Alicia Kearns, Edward Joseph, Kati Schneeberger, Bob Menendez, Reinhard Bytikofer, pro Kosovës

Opinione

Alicia Kearns, Edward Joseph, Kati Schneeberger, Bob Menendez, Reinhard Bytikofer, pro Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 13 gusht 2023 Në ora: 10:25
Rexhep Torte

E drejta dhe e vërteta e Kosovës shkëlqejnë si dielli,janë të fuqishmke si vullkani dhe tw furishme si uragani,janë të pathyeshme dhe triumfuese.

E drejta dhe e vërteta e Kosovës nuk mund të mbulohen as me mashtrimet e Serbisë gjenocidale,e as me dialogun pro serb Kosovë-Serbi të udhëhequr tashme 12 vite nga BE-ja,aktualisht nga pro serbët Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak,si edhe nga paraardhësit e tyre pro serbë Ketrin Eshton,Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn.

E drejta dhe e vërteta e Kosovës nuk mund të mbulohen as edhe nga SHBA-të,aktualisht me Antony Blinken,Derek Chollet,dhe Gabriel Escobar,si edhe nga paraardhësit e tyre pro serbë John Bolton, Mathew Palmer e Richard Grenell,të cilët me Hashim Thaçin,Aleksandër Vuçiqin,Vlora Çitakun dhe Edi Ramën,e përgatitën planin për ndarjen e Kosdovës,të cilin fatmirësisht e ndaloi Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë.

SHBA dhe BE në vazhdimësi deklarojnë se ky dialog për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi që e udhëheq BE-ja është lehtësues,ndërsa praktika e dëshmon të kundërtën se,BE me pro serbët Joseph Borrelldhe Miroslav Lajçak më shumë po e komplikojnë se sa që e lehtësojnë këtë dialog.

E drejta dhe e vërteta e Kosovës,janë ngritur nga rrënjët e njomura me gjakun dhe lotin e shqiptarëve në tërë Kosovën cep më cep,nga të vrarët e të masakruarit që nga pleqtë dhe gjer te foshnjat në djep.

Kjo e bën Kosovën tokë dhe atdhe të bekuar dhe tradhtinë e mallkuar,qoftë nga brenda ose jashtë Kosovës,sepse tradhtia ndaj Kosovës secilit do t’i bie kokës.

Pa njohje tw ndërsjellë nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve

SHBA dhe BE po e mashtrojnw veten,demokracinë,Kosovwn dhe mbarw shqiptarët edhe me Planin Franko-Gjerman,gjoja për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi,por ky plan ëdhtë vetëm rrenë me bisht,pasi askund nuk figuron njohja reciproke në qendër.

SHBA dhe BE aktualisht janë dorëzur para Serbisë gjenocidale,nga paaftësia pë t’iu kundëvënë Serbisë me sanknsione e ashpërsi,e jo me investime e dashuri.

Serbia gjenocidale për interesa të saj ekspansioniste ndaj Kosovës,në vazhdimësi po e shantazhon këtë dialog,duke mos i realizuar fare obligimet e saj nga ky dialog,dhe duke e mbajtur peng dhe duke e shfrytëzuar pakicën serbe në Kosovë për të krijuar tensione,bllokime të rrugëve,sulme ndaj policidë së Kosovës,djegien e automjeteve të saj,sulme ndaj KFOR-it dhe plagosjen e 90 paqeruajtësve të tij,sulmet ndaj EULEX-it dhe gazetarëve në Veri të Kosvës.

Çuditërisht për të gjitha këto incidente dhe sulme që i ka organizuar Serbia gjenocidale,kjo e fundit nuk ka marrë qoftë edhe një vërrejtje serioze.

Përkundrazi edhe BE-ja edhe SHBA-të,e kanë fajësuar vetëm Kosovësn duke i vendoshur edhe masa ndëshkuese.

Të rikujtojmë se pakica serbe në Kosovë tashmë 24 vite nuk po e paguan energjinë elektrike që po e konsumon,dhe këtë energji elektrike e paguajnë taksapaguesit e Kosovës me miliona euro nëvit,dhe se kësi rasti nuk nuk mund të gjesh askund në botë.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutën demokratike të Kosovës, megjithatë Serbia gjenocidale ankohet me mashtrime gjoja se kjo pakicë serbe na qenka e rrezikuar nga shqiptarët në Kosovë,gjë që nuk është aspak e vërtetë dhe se mund të verifikohet në çdo moment.

Zëra kririkë në mbrojtje të Kosovës

Alicia Kearns-deputetja britanike,këtyre ditëve iu drejtua me lëtër BE-së,SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, letër të cilën e kanë nënshkruar 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtmë të shteteve përëndimore dhe 56 deputetë.

Në këtë lëtër veç tjerash thuhët se,“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese ku të sigurohemi që të ketë ekulilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos i përsërisim gabimet e të kaluarës.Është e rrallë që kaqë shumë kryetarë të komisioneve për punë të jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet ose për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzim .Ne duam të shohim një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.Me respektim dhe dëgjim të pakicave.Është unnike që të keshë një pjesëtar kaqë të lartë të-Ukrainës në fletëmbështetje të Kosovës”,deklaroi Kearns më datë 7 gusht 2023.

Kjo letër iu dërgua zyrtarëve të lartë të BE-së,Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Mbretësisësë së Baskuar,duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Mungesa e presionit ndaj Serbisë, rrëmbimi arbitrar i tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it,vunë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve,thuhet në letër,dërguar Antony Blinkenit,Joseph Borrellit dhe James Cleverly.

Edward Joseph-Prof.amerikan në Universitetin “Jons Hopkins”,lidhur me këtë letër,deklaroi se,“Fakti se Oleksandr Merezhko-Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës,që është pjesë e partisë së Presidentit Zelensky,është bërë pjeë e kësaj letre,tregon se Kievi është afër njohjes së Kosovës.Vjosa Osmani në qershor u takua me Zelenskyn në Samitin e dytë të komisionit Evropian në Moldavi.

Bob Menendez,Titus,Trus mund ta përparojnë mesazhin e tyrë të fuqishëm duke i kërkuar Joe Bidenit që t’I kërkojë Kievit ta njohë Kosovën-duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan,duke i dhënë fund Beograd-centrizmit në politikën e Ballkanit,dhe duke i liruar serbët e Kosovës nga përdorimi si pengje. Kjo do të ndikojeë edhe të 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”,thotë Prof.Edward Joseph.

Bob Menendez-senatori amerikan,lidhur me këtë letër deklaroi se,“Jam krenar që bashkohem me kryetarët e transatlantik të komisioneve të jashtme dhe ligjvënësve @Miko-SPD &@Chairolex,për të kërkuar nga qeveritë tona që të shfrytëzojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë.Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funsionojë”, u shpreh Menendez.

Kati Schneeberger-Këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, më 10 gusgt 2023,deklaroi se,“Mirëmëngjesi Evropë.Sanksionet ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës.duhet të mhiqen sa më parë.Pra,sulmi dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it na qenka sjelljë në përputhjë me vlerat tona evropiane?Jam e tronditur nga vlerat e supozuara evropiane që disa zyrtarë të Bashkimit Evropian po përfaqësojnë këtu.Provokimi dhe përshkallëzimi vijnë nga propaganda ruse”.

Pa marrë parasysh deklaratën e Joseph Borrelit se,BE-ja ka 27 parlamente me disa mijera parlamentarë,dhe se qëndrimet merren sëbashku,kjo letër do të trokasë në ndëgjegjen demokratike dhe do t’i nis debatet që do të ndikojë pozitivisht në qasjen ndaj të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës,si edhe do t’i dënojë mashtrimet e Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut,duke mos e përjashtuar as edhe zëvendësimin e tyre me dy persona tjerë korrektë dhe dinjitoze.

Kjo letër do të ndikojë edhe në korrigjimin e qasjes së Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj të drejtës dhe në të mire të Kosovë dhe të mbarë shqiptarëve.

Diplomacia aktuale e SHBA-ve dhe e BE-së ndaj Serbisë gjenocidale është e paaftë,gjersa Serbia po bën lojëra me ta,duke mos i vendosur sanksione Rusisë edhe pas 15 muajve nga agresioni në Ukrainë,por përkundrazi është duke i thelluar edhe më shumë marrëdheniet me Rusinë gjenocidale.

Antony Blinken,Derek Chollet,GFabrile Escobar,Christopher Hill dhe Jefrey Hovenier,për fat të keq e kanë humbur betejën diplomatike me Serbinë gjenocidale,e cila edhe pse po leh si qeni pa dhëbë,këtyre u duket si gogoli fantazmë dhe po i frikëson nëpërmjet Aleksandër Vuçiqit-Presidentit ktiminel dhe kriminelit Marko Gjuriq-ambasadori i Serbisë në SHBA,i cili ishte organizatori kryesor i djegies së ambasadës së SHBA-ve në vitin 2008 në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat