SHBA dhe BE, ndëshkojnë Kosovën dhe ‘lazdrojnë’ Serbinë

Opinione

SHBA dhe BE, ndëshkojnë Kosovën dhe ‘lazdrojnë’ Serbinë

Nga: Rexhep Torte Më: 28 gusht 2023 Në ora: 09:11
Rexhep Torte

Kosova besnike sanksionohet padrejtësisht, sepse po i zbaton Kushtetutën dhe ligjet e saj demokratike për të garantuar rendin dhe sigurinë për të gjithë banorët e Kosovës pa marrë parasysh etninë e tyre.

Është fantazi e pastër sot të mendosh se Serbia do ta sulmojë Kosovën, kur NATO tashmë është në Kosovë me KFOR-in dhe bazën ushtarake amerikane BONSTEELE.

SHBA, BE dhe NATO, duhet vetëm që ta armatosin Kosovën besnike pro SHBA, pro BE dhe pro NATO, për t’u bindur se si do të disiplinohet Serbia që po e lazdrojnë kaq shumë.

Departamenti Amerikan i Shtetit e Antony Blinken, si edhe BE e Joseph Borrell dhe NATO e Jens Stotelberg, duhet ta kuptojnë se rreziku gjeostrategjik për SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, nuk vjen nga Serbia, sa vjen nga Blloku BRICS-në të cilin aktualisht bëjnë pjesë Kina, Rusia, India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Joseph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar janë në vendin dhe kohën e gabuar

Kjo tregon se demokracisë, paqes dhe sigurisë botërore më shumë se kurrë edhe sot i nevojitet president i nivelit dhe kalibrit si Bill Clinton, dhe diplomatë të nivelit dhe kalibrit si Madeleine Albrigt-ish Sekretare e Shtetit, si Ricard Holbruk-ish diplomat buldozher që e kuptonte të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, si gjenerali Vesley Clark-komandant që e gjunjëzoi Serbinë agresore gjenocidasle.

Demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore e dëmtojnë putha-dorasit e Serbisë si Antony Blinken, Derek Chollet, GabrielEscobar, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier, nga SHBA-të, dhe Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, të cilët nga paaftësia dhe vizioni i duhur diplomatik, po e mashtrojnë opinionin duke e lazdruar Serbinë dhe duke e kritikuar dhe sanksionuar padrejtësisht Kosovën.

Kosova me Kushtetutën e saj demokratike është shteti më demokratik në Evropë, Kushtetutë e cila të gjithë qytetarët pa përjashtim i trajton në mënyrë të barabartë, megjithatë Kosova padrejtësisht është bërë objekt kritikash dhe sanksionesh nga SHBA, BE dhe NATO.

Serbia gjenocidale hegjemoniste edhe pse është gjeneratore dhe organizatore e të gjitha konflikteve dhe e tensioneve në veri të Kosovës, del si vaji mbi ujë, duke u bërë lajka dhe duke i mashtruar SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, duke i shfrytëzuar ndihmat financiare dhe ushtarake të Perëndimit, dhe në të njejtën kohë, është duke u ulur në prehrin e Vladimir Putinit, duke mos i vendosur asnjë sanksion Kremlinit.

Serbia për qëllime hegjemoniste dhe ekspansioniste në veri të Kosovës i themeloi strukturat paralele, grupet e armatodura kriminale serbe dhe kontrabandistët kriminelë serbe, për ta destabilizuar dhe penguar Kosovën në forcimin e shtetit të ri demokratik.

SHBA dhe BE ndaj Kosovës me qëndrim ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’

Autoritetet lokale të Mitrovicës së Veriut mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës për të garantuar rendin dhe sigurinë edhe në veri të Kosovës, me 22 gusht 2023, i dorëzuan nënkryertarit të Listës Serbe vendimin e nënshkruar nga Erden Atiq-kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, që institucionet e strukturave paralele ilegale serbe brenda tre ditëve ta lirojnë objektin ku janë vendosur.

Peter Stano-Zëdhënësi i BE-së, me 23 gusht 202, deklaroi se, “Çështja e strukturave të drejtuara nga serbët duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe kjo duhet të zgjidhet në kontektin e themelimit tgë Asociacionit-Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”.

Kjo deklaratë skandaloze pro serbe e Peter Stanos, shpërfaq destruktivitetin dhe qëndrimin pro serb të BE-së ndaj Kosovës.

Tani shtrohet pyetja, a do të lejonte ndonjë shtet i BE-së ekzistimin e strukturave paralele ilegale, të grupeve të armatosura ilegale, apo të grupeve kontrabandiste ilegale, cilatdo qofshin ato, dhe pse deri sot tashmë 24 vite nuk kanë ndërmarrë asgjë që t’i largoj këto struktura paralelele ilegale serbe, këto grupe të armatosura ilegale serbe dhe këta kontrabandistë ilegal serbe nga veriu i Koosvës?!

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë lidhur me këtë rast, deklaroi se, “Vendimi i autoriteteve lokale ne Mitrovicën e Veriut për largimin e institucioneve paralele serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve, nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, dhe as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprimeve që mund ta përshkallëzojnë situatën”.

Tani shtrohet pyetja, a do të lejonin SHBA-të në shtetin e tyre ekzistimin e strukturave paralele ilegale, të grupeve të armatosura ilegale,a po të grupeve kontrabandiste ilegale, cilatdo qofshin ato, dhe pse deri sot tashmë pas 24 viteve nuk kanë ndërmarrë asgjë që t’i largoj këto struktura ilegale serbe, këto grupe të armatosura ilegale serbe dhe kqta kontrabandistë ilegale serbë nga veriu i Kosovës?!

Erden Atiq, kryetari i Mitrovicës së veriut, megjithatë mbi bazën dhe frymën e demokracisë, e shtyu afatin për lirimin e objektit ku janë vendosur strukturat paralele ilegale serbe deri më 8 shtator 2023.

Peter Stano, pas largimit të disa policëve serbë nga radhët e policisë së Kosovës, më 23 gusht 2023, deklarioi se, “Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se e kanë motivuar dorëheqjen e policëve serbë të sapo rekrutuar.”

Departamenti Amerikan i Shtetit, deklaroi se, “Policia e Kosovës ofron shërbime jetike për të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës. Ne dënojmë çdo përpjekje për ta minuar diversitetin brenda radhëve të saj”.

As në deklaratën e BE-së dhe as në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk vërehet as edhe një fjalë e vetme kundër Serbisë gjenocidale hegjemoniste dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, që janë kërcënuesit kryesorë të policëve serbë në Kosovë.

Blloku BRICS sfidon SHBA-të, BE-në dhe NATO-n

Në Johanesburg-kryeqytetin e Afrikës së Jugut, këtyre ditëve u mbajt samiti i BLLOKUT BRIGS, ku morën pjesë Luis Inacio Lula da Silva- Presidenti i Brazilit, Marenda Modi-Kryeministri i Indisë, Xi Jinping-Presidenti i Kinës, Cyril Pamaphosa-Presidenti i Afrikës së Jugut dhe Vladimir Putin-Presidenti i Rusisë, por,ky I fundit pati komunikim virtual për shkak të urdhërarrestit ndërkombëtar për shkak të agresionit gjenocidal në Ukrainë.

Nga ky Samit në Afrikën e Jugut,më 24 gusht u deklarua se, “Në BLLOKUN “BRICS” ku tashmë marrin pjesë Kina, Rusia, India, Brazili dhe Afrika e Jugut, së shpejti do tu bashkangjiten edhe Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Etiopia dhe Argjentina”.

Blloku i BRICS, është themeluar si përgjigje e dominimit gjeostrategjik kundër SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

FSK është themeluar vetëm për ta mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Ejup Makedonci-ministri i posa emëruar i Mbrojtjes në Kosovë, me 25 gusht 2023, mbajti konferencën e parë. Me këtë rast ai prezentoi objektivat e tij në drejtim të fuqoizimit të FSK-së për në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Ballkan.

Ministri Ejup Macedonci veç tjerash theksoi se, “Së shpejti FSK-ja do të operojë edhe në veri të Kosovës”.

Petar Petroviq, i ashtuquajturi shef i Zyrës së Serbisë për Kosovën, i cili së bashku me Marko Gjuriqin-aktualisht ambasador i Serbisë në SHBA, në vitin 2008 ishin organizatorët kryesorë që ia vunë flakën ambasadës së SHBA-ve në Beograd. Petar Petroviq më 25 gusht 2923,i reagoi Ejup Makedoncit-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, duke thenë se, “Në një kohë kur Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës nxit konflikte dhe shkakton tensione dhe provokime në veri të Kosovës, mesazhet e Ejup Macedoncit që FSK do të operojë së shpejti në zonën e veriut, nuk mund të mos kuptohet si kërcënim i hapur”, duke shtuar se, “Ejup Makedonci t’i studiojë të gjitha garancitë ekzistuese mbi bazën e e të cilave asnjë forcë e sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veri”,deklaroi Petroviq.

Kosova dhe mbarë shqiptarët do ta kishin mirëpritur një reagim të BE-së apo të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj kësaj deklarate nacionaliste, shoveniste dhe arrogante të Petar Petroviqit, të këtij terroristi bastard serb, i cili së bashku me terroristin bastard Marko Gjuriq, ia vunë flakën ambasadës së SHBA-ve në Beograd, se FSK është themeluar dhe do të forcohet maksimalisht, por jo për t’i sulmuar fqinjët, por për ta mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

SHBA-të, BE,dhe Serbia duhet ta diijnë se serbët janë mbeturinë e hordhibe të egra serbe që erdhën nga Karpatet dhe se edhe pakica serbe në Kosovë është mbeturinë e këtyre hordhive të egra, që kufijtë e tyre i kanë zgjeruar në trojet shqiptare duke i vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët.

SHBA, BE dhe Serbia duhet ta dijnë se, shqiptarët në Ballkan janë numerikisht disa herë më shumë se serbët, dhe se Serbia pa hungarezët e Vojvodinës, pa boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut, pa shiptarët në Luginën e Preshevës dhe pa romët, mbetet vetëm një numër të vogël serbësh surogatë.

Pakica serbe në Kosovë si mbeturinë ardhacake, nuk ka asnjë të drejtë dhe legjitimiteti që ta pengojë Kosovën demokratike në ndërtimin e shtetit demokratik.

Ivana Stradner-analiste amerikane, me 26 gusht 2023, deklaroi se, “Makineria e Aleksandër Vuçiqit në Serbi po shtyn narrativat ruse se SHBA-ja e ka vrarë Yevgenij Prigozhinin-shefin e mercenarëve Ëagber”, duke shtuar se “Qeveria amerikane po e lëvdon Aleksandër Vuçiqin se po lëviz kah Perëndimi”, thotë Ivana Stradner”.

Të gjitha këo tregojnë se qëndrimi i Departamentit Amerikan i Shtetit me Antony Blinkenin, Derek Cholletin dhe Gabriel Escobarin, si edhe qëndrimi i BE-së me Joseph Borrellin e Miroslav Lajçakun ndaj Kosovës janë fund e krye të gabuaradhe pro serbe.

Mbishkrimi i Perandorit Justinian në Ulpianë, tapia e autoktonisë shqiptare në Kosovë

SHBA-të, BE-ja dhe Serbia duhet ta kenë dëgjuar se me 10 gusht 2023 në lokalitetin arkeologjik ULPIANA afër Prishtinës u zbulua pllaka me mbishkrimin e Perandorit Justinian.

Ky mbishkrim është zbuluar në një nga kishat më të mëdha të zbuluara deri sot në Kosovë e në Ballkan, e që është ndërtuar nga Perandori Justinian, i cili është me prejardhje Dardane, që tregon përkushtimin e perandorit ndaj Dardanisë, vendit të origjinës së tij të lindjes dhe të familjes së tij.

Të rikujtomë se në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë deri tani janë gjetur vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që konsiderohen edhe kombi më autokton dhe më i lashtë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat