrit të z.Mehaj, i dëshiroj shërim gruas të ish ministrit. Sukseset e tij do i ndihmojnë Kosovës jo vetëm për të tashmen, mes sfidave të shumta në konsolidimin e ushtrisë, armatimin e saj dhe disipilinën, ndër themelet bazë për sukseset e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat