Në Ukrainë mbrohet rendi i ri botërorë së bashku me paqen dhe sigurinë globale të botës ose planetit tonë

Opinione

Në Ukrainë mbrohet rendi i ri botërorë së bashku me paqen dhe sigurinë globale të botës ose planetit tonë

Nga: Agron Shabani Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:53
Autori Agron Shabani

"Nëse ne ruso-sovjetikët kemi vendosur të jemi të ndarë dhe barrikaduar përgjithmonë me anglo-amerikanët dhe popujt tjerë perëndimorë nëpër trashe, rrogoze, istikame, kampe, llogore ose blloqe të ndryshme ushtarake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera: Atëherë nuk e kam të qartë se si do e ndajmë dhe

eksplorojmë qiellin ose universin e pafund me amerikanët, gjermanët, anglezët (britanikët) dhe popujt tjerë perëndimorë?!, citohet të këtë ngritur ose parashtruar pyetjen e mësipërme, gjatë një bisede spontane ose konfidenciale me miq, Sergej Pavlloviç Koroljovi me origjinë nga Ukraina, i cili së bashku me Valentin Ljushkovin, Vasili Mishinin, Andrej Tupoljevin, Mihail Gromovin, J. Antonovin, Dimitrij Kuznjecovin, Nikollaj Kardashevin, Vasili Fesenkovin, Kirill Fllorenskin, Nikollaj Barabashovin, Igor Vlladimiroviç Belinskin, Aristark Bjellopoljskin, Jevgenij Krimovin, Marjan Kovaljskin, Ljudmilla Karashkininsken, Valentina Grisodubovsken, Elena Pitjeven, Dimitrij Maksutovin, Saharovin, Viktor Safranovin, Aleksandar Aleksandroviç Mihaillovin, Nikollaj Moisijevin etj., konsiderohen si arkitektët ose pionierët e parë të astrofizikës dhe disiplinave të tjera të shkencave ushtarake, atomike, kosmike ose astronomike.

Shkencëtari i lartpërmendur i Ukrainës, Sergej Pavlloviç Koroljov, thuhet se vdiq shumë herët (lexo: në mënyrë misterioze ose enigmatike) në një spital ushtarak të Moskës në vitin 1975, pas një intervenimi (operacioni) kirurgjik si shumë figura dhe personalitete të tjera eminente me origjinë nga Ukraina në ish BRSS-së. Mbase, si agjent, spiun ose ko laborator të gjermanëve dhe anglo-amerikanëve.

Gjithashtu thuhet se Sergej Pavlloviç Koroljovi, nuk e çonte aspak mirë me Valentin Ljushkovin, Vasili Mishinin, Makarovin dhe shkencëtar të tjerë rusë në fushën e shkencave kozmike ose astronautike, të cilët asokohe kishin lidhje të forta me Hrushçovin, Brezhnjevin, Antonovin, Sokollovin, Ustinovin, Kulikovin, Podgornin, Vinogradovin, Çërnjenkon, Andropovin, Kosiginin, Gromikon, Susllovin, Kulokovin, Uytinovin, Sokolovin dhe anëtar të 'gardës revolucionare' ose aparatit të fuqishëm të ushtarako-policor të shtetit dhe partisë (politbirosë) së njohur ruso-sovjetike.

Ishte ajo periudha ose etapa me e fluidshme, hektike, agresive ose dinamike e "luftës së ftohë" dhe konfrontimeve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, e sidomos në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme....Me ç ‘rast, pos garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim nuklear ose atomik: Lufta e asokohshme në mes SHBA-së dhe BRSS-së, si fuqitë (superfuqitë) kryesore të Paktatit të NATO dhe ish "Traktatit të Varshavës", ishte zhvendosur në fushën e "luftës së yjeve", respektivisht për "pushtimin e hapësirës qiellore, interstelare ose galaktike", ku shkencëtaret ose astrofizicientët e mesipërm ruso-sovjetikë-përballë vetës i kishin shkencëtarët ose ekspertët e njohur amerikan (kryesisht me origjinë gjermane) si Werner von Braun, Arthur Rudolph, Robert Struchgold dhe të tjerë në fushën e astrofizikës, termodinamikës dhe fizikës nukleare ose atomike, të cilët shumë kohë para rusëve e kishin prekur ose shkelur Hënën, duke e çuar kështu njeriun e parë (Amstrongun) në Hënë. Edhe pse rusët ishin të parët që i kishin dërguar njerëzit ose kosmonatutët (astronautët) e tyre në hapësirë, apo në gjithësinë qiellore (Gargarin, Roseljonov etj.).

Ndërkohë që në kuadër të garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithëmbarshem nuklear ose atomik, asokohe e kishte arrirë shifrën trishtuese ose alarmante prej 5O megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjësisht, 2O milion eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori. Kjo deri me dekompozimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshaves" në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar kur u zhbë ose shkatërrua tërësisht perandoria e kuqe ruso-sovjetike. Kjo, sidomos pas ardhjes së Mihail Gorbaçovit reformator dhe bashkëpunëtorëve të tij Igor Ligaçov, Anatoli Çubais, Dimirtrij Jakovljenjko, Eduard Shevarnadze dhe të tjerë në krye të shtetit dhe partisë ruso-sovjetike.

Se këndejmi, me ndihmën konspitative dhe logjistike të ish BRSS-së dhe Kinës, gjatë dhe menjëherë pas luftës së SHBA-së në Vietnam, Kore etj...në kuadër të të ashtuquajturit "trekëndëshit të artë" në mes Tajlandës, Vietnamit dhe Miarmarit (Burmës)-ishte ngritur karteli me i madh i drogës, alkoolit dhe shpëlarjes së parave të pista nën komandën e baronit ose kapos së krimit, terrorit dhe brutalitetit të egër me origjinë nga Vietnami, Kom Sa, i cili pos "perandorisë së drogës", e kishte ngritur ose themeluar edhe ushtrinë private prej dhjetëra mijëra ushtarësh të paguar nga buxheti ose kapitali i ngritur nga droga, alkool dhe veprimet tjera kriminale, me një vlerë enorme prej disa miliarda dollarë amerikan brenda vitit, të cilët kishin për detyrë t'i godisnin dhe sulmonin caqet dhe interesat e SHBA-së dhe Perëndimit në rajon dhe gjithandej detit lindor ose Indopacifikut, ku ish BRSS-ë dhe Kina kishin investuar shumë mjete dhe kapital të madh kundër anglo-amerikanëve në Vietnam, Korenë e Veriut, Tajlandë, Birmani (Burma) dhe gjithandej.

Mercenarët ose desperadosët e baronit ose komandantit Kom Sa etj., thuhet se asokohe kanë vrarë dhe masakruar shumë ushtar dhe oficer amerikan në Vietnam.

Ndërkohë që edhe Pol Poti dhe 'kmerët e kuq', shiheshin si dorë e djathtë e Rusisë (ish Bashkimit Sovjetik) dhe Kinës në luftën e tyre kundër interesave anglo-amerikane në Lindjen e Largët dhe gjithandej.

Dikur me vonë me ndihmën e ruso-sovjetikëve, u ngritë dhe afirmua edhe

Pablo (Capo) Escobari me kartelet e tij të drogës në Medelino dhe Bogota të Kolumbisë, i cili thuhet se kishte lidhje të posaçme me Daniell Ortegën e Nikaraguas dhe regjimin e tij antiamerikan ose sandinist, me Batistën dhe Fidel Kastron e Kubës, Somozën, si dhe me regjimet tjera antiamerikane në Venecuelë, Bolivi si dhe në vendët tjera të Amerikës Latine që ishin në valë të shkurtra me ruso-sovjetikët, kur u ngritë dhe formatizuar edhe Farku, apo ushtria ilegale në Kolumbi, huntat e ndryshme ushtarake etj.

Në instancë të fundit edhe lufta shkatërrimtare dhe apokaliptike e Putinit në Ukrainë, në një masë të madhe mund të jetë e financuar nga bosët ose "baronët revolucionar" të karteleve të drogës në Azi, Amerikën Latine dhe gjithandej....Plus nga "shteti i thellë"ose dubioz.

Ndonëse, Nikollas Maduro i Venecuelës, Llukashenko i Bjellorusisë, Vuçiçi i Serbisë, Da Lula i Brazilit së bashku me liderët e Kinës dhe Indisë etj., shihen si miq, partner dhe aleat strategjik dhe ushtarako-ideologjik të Rusisë së Vlladimir Putinit, në kuadër

të bllokut (kampit) të njohur antiamerikan ose anti-perëndimorë, i cili thuhet se përben afro 45 % të popullsisë së përgjithshme të globit, dhe mbi 3O % të rezervave dhe kapitalit botërorë.

Ç' është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marrëdhënieve ndërkombëtare që duhet kompensuar, riparuar ose rikuperuar patjetër.

Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komploteve dhe shantazhëve të ndryshme si lufta në Ukrainë, apo lufta e brendshme qytetare në SHBA-së që kanë për qëllim "ndarjen ose copëtimin e SHBA-së" në "Veriun e pasur" dhe Jugun e varfër" si dikur (1861-1865) së bashku me rënien ose përmbysjen e BE-s, si dhe vet rendit botëror, e sidomos sistemit të njohur industrial ose kapitalist me ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimeve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.

Ndaj, siç e kemi cekur shpeshherë: Përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapor, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O miliard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezervat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumet dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve safirëve, xhevahire të shumta ose diamanteve. Plus naftës dhe benzinës.

Në anën tjetër ndërkaq, rajoni i njohur i Nagorni Karabahut, thuhet se është njëri prej rajoneve më të pasura dhe me të rëndësishme në domenin (kontekstin) e njohur strategjik dhe gjeopolitik në të gjithë globin. Për Nagorni Karabahun, në të kaluarën dhe deri me sot, janë zhvilluar luftëra ose konflikte të shumëta në mes Rusisë dhe Turqisë, Azerbejxhanit dhe Armenisë dhe kështu me radhë. Ndaj, ajo që të bie në sy në luftën ose konfliktin e njohur në mes Azerbejxhanit dhe Armenisë për Nagorni Karabahun, pos tjerash, është fakti i njohur se Azerbejxhanin vazhdimisht e kanë ndihmuar ose mbështetur ushtarakisht Turqia dhe Izraeli, ndërsa Armeninë- Rusia dhe Irani. Pse (përse) kjo? Edhe pse shumica e popullsisë së Iranit dhe Azerbejxhanit, janë mysliman të sekreti ose tarakut shiitë (shiia): Irani dhe Azerbejxhani kanë probleme ose mospajtime të shumta për rreth zonës kufitare, ku Azerbajxhani pre supozon se pjesa kryesore e territorit të sotëm (aktual) të Iranit, historikisht, gjeografikisht dhe etnikisht i takon Azerbajxhanit, për faktin se ai teritor ose ajo hapësirë e Iranit të sotëm, me resurse dhe pasuri të shumta natyrore dhe nëntokësore, mbi 99% është e përberë nga azerët autokton dhe etnik. Ndërkaq, Irani pretendon se pjesa me e madhe ose kryesore e Azerbajxhanit të sotëm i takon Iranit, gjegjësisht isht perandorisë së Persisë ose Medisë në Antikë. Shih për këtë, e ashtuquajtura Republika Islamike e Iranit e ndihmon dhe e ka ndihmuar vazhdimisht me mjete ushtarake, financiarë, tregtare, ekonomike dhe të tjera Armeninë kristiane ose katolike në luftë kundër Azerbejxhanit mysliman.

Ndërkohë që Azerbejxhani është eksportuesi (liferuesi) ose furnizuesi me i rëndësishëm ose kryesor i Izraelit me naftë, benzinë dhe gas natyror, respektivisht blerësi ose importuesi kryesor i aeroplanëve bombardues, si dhe i mjeteve të tjera ushtarake ose luftarake nga Izraeli që kapin shifrën e qindra ose miliarda eurove ose dollarëve amerikan.

Ndryshe nga kjo, për Izraelin: Azerbejxhani (plusTurqia si alete tradicionale ose historike e Azerbejxhanit)-janë shumë me të rëndësishëm, se sa Franca dhe Greqia si për shembull. Kjo edhe përkundër retorikeve ose oratorive të zjarrta në mes Turqisë dhe Izraelit për Palestinën etj., nga e kaluara.

Ndaj, ata që i njohin dhe kuptojnë sadopak politikën dhe diplomacinë diskrete ose konfidenciale së bashku me shkencat ose disiplinat e njohura ushtarake ose luftarake: E kanë me të lehtë për t'i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptet ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është "luftë e pashpallur" e Rusisë ( e ndoshta edhe e Kinës)-kundër SHBA-së, NATO ose Perëndimit. Përse (pse) kjo?

Sepse, Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin së bashku me gjeneralitetin, admiralitetin ose aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë): Mendojnë ose janë të bindur mbi "ndarjen ose copëtimin e pashmangshëm të Rusisë në 6 ose 8 rajone, provinca ose regjione të ndryshme euro-aziatike nga ana e SHBA-së ose Perëndimit, duke përfituar nga preteksti i luftës në Ukrainë, e cila gjithnjë sipas rusëve, është nxitur dhe shkaktuar nga SHBA-së, Britania e Madhe dhe Gjermania si fuqitë kryesore të NATO dhe Perëndimit.

Shih për këtë, në luftën eventuale nukleare ose atomike në mes SHBA-së dhe Rusisë, e cila gjithnjë sipas rusëve dhe kinezëve, do fillonte nga Gjermania, Pacifiku Jugorë ose Amerika Latine, e jo nga hapësira ajrore e Alaskës, Havajeve ose Indopacifiku, për shkak të "murit nuklear ose atomik" të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Atllantik, Alaskë, Havaje ose Indopacipik: Rusët mund të jenë të parët që mund t'i përdorin bombarderët (kaqatorët) ose raketat interkontinentale ose strategjike me armatim nuklear ose bërthamor në rast të cenimit të integritetit dhe sovranitetit shtetëror, nacional, politik, territorial ose gjeografik të Rusisë.

Në fund të fundit, (ndoshta falë amerikanëve dhe të tjerëve): Sot e kemi një Rusi të fuqishme nukleare ose atomike, e cila në kuadër të ndonjë lufte të mundshme nukleare ose atomike kundër Perëndimit për shkak të Ukrainës: Vetëm kundër Gjermanisë (në ciklin ose fazën e parë)-për çastin ose momentin, thuhet se i ka vënë në dispozicion mbi 4OO raketa, bomba ose projekti nuklear ose atomik.

Ndonëse, përveç SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë: Askush tjetër në botë nuk e ka të avacuar programin e "murit bërthamor" ose 'mburojës atomike" nga të gjitha anët ose drejtimët e mundshme.

Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se rusët ose ruso-sovjetikët, gjithmonë kanë mbajtur ose zhvilluar marrëdhënie dhe raporte miqësore me shumicën e shteteve ose regjimeve autoritare dhe despotike të shteteve arabe ose muslimane. E sidomos me regjimët e Asssadit (Siri), Sadam Husseinit (Irak), Muhamer el Gadafit (Libi), El Sadatit (Egjiipt), Habib Burgibes Xhafer el Nimerit (Tunizi), Bumedinenit dhe Buteflikës (Algjeri), OÇP të Arafatit (Palestinë) dhe kështu me radhë. Si Titoja i ish Jugosllavisë, Zhivkovi i Bullgarisë, Çaushesku i Rumanisë, Gomullka i Polonisë, Makariosi i Qipros etj.

Sidoqoftë, lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në mënyrw esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determinuar edhe raportin ose konstelacionin e forcave së bashku me marrëdhëniet e gjithmbarshme ndërkombëtare.

Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marrëdhënieve ndërkombëtare, të bie në dy rirreshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgjithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë.

Aty është edhe Albioni Krenar ose Britania e Madhe së bashku me vlerat, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura globale ose universale.

Në të kundërtën, hiqjani (amputojani) politikës dhe diplomacisë së Rusisë, elementët dhe instrumentet e njohura hegjemoniste, ekspanzioniste, militariste, imperiale, kolonialiste, violente, infantile, patologjike, iracionale dhe groteske, dhe kthejani luftës së lavdishme çlirimtare dhe heroike të Ukrainës, vlerat dhe meritat e njohura kolosale dhe titanike për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e globale ose universale, si dhe fatin e rendit të ri botërorë: Do e shihni dhe vërtetoni edhe vet, se si do ndryshojnë gjërat në të mirën e përgjithshme të paqës dhe sigurisë globale ose universale.

Duke i qëndruar gjithnjë besnik tematikës në fjalë:

Rusia imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste, është shtrirë dhe zgjeruar vazhdimisht në dëm ose mbi kurriz të popuve dhe vendeve të tjera joruse...Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose territoret e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. Plus lufta e re imperiale ose kolonialiste kundër Ukrainës, e nesër ose pasnesër ndoshta kundër Besarabisë (Moldavisë), Gjorgjisë (Gruzisë) etj...???!!!

Për me tepër ndërkaq, shihet qartë se diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës.

Sikur janë sosur (harxhuar) ose shpënzuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, intelegjente, komplementare ose suplementare. Dhe, kjo është një lajm i keq për marrëdhëniet ndërkombëtare. E sidomos për paqën dhe sigurinë globale ose botërore.

Sipas Oliver Cromwelit: Kur burrave të shtetit, iu sosën ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta.

Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike.

Historia është një mësuese dhe ndëshkuese e pamëshirshme në kuptimin e asaj se ata të cilët nuk e kanë të njohur dhe të sigurt të sotmen dhe të kaluarën, e humbasin të nesërmen ose të ardhmen (ardhmërinë) e tyre.

U mor vesh se gjithmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.

Siç po shihet, akoma ka zëra brenda BE-së (Brukselit) dhe Uashingtonit, të cilët janë kundër bojkotit ose embargos totale ndaj Rusisë.

Ligjet dhe drejtësia botërore ose ndërkombëtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostalgjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.

Se këndejmi, sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Evropw ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurt dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqen: SHBA-s dhe Evropa Perëndimore ose BE-së, është koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e fundit ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike, si dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspansioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë.

Në të kundërtën, si të thuash është e pamundur t'i kesh të gjithat përnjëherë. Edhe luftën, edhe paqen.

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike.

Uashingtoni dhe Brukseli, si duket në mungesë të një politike dhe diplomacie të kualifikuar, unike, konvencionale, robuste, korpulente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, profesionale, intelegjente, interpolare, ose interaktive ndaj luftës në Ukrainë, si dhe ndaj shumë çështjeve ose problemeve të tjera globale ose universale gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Sikur i janë kthyer vetvetes ose interesave të veta....Secili prej tyre në drejtime, pozicione, trashe, rrogoza, istikame ose itinerare të ndryshme personale ose individuale.

Dhe, ky është një lajm i keq për marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi, si dhe për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale (kontinentale dhe interkontinentale) në veçanti. E sidomos për Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën edhe rezervat ose pasuritë (resursët) kryesore shtetërore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, të cilat politikat dhe politikanët e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtare, i kanë hedhur në ankand ose lecitacion publik së bashku me shtetin, integritetin, sovranitetin, autenticitetin, lirinë dhe pavarësinë e gjithmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike të Kosovës dhe shqiptarëve!

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, kooperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor, i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale.

Kjo edhe përkundër faktit se, bashkëpunimi, kooperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale ose kapitaliste, gjithmonë ose vazhdimisht ishin udhërrëfyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore, qytetare ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, shtetëror dhe nacional, si dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.

U mor vesh se sipas politologjisë dhe filozofisë së njohur politike dhe diplomatike: Në 'masivin' ose kompozicionin e marrëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombëtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rëndomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll.

Një digresion:

Diku në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër evropian, i kishte humbur afro 8O milion banor ose qytetar të tij nëpër dy luftërat e mëdha botërore, në ato lokale ose rajonale, nëpër kampet e ndryshme të përqendrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera. Pa i harruar këtu edhe "luftërat e mbretërve ose perandorëve evropian", para, gjatë dhe pas periudhës së Renesancës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprurës të "kugës" të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Evropës.

Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqësitë e mësipërme. Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose evropianë, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vriten, shtypen, diskriminohen dhe vdesin edhe sot në Evropë dhe gjithandej.

Siç po shihet pra, Evropa po kalon nëpër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.

Asnjëherë nuk ka pasur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administrative ose juridike si sot.

Kontinenti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Afganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiqen të kapin Evropën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikë- kalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

Ato sikur nuk komunikojnë më fare me ne.

Shkrimtarët, artistët, politologët, pedagogët, filozofët dhe socio psikologët ndërkaq, sot janë të paaftë ose të pa fuqi, për t' i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

Në anën tjetër ndërkaq, luftërat ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, bakteriologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i robotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirt....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike", apo?!

Post Scriptum:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat