Pse e kryqëzojnë Albin Kurtin?

Opinione

Pse e kryqëzojnë Albin Kurtin?

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 31 gusht 2023 Në ora: 20:56
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Nuk kishte asnjë gabim të rëndë nga ana e Albin Kurtit në politikën e brendshme dhe të jashtme.

U ndëshkua përpjekja e tij për të nxjerrë mjaltë nga pisllëku, kolera, pleshtat, morrat, zgjeba dhe kacabutet e trashëguar nga paraardhësit e tij në politikën e brendshme dhe të jashtme.

U ndëshkua përpjekja e tij për ta pastruar pisllëkun që e trashëgoi nga pasardhësit e tij të robëruar nga shërbimi sekret serb e rus dhe nga primitivizmi, lakmia, marrëzia, dhuna, prapambetja dhe servilizmi.

Duket se emisarët e huaj, të mësuar me servilizmin e paraardhësve të tij që punonin për interesat e Serbisë, e panë si mëkat të pafalshëm përpjekjen e tij për të punuar për interesat e Kosovës.

Albinin gjatë gjithë kohës e kryqëzuan vetëm se donte të drejtonte një politikë normale shtetërore, e cila ishte e paarritshme dhe pakapshme për kthetrat e shërbimit sekret serb dhe rus.

Të hysh i pastër si loti në një politikë pafundësisht të pistë do të thotë t'ua hapësh sytë njerëzve për të parë të vërtetën, t'ua hapësh mushkëritë për të thithur ajrin e pastër dhe t'ua mprehësh shqisat për ta ndjerë me kohë rrezikun nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm.

Albinin e duan njerëzit sepse e ndjejnë me zemër shpirtin e tij të pakorruptuar, karakterin e tij të pathyeshëm dhe qëndrimin e tij të palëkundur.

Ndaj sa më shumë që e kërcënojnë armiqtë e tij dhe ia hapin varrin pas shpine, aq më shumë largohen nga rikthimi në pushtet.

Dhe natyrisht në fund përfundojnë të gjithë së bashku politikisht në të njëjtin varr që ia hapën me forca të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat