Letër e hapur kryeministrit të vendit, Albin Kurtit

Opinione

Letër e hapur kryeministrit të vendit, Albin Kurtit

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 27 gusht 2023 Në ora: 10:30
Albin Kurti

Jam njëri nga ata qindra e mijëra mërgimtarë,që kur vie vera nisemi drejt atdheut tonë të dashur-Kosovës. Shumë vijnë me avionë, shumë vijnë me autobusë e shumë vijnë me makina. Them shumë sepse ne jemi shumë.

Dhe edhe ne e duam atdheun tonë të dashur-Kosovën,besoj siç e doni edhe ju që jetoni e bashkëjetoni në të e me të.
Shkas për këtë letër u bë një fenomen që ka ngritë kokë në Kosovë, dhe që fatkeqësisht ju i nderuar Kryeministër,ose nuk e shihni ose nuk doni ta shihni.

Fenomeni që do ta përmendi pak më poshtë në këtë letër,është një gangrenë,që po nuk i dolët në pritë ju që qeverisni vendin,ka rrezik që jo vetëm ta tjetërsoj vendin, por edhe të ia humbë emrin vendit tonë.

Ky fenomen ka emër dhe mbiemër. Dhe emri i tij është:Fundamentalizëm islamik,që në emër të të drejtave të njeriut çdo ditë e më tepër vendin po e dërgon drejt theqafjes.

Rastisi që një të premte të kësaj vere të ndodhem në banesën time në kohën kur sipas Fesë myslimane bëhet falja e mesditës.

Krejt papritmas edhepse dritaret e banesës sime ishin të mbyllura të vie një zë si zhurmë në banesën time.Nga ajo zhurmë ushtonte tërë lagjja.

Hapa dritaren që të mësoja se nga vinte ajo zhurmë jo normale, dhe e mësova se ajo vite nga altoparlantët e vendosur në pyrgun(minaren) e një objekti të xhamisë përballë. Aq shumë ushtonte ai zë që ti që nuk ishe mësuar të dëgjoje britma të tilla do të ishr i detyruar që të mëshilje veshët në mënyrë që mos të të pëlciste timpani i veshëve.

Dhe ajo zhurmë nuk do të zgjaste sekonda e minuta, por më shumë se gjysëm ore.

Deshe s’desh ti që u ndodhe në atë vend dhe në atë kohë do të ishe i detyruar të dëgjoje atë zhurmë të shfrenuar.
Pjesëmarrësit e asaj faljeje në vend se të qëndronin brenda xhamisë, kishin dalur jashtë objejtit dhe me sy mbyllur dëgjonin atë që dikush e lexonte dhe e shërndante përmes altoparlantëve.

Lind pyetja se përse lejohet islami fanatik të veprojë në këtë mënyrë?! Me lejën e kujt objekti i xhamisë në fjalë ishte pagëzuar me një emër arab që ata që faleshin në të as nuk e dinin se kush kishte qenë ai.

Me lejën e kujt lejohet një zhurmë e tillë?!

E dini këtë ju zotëri kryeministër?!

Nëse thuhet se në emër të të drejtave të njeriut i lejohet islamit fanatik,të veprojë kështu,në mes të ditës dhe të natës,për çfarë të dtejtash të njeriut mund të flitet për atë pjesën tjetër të popullatës,që nuk i takon dhe as do të dijë,për këtl fe?!

Autori i këtij shkrimi ka qenë edhe në vende të tjera islamike (Turqi, Egjipt,Shtete të bashkuara arabe), por kurrë ama bash kurrë nuk ka dëgjuar këso britmash në mes të ditës dhe të natës nga altoparlantët e xhamive.

Andaj vizavi kësaj, zotëri kryeministër ,jeni të obliguar që imamët e xhamive të Kosovës t’i urdhëroni që të ndalojnë altoparlantët e xhamive dhe mos ta shqetlsojnë popullatën kur të ju tekët atyre në mes të ditës apo të natës!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat