SHBA, BE dhe NATO të paafta ndaj Serbisë gjenocidale-hegjemoniste dhe mashtruese

Opinione

SHBA, BE dhe NATO të paafta ndaj Serbisë gjenocidale-hegjemoniste dhe mashtruese

Nga: Rexhep Torte Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:08
Rexhep Torte

Pse Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Christophet Hiill dhe Jeffrey Hovenier nga SHBA-të, nuk po e detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i tregojë policët që i arrestuan, i plaçkitën dhe i vranë mizorisht në Beograd në vitin 1999 vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi - shtetas të SHBA-ve?!

Pse Departamenti Amerikan i Shtetit lejon të veprohet kundër demokracisë, dhe pse lejon që Serbia gjenocidale-hegjemoniste të luaj me SHBA-të si macja me miun, ditën duke i marrë investimet e ndihmat nga Perëndimi, ndërsa natën duke ‘fjetur’ në Kremlin me Vladimir Putinin?!

Pse Departamenti Amerikan i Shtetit lejon të bëhet lojë e Marko Gjuriqit-ambasador i Serbisë në SHBA, lojë e këtij protestuesi anti amerikan, i cili në vitin 2008 ishte organizatori kryesor që ia vuri zjarrin Ambasadës Amerikane në Beograd, e sot Uashingtoni ia hapi dyert sikur me qenë pro amerikan i madh në botë?!

Pse lejoni që krimineli Aleksandër Vuçiq dhe klika e tij, t’i dërgojnë Parlamentit të Serbisë propozimin për miratimin e Rezolutës që Serbia të aderojë në BRICS, ku janë India, Rusia, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut, si kundërpërgjigjendaj G-7-ës, ku bëjnë pjesë SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe?!

Pse e mashtroni veten dhe nuk guxoni që edhe pas 18 muajve luftimesh ta, detyroni Serbinë që ta sanksionojë Rusinë gjenocidale për gjenocidin që është duke e kryer në Ukrainë?!

Pse edhe pas 24 viteve nuk jeni në gjendje t’i largoni nga veriu i Kosovës, strukturat paralele serbe, grupet e armatosura serbe, kontrabandistët serbë, të cilët me urdhër të kriminelit Aleksandër Vuçiq po e terrorizojnë pakicën serbe në veri të Kosovës dhe tentojnë ta destabilizojnë Kosovën, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe sulme ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarëve.

Pse e sanksiononi padrejtësisht Kosovën pro SHBA, por BE dhe pro NATO, e cila është angazhuar në mënyrë konstruktive mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve demokratike të Kosovës, ta vendos rendin dhe sigurinë në veri të Kosovës, por po e toleroni dhe ledhatoni Serbinë gjenocidale, e cila është shkaktare e tërë këtyre incidenteve në veri të Kosovës, Serbia e cila tashmë 10 vite po i shantazhon, nuk i përfill dhe nuk i zbaton marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel?!

Po ua rikujtoj se Serbia gjenocidale refuzoi ta nënshkruajë dhe nuk po e përfill as edhe marrëveshjen e fundit dhe aneksin e saj të zbatimit të arritur në Bruksel dhe në Ohër, në bazë të planit gjermano-francez.

Pse kembëngulni kaq shumë, ngjashëm si Serbia, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur e dini shumë mirë se Serbia me krijimin e Asociacionit, dëshiron të krijojë në Kosovë shtet mbi shtet?!

Pse nuk keni ndërmarrë asgjë që në veri të Kosovës të kthehen 15 mijë shqiptarët autoktonë e të pafajshëm, të cilët në shkurt të vitit 2000, u detyruan të shpërngulen nga strukturat paralele serbe dhe nga grupet e armatosura serbe, pasi këto struktura paralelele serbe dhe këto grupe të armatosurfa, me urdhër nga Beogradi vranë dhjetëra shqiptarë autoktonë të pafajshëm dhe plagosën dhjetëra shqiptarë të tjerë?!

Pse këta 15 mijë shqiptarë që u detyruan të largohen dhunshëm nga shtëpitë e tyrte në veri të Kosovës, edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe në pronat e tyre?!

Pse lejoni që Serbia gjenocidale në veri të Kosovës në trojet shqiptare të ndërtoj koloni serbe, ku në shtëpi të reja e të mobiluara dhe me një pagë mujore pa punuar asgjë, po vendosën serbë të cilët asnjëherë në parë nuk kanë banuar në Kosovë?!

Pse nuk reaguat kundër Serbisë gjenocidale, e cila më 26 korrik 2023 në stadiumin e “Cërvena Zvezda”, në lojën miqësore Cerbene Zvezda-Fiorentina bëri koerografinë luftënxitëse nga shikuesit e lojës me shkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tekst i shoqëruar edhe me koreografinë me tankun ushtarak që promovoi luftë?!

Pse lejoni gjithashtu që në veri të Kosovës, përkatësisht më 1 shtator në Zubin Potok afër Komunës në një mur, u shkruajt grafiti “Kur ushtria të kthehet ne Kosovë”, dhe grafite tjera në veri të Kosovës që i shkruajnë organizatat e shpallura terroristë siç është “Brigada e Veriut”?!

Marko Gjuriq zjarrëvënësi në ambasadën e SHBA ve në Beograd, sot mik i SHBA-ve

Marko Gjuriq-amasadori i Serbisë në SHBA, pas vizitës së Derek Chollet-këshilltar në Departamentit Amerikan të Shtetit e bëri më 31 gusht 2023 në Ambasadën e Serbisë në SHBA,deklaroi se ,“Serbia është një partner i besueshëm i SHBA-ve për një numër çështjes strategjike ,jo vetëm më fjalë, por edhe me veprime”, deklaroi Marko Gkjuriq.

Daniel Server-Profesori në Universitetin “John Hopkins” më 31 gusht 2023, deklaroi se Gabriel Escobar dhe Christopher Hill, besojnë se e kanë çuar Serbinë kah Perëndimi, por faktet e thonë të kundërtën.

“Qëndrimi i Amerikës ndaj Serbisë zbret në një politikë qetësimi. Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë derisa në Serbi të jetë struktura aktuale diplomatike”, thotë Pof. Daniel Server.

Duke shtuar se, “Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Vuçeviq, ditë më parë deklaroi se, “Njohja e Kosovës do t’i godasë në kokë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”. Mosreagimi i SHBA-ve ndaj kësaj deklarate dëshmon qasjen e butë të Amerikës ndaj Serbisë”, u shpreh në fund Prof.Daniel Server.

SHBA dhe BE dhe NATO, mos e keqpërdorni demokracinë duke e favorizuar dhe mbrojtur Serbinë, sepse çdo e padrejtë që po i bëhet Kosovës, do tu bie kokës.

SHBA, BE dhe NATO, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, çdo ditë e më shumë me deklaratat dhe veprimet e tyre po dëshmohen se janë pro Serbisë gjenocidale, dhe ju nuk po i zëvendësoni me dy diplomat tjerë të ndershëm e dinjitozë.

Nuk keni aspak të drejtë demokratike dhe njerëzore, që të silleni me kaq papërgjegjësi dhe njëanshmëri duke e mbrojtur Serbinë gjenocidale-hegjemoniste, dhe duke e kritikuar dhe sanksionuar padrejtësisht Kosovën, paqedashëse, konstruktive.

Po e ripërsëris se Kosova ka qenë dhe mbetet pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO, ndërsa Serbia gjenocidale hegjemoniste, kurrën e kurrës nuk do ta braktisë Rusinë, me të cilën e lidh vëllazëria shekullore, e lidh karakteri luftënxitës dhe vrasës dhe Kisha Ortodokse Serbe dhe Ruse, që është promotore dhe nxitëse ee luftës e okupimit të trojeve dhe popujve tjerë.

Me udhëheqësit kriminelë të Serbisë nuk mund të arrihet paqe në Ballkan

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk mund të arrihet kurrën e kurrës me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët është dashur moti që të jenë prapa grilave në burgun e Gjykatës për Krimet e Luftës në Hagë, sepse ekzistojnë mijëra dëshmi se Vuçiq e Daçiq ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Nuk ekziston asnjë logjikë e shëndoshë që kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq të dëshirojnë, të kenë gatishmëri dhe të negocojnë për paqe.

Nuk ekziston asnjë logjikë e shëndoshë se Antony Blinken, Derek Chollet, Gabrile Escobar, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier, dëshirojnë të kontribuojnë pozitivisht në dialogun Kosovë-Serbi, sepse po ua rikujtoj se deri sot nuk kanë qenë të aftë ta detyrojnë Serbinë gjenocidale ta zbardhin vrasjen mizore të tre shtetasve të SHBA-ve: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të arrestuar, të plaçkitur e të vrarë mizorisht nga policia e Serbisë në vitin 1999 në Beograd.

Kjo na bën të jemi pesimistë që SHBA, BE dhe NATO, me këtë qasje jo konstruktive, se do të mund t’i zgjithin tërë ato çështje të sipër theksuara, pa zgjidhjen e të cilave nuk mund të ketë as normalizim të marrëdhëieve Kosovë-Serbi dhe as paqe e siguri në Ballkan.

Kjo është e vërteta, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen juve, që padrejtësisht po e kërcënoni dhe e sulmoni të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, nëpëmjet autoritetit të posteve tuaja udhëheqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat