Sa më shpejt të bëhet sigurimi shëndetësor, 18% e pacientëve nuk shkojnë te mjeku pasi s’kanë mundësi të paguajnë

Opinione

Sa më shpejt të bëhet sigurimi shëndetësor, 18% e pacientëve nuk shkojnë te mjeku pasi s’kanë mundësi të paguajnë

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:55
Autori Faton Mehmeti

Ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës është mungesa e sigurimeve shëndetësore. Të kujtojmë se sigurimi shëndetësor është një shërbim, apo një lloj mbulimi i sigurimeve që një person paguan për shpenzime mjekësore, kirurgjikale, e ndonjëherë dentare. Ky shërbim mund të rimbursoje të siguruarit për shpenzimet e bëra nga një sëmundje. Kosova ende vuan nga mungesa e sigurimeve shëndetësore.

Për herë të parë një Ligj për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007, ndonëse në vitin 2009 ligji për sigurime shëndetësore ishte tërhequr për shkak të buxhetit. Ndërkaq ligji i ri për sigurime shëndetësore u miratua në vitin 2014, por që prapë asnjëherë nuk u zbatua. Ata pak qytetarët që kanë sigurime shëndetësore janë të siguruar vetëm përmes kompanive private.

Rruga deri tek jetëtsimi i këtij ligji duket e gjatë, edhe pse nevojat janë të mëdha. Dhjetëra e qindra miliona euro qytetarët e Kosovës për çdo vit i harxhojnë për trajtim mjekësor jashtë shtetit. Qytetarët e Kosovës janë viktima të mungesës së funksionalizmit të ligjit, pasi:

“Pacientët 18% e tyre nuk po shkojnë fare te mjeku në pamundësi për t’i paguar tarifat financiare, 34% po kanë vështirësi financiare t’i sigurojnë shërbimet, 40% janë pagesa nga gjepi që në bazë të rekomandimeve të OBSH-së duhet të jenë nën 20%”, ka thënë Besim Kodra, kryetar i Shoqatës së Pacientëve.

Shqetësuese këto shifra, Kosova mbetet një nga vendet e rralla në Evropë pa sigurime shëndetësore, ndonëse secila qeveri e subjekt politik e premton në fushata zgjedhore. Por, ndryshe qëndron puna për politikanët dhe familjarët e tyre. Familjarë të diplomatëve të Kosovës gëzojnë një privilegj çfarë nuk e kanë qytetarët e tjerë. Nga buxheti i shtetit atyre u mbulohen shpenzimet për sigurime shëndetësore që kontraktohen në vendet ku janë me mision familjarët e tyre. Shteti të mendojë dhe punojë për qytetarët, kjo e drejtë elementare sa më shpejt të jetësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat