Heronjtë dhe tradhtarët

Opinione

Heronjtë dhe tradhtarët

Nga: Dibran Demaku Më: 2 shtator 2023 Në ora: 13:21
Dibran Demaku

Ne shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës në veçanti e kemi një defekt që po na përcjell ndër shekuj. I vlerësojmë, i ideslizojmë figurat qofshin ato politike,kulturore e kombëtare vetëm pasi ato figura të kanë ikur apo të kenë vdekur.

Dhe posa këto figura të kenë vdekur ne nisim e u thurim elozhe, idealizma e epitete që kurrë nuk i kanë patur. I idealizojmë në atë mënyrë sepse duam t’i kemi si duam ne dhe jo si ishin ata në të vërtetë, sa ishin në jetë.

Mbase ky defekt na vjen edhe nga ajo porosia e vjetër sa vetë jeta e cila pak a shumë thotë: ”Për të vdekurin asnjë fjalë të keqe”!

Duke ndjekur këtë porosi,që nuk dihet kush na e ka lënë,ne vazhdojmë të bëjmë gabime me figurat tona,qofshin ato politike,kulturore apo kombëtare.

Dhe kështu na përseritet historia.

Edhe më keq se kjo është ajo mania që ne si popull nëpër etapa të ndryshme historike figurat tona qofshin politike,kulturore apo kombëtare i kami klasifikuar(dhe i klasifikojmë edhe sot)në dy taborre: në heronj dhe tradhtarë. Ata që për një palë janë heronj, kundërshtarët e tyre janë tradhtarë dhe e kundërta.

Dhe heronjëve u ngrisim shtatore e përmendore të ndryshme,ndërkaq tradhëtarëve u japim atë më të keqen e mundshme urrejtjen.

Por, ky klasifikim, apo kjo ndarje nuk zgjatë shumë.

Herinjtë e djeshëm i nxjerrim si tradhëtarë,ndërkaq tradhëtarët e djeshëm i nxjerrim si heronjë.

Dhe nis ajo më e pabesueshmja e djeshme që sot bëhet e besueshme:Nisim e i rrënojmë shtatoret dhe përmendoret e heronjëve të djeshëm dhe u ngrisim shtatore e permendore tradhëtarëve të djeshëm që tashmë i shndërrojmë në heronj.

Edhe pas luftës së fundit në Kosovë ndodhi si të thuash i njejti defekt: U shpallën dëshmorë e heronj vend e pa vend ashtu siç u shpallën bashkëpunëtorë të armikut e tradhtarë vend e pa vend!

Duke i ndarë njerëzit në dy taborre kundërshtare në heronj e tradhëtarë(vend e pa vend) ekziston frika e ligjshme që nesër (siç po ndodhë aktualisht në Shqipëri) nesër po e njëjta të ndodhi edhe në Kosovë që të ashtuquajturit tradhtarë të na shndërrohen brenda ditës në heronj,ndërkaq hetonjtë në tradhëtarë!

Sepse jemi popull dhe shoqëri që nuk durojmë të kemi diç në mes: Në shqërinë tonë siç u cek edhe më lartë ka vetëm dy taborre :Heronj dhe Tradhtarë!

Mos e përjetofshim atë që po e përjeton vendi amë Shqipëria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat