Fatmir Sheholli nuk e ndryshoi kurrë misionin e tij, por tani e gjeti një televizion që ia dha një emision

Opinione

Fatmir Sheholli nuk e ndryshoi kurrë misionin e tij, por tani e gjeti një televizion që ia dha një emision

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 26 gusht 2023 Në ora: 22:18
Fatmir Sheholli

A mund të më thoni se çfarë bëri ai për ta merituar një nder kaq të madh?

Cila nga aftësitë e tij e magjepsi aq shumë pronarin e televizionit, saqë t'ia dhurojë atij një besim kaq të pakufishëm ?

Ne që lejojmë një poshtërim të tillë, meritojmë të varrosemi në ferr të mallkuar, sepse nuk na vjen era si njerëzve, por si kufomave të gjalla.

Në fakt, ne nuk e meritojmë as atë që kemi.

Albini, edhe sikur të ishte magjistar, nuk do të ishte në gjendje ta gatuante një torte nga muti.

Dhe nga muti janë të ndërtuar sidomos mashtruesit që hynë në partinë e tij me urdhër të shërbimeve të inteligjencës së armikut për t'ia bërë pikërisht këtë që po ia bëjnë sot pas shpine.

Pra, nuk është çudi që në partinë e tij ka po aq katrahurë sa ka në popull, sepse shumica e njerëzve me të cilët ai punon janë pjesë e të njëjtit popull, ose edhe më saktë, njerëz të ndërtuar nga të njëjtat gjene fekalore që nuk mund të fshihen dhe mbulohen as me kapak hermetik.

Por në kohën e paraardhësve të tij, droga transportohej dhe shitej nga shoferët dhe familjarët e kryeministrave.

Sot transportohet dhe shitet nga disa fundërrina lokale të Vetëvendosjes, të cilët e godasin kryeministrin me thikë pas shpine.

Por edhe ky është një përparim pozitiv.

Po të kishin qenë kaq të zellshme mediat tona në zbardhjen dhe ekspozimin e gjitha pisllëqeve dhe perversiteteve që po ndodhnin në kohën e Hashimit, Isait dhe Ramushit, sot nuk do të përballeshim me një fundosje të përgjithshme individuale dhe kolektive.

Sot ato janë të interesuara për zbulimin e abuzimeve të fundërrinave lokale të Vetëvendosjes, po aq sa ishin atëherë të interesuara për mbulimin e krimeve të rënda të krerëve kriminalë të shtetit nga të cilët financoheshin?

Mirëpo ato nuk financoheshin në atë kohë vetëm nga krerët kriminalë të shtetit, por edhe nga shqiptarët e ndershëm të Millosheviqit, të cilët në kohën e tij u bënë oligarkë miliarderë.

Dhe çfarë bënë shqiptarët e ndershëm të Millosheviçit me ato para të pista?

Natyrisht i korruptuan krerët e shtetit dhe i kthyen në pengjet e tyre?

A vërtet besoni se ata ndryshuan misionin e tyre të ndyrë?

Apo burimin nga i cili i marrin paratë e pista për t'i çuar në destinacionin e dëshiruar?

Jo, jo dhe jo.

Të njëjtit njerëz, kësaj radhe në emër të ndershmërisë së rreme dhe të rrezikshme të drejtuar nga Beogradi dhe Moska, po sabotojnë qeverinë tonë, më shumë se homologët e tyre serbë dhe rusë.

Dhe ky nuk është fronti i vetëm i luftës speciale serbe kundër Kosovës, por sigurisht fronti kryesor dhe në të njëjtën kohë vendi i krimit më të rrezikshëm kundër popullit dhe shtetit.

Njerëz, zgjohuni para se të jetë tepër vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat