“Mrekullia edramjane”: Pushtetarët sheikohen, shumica e popullit varfërohen!

Opinione

“Mrekullia edramjane”: Pushtetarët sheikohen, shumica e popullit varfërohen!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 18 gusht 2023 Në ora: 09:49
Autori Xhevat Mustafa

Ata që kanë firmos e vulos gjatë këtyre mbi 9 viteve për qindra miliona dhe miliarda euro për inceneratorë, projekte sheikorë, për tendera, koncensione, PPP- ra; autostrada, ku 1 km me 4 korsi kushton më shumë se në Zvicër, Holandë, Belgjikë, Gjermani...,1 km me 6 korsi...; për "komplekse turistike maldiviane" apo "floridiane"; për kulla 30-60 katëshe...;për oligarkë, "investitorë strategjikë",ortakë, vëllezër, motra, kunetër, miq, shokë..., "nuk janë qorra"! E shikojnë mirë se cilët pasurohen, sa me sulltanë e sheikë mund të krahasohen! Po kaq mirë e shikojnë edhe se për ditë shumë shqiptarë kanë mbetur siç kanë qenë gjithë jetën dhe nga rritja e çmendur e çmimeve vazhdimisht, varfërohen!Po kështu, i kanë sytë në ballë e si të shqiponjës dhe shikojnë, edhe pa syza, se si plot shqiptarë nga familje përjetësisht hallemëdha, jo për turizëm e si turistë, nëpër vende të Perendimit pareshtur e me qindra për javë largohen...!

Merret me mend se firmaxhinjtë dhe vulazinjtë e dinë mirë dhe e shikojnë, edhe në shtëpitë e tyre e të soit e sorrollopit të vet, kujt apo cilëve "ua kanë fal" milionat dhe miliardat apo në cilat adresa derdhen lumenjtë me miliona...! Por, as mendojnë e as e "kujtojnë" me një fijëz frikë edhe SPAK- un, që të ndalojnë të hedhuri firma dhe vula të florinjta e të lubinjta, pa kandar e hesap, për vetet dhe gjëmësjellëse për vend dhe shumicën e popullit! Sepse, siç ua kanë lënë mësim edhe Enveri dhe Ramizi dhe siç është vertetuar për mbi 78 vjet, thesari dhe buxheti i këtij shteti është si deti! As shteron, as bëhet kos...! Ndërsa shumica e popullit, "çuditësisht", "çmendurisht" apo SHQIP fare mbetet po njësoj...!!!??? Domethënë, si qingja, dele, derra e dosa, buaj e bullica për qerre ose kuaj, pela, mushka, gomarë e gomarica për karroca...

Kur është zbuluar AMERIKA dhe...SHQIPËRIA?

Sipas dokumenteve historike AMERIKA është zbuluar në fund të shekullit të 15- të, saktësisht në vitin 1492 nga Kristofor Kolombi! Ndërsa Shqipëria ose "Moldavia e Evropës" është "zbuluar" nga Edi Rama dhe Mirela Kumbaro, që "pandehin" se "edhe bukuritë e natyrës e të perendisë janë suksese dhe merita të...qeverisë"; nga disa media shqiptare e ndërkombëtare si dhe nga 2-3 milionë turistë nga vende të tjera të botës, në çerekun e parë të shekullit të 21, më 2022- 2023!? Natyrshëm plot shqiptarë dhe ndërkombëtarë mund të pyesin: ku ka qenë deri më sot ky vend, me natyrë të mrekullueshme dhe plazhe të bukur? "E rilindi" Rama- qeveria dhe kanabizia apo e hodhi Perendia nga...gjithësia?

 Përse për një jetë të tërë njeriu ka mbetur parajsë natyrore për turistët e huaj, kryesisht nga vende të Perendimit dhe për fitime përrallore për 100, 1.000, 10.000...pronarë e ferr tokësor për shumicën e banorëve vendas??? Shqipëria turistike "u zbulua" nga turistët e huaj për detet dhe plazhet, liqenet dhe malet apo nga çmimet edhe sivjet pak më të ultë se në vendet e tyre, por tmerrues, varfërues dhe çmendës për rreth 65% të familjeve shqiptare me të ardhurat mujore më të ulta në rajon e në Evropë si vend e si popull???!!! Si është e mundur që AMERIKA e zbuluar 531 vjet më parë është me zhvillim të përgjithshëm dhe mirëqenieje tepër të lartë dhe shumica e popullit shqiptar më 2023 jetojnë në një nivel varfërie masive të krahasueshme me amerikanët më 1903 e me vetë shqiptarët më 1993...???!!!

Fredi Bejleri, një "gjethe fiku" në tokë, për të mbuluar një çeshje madhore jo vetëm në detë...?

Në protestën e organizuar në Himarë në mbështetje të Fredi Bejlerit, domethënë pakëz edhe kundër Edi Ramës, më 14 gusht 2023, folën edhe dy "miq" të ardhur nga Greqia, kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut...Ata ishin urdhëruar nga lart e nga trashëgimia të flisnin sikur të ishin në vendin e tyre dhe kështu folën në greqisht, por lehtë kuptueshëm edhe në shqip. Me të drejtë plot SHQIPTARË, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, janë ndjerë të revoltuar dhe kanë reaguar shqiptarisht! Pyetja e shumicës së SHQIPTARËVE pa poste të larta qeveritare ishte afërsisht në këtë formë: përse i lejuan të futeshin në Shqipëri dhe nuk i shpallën non grata!? Përgjigja mund të ishte afërsisht me këtë tekst: Edi Rama të shpallë non grata në Shqipëri dy kryebashkiakë nga "Greqia motër apo aleate strategjike, me të cilën e lidhin shumë fije"?! Ai nuk u kursye ndaj McGonigalit dhe Xhorxh e Alex Soros- it për të shpallur non grata shqiptarin dhe kryeopozitarin Sali Berisha...dhe nuk do të kursehet për të mbajtur sa më gjatë PS, PD, OPOZITË, SHTET, DREJTËSI, OLIGARKI..., nën këmbët e tij...!

Lidhur me personazhin kryesor të kësaj farse juridiko- politike shqiptaro- greke, nuk është e vështirë të kuptohet se Fredi Bejleri u arrestua dhe mbahet në burg se "ashtu është loja" me nga dy porta, në tokë e në detë...! Kështu, Edi Rama fiton ca pikë si "patriot i madh" dhe antigrek i thek me një çeshtje individuale dhe minore dhe "mbulohet me gjethe fiku e vërteta në thellësi të detit Jon" për një çeshtje shumë madhore...! Për këtë dyshim apo mendim ndihmon edhe logjika e thjeshtë! Le ta pranojmë për të vërtetë se Fredi Bejleri "ka blerë" në Himarë nja 10, 20, 100...vota! Por, është parë e kuptuar se shtabet elektorale të kandidatëve rilindas dhe patronazhistët kanë blerë dhe "vjedhur allasocialistçe" më 14 maj me dhjetra mijëra vota anë e mbanë Shqipërisë, sipas një vesi dhe zakoni të vjetër...dhe pa u hyrë gjemb në duar e këmbë...!As mendja e Odiseut nuk do të mendonte kaq hollë... e kaq larg!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat