Kaosi informativ në disa mjete të informimit (televizione private) në Kosovë!

Opinione

Kaosi informativ në disa mjete të informimit (televizione private) në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 31 gusht 2023 Në ora: 19:33
Ismail Muçiqi

Duhet të jemi të vetëdijshëm për të marrë përgjegjësi për familjen, për rrethin ku jetojmë,  për komunën për ta ndërtuar shtetin. Proceset e tranzicionit nga sistemi monist në demokraci bartin sfida më të ndryshme të ndërtimit të një shoqërie me vlera universale të cilat duhej të kulmojnë me shprehjen e mendimit të lirë të njerëzve, duke i respektuar të drejtat e barabarta të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë vend, dhe duke e zbatuar kodin e etikes.  

Koha po tregon se jemi në lajthitje duke menduar se gjendja në shoqëri mund të ndryshohet për të mirë pa përpjekje titanike të gjitha mekanizmave që e përbëjnë shtetin. Jemi në udhëkryq për ta zgjedhur rrugën e duhur të cilën e kanë ëndërruar shumë gjenerata para nesh. Sot, kur po jetojmë në shtetin e pavarur të Kosovës po ballafaqohemi me dukurit më të ndryshme negative të cilat duhet të jenë breng për çdo qytetarë të këtij vendi.

Politika në Kosovë e përçarë, me tendencë të përshkallëzimit duke u manifestuar me luftë primitive ndërmjet partive politike për interesa personale, karrieriste për të ardhur në pushtet nuk ka te ndalur.

Protagonistët kryesor te cilet po nxisin urrejtje dhe perqamje permes ekraneve televizive jane Ermal Panduri moderator i Televizionit “Dukagjini“  dhe Kushtrim Sadiku Moderator i Televizionit "TV10.". Këto të ashtuquajtura mediume, bashkë me disa të tjera televizione private dhe portale të dyshimta po nxisin urrejtje, konflikte dhe përçarje përmes politikës redaktuese e cila nuk posedon asnjë vlerë morale njerëzore dhe profesionale.  

Këta dy te ashtuquajtur moderator (gazetar)  shihet se janë nxitësit kryesore te cilët përmes të ashtuquajturave debate politike i bënë njerëzit të mendojnë se për kë punojnë këta. Nuk është çudi se disa mjete të informimit janë bërë agjendë në shërbim të acarimit të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve në Kosovë. Gjithmonë gjatë historisë politika dhe njerëzit manipulant dhe të padenjë e kane përçarë popullin shqiptar.

Është koha që njerëzit të marrin përgjegjësi për vendin duke u distancuar nga individët të cilët në emër të lirisë të shprehjes përmes mjeteve të informimit po e keqpërdorin etikën, moralin dhe kredibilitetin e vlerave intelektuale dhe të gazetarëve që punojnë me integritet dhe përgjegjësi për ta informuar popullin sa më shpejtë dhe sa më drejtë. Mjerisht derisa klasa intelektuale hesht fatin e politikës në disa mjete të informimit e kanë marrë në duar biznesmenët tani më të njohur të cilët në vazhdimësi kanë qenë të përfolur si kolaboracionista të rezhimeve të kaluara.            

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat