Jefrey Hovenier - ambasador i SHBA-së në Kosovë, kur do të kthehen shqiptarët e dëbuar autoktonë në veri?

Opinione

Jefrey Hovenier - ambasador i SHBA-së në Kosovë, kur do të kthehen shqiptarët e dëbuar autoktonë në veri?

Nga: Rexhep Torte Më: 14 gusht 2023 Në ora: 20:06
Autori Rexhep Torte

Jefrey Hovenier-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, më 14 gusht 2023 u takua me Nenad Rashiq-Ministrin serb në Qeverinë e Kosovës, i cili e udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Jefrey Hovenier pas këtij takimi, deklaroi se, “Takim i mirë me Nenad Rashiq-Ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit ë tij për të përkrahur të gjithë serbët, te cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta.

Çështja e kthimit mbetet një prioritet lartë për SHBA-të dhe partnerët tanë”, thuhet në postimin në llogarinë e ambasadorit në Tëiter, transmetoi “Bota Sot” në WEB faqen e saj të datës 14 gusht 2023.

O Jefrey Hovenier, për të qenë një ambasador i vyer për SHBA-të dhe për demokracinë, nuk duhet të jeni aq miopë dhe naivë, që të kërkoni kthimin e serbëve në Kosovë.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, duhet ta dini se serbët që janë larguar nga Kosova gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, janë serbë që i kanë përlyer duart me gjak gjer në bërryl, duke i vrarë e masakruar shqiptarët autoktonë e të pafajshëm.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, duhet të jeni i informuar saktësisht se më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 në veriun e Kosovës, grupet e armatosura kriminale serbe, me urdhër të Beogradit, kryen sulme barbare ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm, duke vrarë dhjetëra shqiptarë e duke plagosur qindra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm.

Me këtë rast me dhunë u detyruan të shpërngulur më shumë se 15 mijë shqiptare autoktonë e të pafajshëm, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe në pronat e tyre.

Ju si ambasador i SHBA-ve ne Kosovë, duhet ta dini, se Serbia gjenocidale hegjemoniste në veri të Kosovës, në pronat e shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të dëbuar me forcë, është duke ndërtuar koloni serbë, ku në shtëpi të reja, të mobiluara dhe me një pagë mujore pa punuar asgjë, po vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, duhet të jeni të vetëdijshëm se kthim të dinjitetshëm dhe në kushte të sigurta duhet të kenë shqiptarët autoktonë e të pafajshëm të dëbuar nga bandat e armatosura serbe në veri të Kosovës, e jo serbët të cilët asnjëherë nuk kanë banuar në Kosovë.

Këtë duhet ta kishit biseduar me Ministrin Nenad Rashiq, e jo pallavrat që po i flisni për opinion dhe në favor të Serbisë gjenocidale hegjemoniste.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, duhet të lexoni për historinë e Kosovës, dhe të informoheni se pakica serbë në Kosovë është mbeturinë e hordhive të egra të ardhura nga Karpatet.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, duhet ta dini se shqiptarët kanë jetuar gjer përtej Nishi dhe se shqiptarët në historinë e tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, duhet ta dini se në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët dhe askush tjetër.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, duhet ta dini se mbi bazën e Kushtetutës demokratike të Kosovës, pakica serbë në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në Evropë.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovës, duhet ta dini që pakica serbe në Kosovë tashmë 24 vite nuk po e paguan energjinë elektrike që e konsumon, dhe se për këtë nga Buxheti i taksapaguesve të Kosovës ndahen më shumë se 10 milionë euro në vit për t’i paguar faturat e energjisë elektrike kësaj pakice serbe.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, jeni i pranishëm dhe e dini se të gjitha incidentet në veri të Kosovës po i shkaktojnë grupet e armatosura kriminale serbe, strukturat paralele serbe dhe kontrabandistët serbë.

Ju si ambasador SHBA-ve në Kosovë, e dini shumë mirë se askush nga shqiptarët dhe Qeveria e Albin Kurtit, nuk po e sulmojnë pakicën serbe, por po i ndjekin vetëm grupet e armatosura kriminale serbe, strukturat paralele serbe dhe kontrabandistët serbë.

Ju si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, për të gjitha këto qëllime ekspansioniste të Beogradit, duhet me korrektësi dhe realisht ta informoni Departamentin Amerikan të Shtetit, e jo me mashtrime e gënjeshtra, sepse Kosova demokratike pro SHBA-vë, pro BE-së dhe pro NATO-s kërkon vetëm të drejtën e saj, e asgjë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat