Ja! Kjo është fytyra origjinale e popit Janjiq

Opinione

Ja! Kjo është fytyra origjinale e popit Janjiq

Nga: Milazim Maraj Më: 13 gusht 2023 Në ora: 21:03
Milazim Maraj

Popi që qëndron në kishën ortodokse shqiptare të okupuar nga Serbia “Manastiri i Deçanit” deri tani i fshehur pas mjekrës së tij të zezë dhe pelerinës të zezë korb nxori fytyrën e tij origjinale prej një spiuni dhe krimineli rus. Tregoj që ai nuk përfaqëson një famullitarë, një njeri të zotit dhe mirësisë por një kriminel spiun të Rusisë që bekon, krimet i financon ato dhe punon pa ndërprerë punon për gjakderdhje te reja në Dardani. Ai këtë herë doli me kërcënim së ndaj NATO-s, perëndimit dhe botës së terë që nuk është në përkrahjen krimeve ndaj demokracisë dhe mirëqenies së njeriut.

Gazetari hulumtues i gazetës NIN, Milan Radoniq nxori një të vërtete që lenë prapa saj një hije të zezë me shumë dyshime për të ardhmen e Gadishullit Ilirik dhe Evropës në përgjithësi. Për 11 vite 8.5 miliard dollar janë investuar në Kosovë. Ku?!!. Askush nuk e di. Janë investuar në kisha tani për tani të okupuara nga Pansllavizmi rus?. Për çka janë përdor këto para, për armë apo? Jonë paguar shtrenjtë dy organizata kriminale dhe terroriste “Brigada e Veriut” dhe Mbrojtja civile”. A kanë lidhje këto para më krimet në Kosovë? Ato që u bënë pas lufte dhe që po behën tani në Kosovë dhe Serbi.

Shpërthimi i këtyre krimeve në Kosovë janë dorë e zgjatur e një rrjete kriminale të përgatitur mirë, në mënyrë shumë profesionale që ka ndikim të kriminelet serb dhe të tjerë në Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe me gjerë. Cilat janë projektet të cilat kanë gëlltit aq shumë para që si buxhet qenka në fund të realizimit? Cili është rezultati i tyre?. A u pagua nga ky fond falsifikatori Dik Martyt i cili po ruhet të mos e vrasin vet shërbimet serbe që dikur e paguanin? A janë përdorur këto para për korrupsion të misionarëve që janë kaq të zëshëm kundër Kosovës, a kanë përfituar dhe sa Borrell, Lajçak, Stane, Palmer Grenell dhe Eskobar? Apo ka shqiptarë që kanë përfituar nga ky fond antishqiptar dhe antinjerëzor? A përfituar Edvin Kristaq Rama? Dritan Abazo viq, gjë nga ky projekt famëzi? Apo ka kësi çanaklëpirësish shqiptar edhe nga Kosova që ua kanë lyer buzët me kos, për shërbime të mëdha?. Nëse asgjë nga kjo Vuçiq dhe klika e tij nuk ka arritur, një është e sigurt prolongimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi po se po.

Ky ka paguar kriminelet në Kosovë që të pengojnë funksionimin e shtetit ligjor të Kosovës. Millosheviq ka pas treguar së në Kosovë paguan 700 spiun. Me këta e organizoj protestën e turpshme dhe antishqiptare të vitit 2004. A ka përfituar BIK diçka nga kjo shumë e të hollave. Tani në Kosovë ka 1000 hoxhë, që kanë filluar të përdhosin vlerat tona të shtrenjta kombëtare. Ata predikojnë gjuhën shqipe si haram, si gjuhë laneti dhe kauri. At e ofendojnë flamurin tonë kombëtarë duke e quajtur leckë, flamur me të cilin nuk shkohet në xhenet dhe nuk duhet të mblidhemi rreth tij. Ky far spiuni i shquar u shpërblye me një makinë të re dhe nuk pat fare për turp deklarimin haptas për dhuratën e pranuar. Serbet që Vuçiq i mbanë në Kosovë i ka robëruar për mes të listës serbe.

Këta serb që i ka material të pa dhimbshëm për të i harxhuar për projektin e tij të rrezikshëm dhe postin e tij nga i cili nuk shkoqet dot. Kriminelet e luftës i veshi në uniformën e Policisë së Kosovës me një marrëveshje shumë të dhimbshme, në kurriz të popullit shqiptarë. Vishen polic të Kosovës ata që kishin vrarë, dhunuar, plaçkitë djegë dhe dëbuar nga shtëpitë dhe pronat e tyre. A morën këta polic- kriminel nga dy paga në muaj. Një nga Kosova dhe një nga Serbia, por duke qëndruar gjithmonë në mbrojtje të krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili lulëzoj në veri të Kosovës dhe jo vetëm këtu. Këta nuk hezituan që bashkë me Devollin të vejnë Qeverinë e Kosovës në lojë të turpshme që po heqin barrikadat në mes të Kosovës dhe Veriut të saj.

Pasi që disa zyrtarë të Kosovës filluan të i çmojnë këtë veprime e këtyre matrapazëve false, sikur arritje të tyre ata publikisht nga një bufe në veriun e Mitrovicës duke u qeshur, treguan se kjo ishte një vetëm një mahi. Nga kjo lojë mjaftë komprometuese nuk pat ndonjë përgjegjësi. Heshtën, Pse???!!. Krijimi i një mesi, të pa sigurt për të gjithë në Kosovë dhe për shqiptarët e Kosovës në Shqipëri ,ishte një arritje, nga këto projekte famëzeza. A mos nga këto projekte u ndanë para për blerjen e grave nga Shqipëria nga se këto ishin thjeshtë martesa politike që u organizuan nga grupe kriminale për trafikimin e grave shqiptare. Projekti i tyre ka ngjashmëri me atë të Turqisë. Vendosja e shqiptarëve në kufi me shtetet fqinjë për të mbrojtur kufijtë turk. Tani kjo tregti grash behët për ata djem serb që nuk martoheshin dot dhe ishin rreth kufirit me Kosovën. Kjo i bije që djemtë e këtyre grave të luftojnë kundër dajëve të tyre.

Këto martesa u bekuan dhe kurorëzimi u bë nga këta pop që kanë shumë qëllime të zeza për njerëzimin në përgjithësi. Kumbarë i një prej këtyre martesave të turpshme ishte vet Kryeministri serb Daçiq kjo tregon angazhimin e shtetit serb në trafikim të grave nga Shqipëria. Për marrëdhëniet e Kosovës dhe shteteve fqinjë ka reaguar Vuçiq edhe Petkoviq, ata i pengon marrëdhënia e mirë e shqiptarëve me këdo në botë dhe në veçanti në Gadishullin Ilirik. Çdo marrëdhënie e mirë e shteteve të këtij gadishulli i prish planet ruso- serbe për makro-planin e tmerrshëm për botën ruse . Për përgatitjen e një lufte po vazhdojnë në të gjitha format dhe mënyrat. Të dashur miq paqja në Evropë ka vulën e Gjegj Kastriotit dhe të Nënës Terezës. Sa më shpejt të kuptohet kjo aq më mirë është për njerëzimin.

13.08.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat