Larg mendjet e liga dhe të ndyra nga Ukshin Hoti

Opinione

Larg mendjet e liga dhe të ndyra nga Ukshin Hoti

Nga: Rexhep Torte Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:51
Rexhep Torte

Ukshin Hoti tërë jetën ua kushtoi Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë shqiptarëve, ndërsa Kosova, Shqipëria dhe mbarë shqiptarët për Ukshin Hotin deri sot nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të tij.

Unë kam njohur dhe njoh qindra vëllezër kosovarë dhe mbarë shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk e ka patur përkushtimin e dinjitetshëm, të pastër dhe sakrifikues ndaj Kosovës dhe mbarë shqiptarëve sikurse Mr. Ukshin Hoti dhe mbarë familja e tij.

Unë Mr. Ukshin Hotin e kam patur shok të ngushtë dhe u habita tej mase kur e lexova reagimin e Andin Hotit-djalit të Mr. Ukshin Hotit, me titull postimi në internet “Gjeje ku është Ukshin Hoti”.

Humor i zi me Ukshin Hotin, familja:”Duhet të ketë ligj për vlera kombtare”, botuar më 5 shtator 2023 në WEB faqen e “Bota Sot” në aktuale.

Kjo foto vlerësohet se përbënë humor lidhur me zhdukjen e aktivistit dhe profesorit Ukshin Hoti.

Andin Hoti-djali i Mr. Ukshin Hoti dhe kryetar i Komisionit të Qeverisë së Kosovës për personat e zhdukur me forcë në agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë, lidhur me këtë veprim të papërgjegjshëm, deklaron se, “Kjo është ofenduese dhe e papranueshme për familjen tonë si dhe përbën fyerje për vlerat sublime të shoqerisë të Kosovës për liri. Unë për këtë u sqarova edhe me gazetarin”, thotë Andini.

Gazetari i cili e ka lëshuar videon ofenduese, deklaron se,“Ne i bëjmë repost çdo videoje në internet duke qenëse në emision ka patur shumë shaka. Ne as që e kemi shikuar. Kur e kemi marrë thirrjen, e kemi fshi. Na vjen keq, shumë keq për familjen Hoti, por sinqerisht nuk është diçka që ne e kemi krijuar”, thotë gazetari i papëgjegjshëm që nuk meriton të quhet gazetar, pasi punueka symbyllas.

Nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë thënë se “AGK nuk monitoron “memet” në internet”, thuhet në Bota Sot”.

As gazetari që e ka lëshuar videon dhe as AGK nuk kanë treguar etikë njerëzore e profesionale

Mr.Ukshin Hotin e njohin edhe zogjtë, edhe gurët, edhe përrenjtë e lumejtë e Kosovës, e lëre më njerëzit e mediave, ndaj nuk qëndrojnë as arsyetimi i gazetarit që e lëshoi videon dhe as arsyetimi i Agjensionit të Gazetarëve të Kosovës, ndaj këto dy subjekte janë për çdo kritikë.

Agjensioni i Gazetarëve të Kosovës ishte shumë i zëshëm me rastin e pezullimit të TV Klan Kosova, edhe pse ky medium fillimisht u themelua nga tradhtari Baton Haxhiu faqeziu, dhe u regjistrua në Beograd, duke i konsideruar Pejën e Gjakovën qytete të Serbisë?!

Duke u nisur nga fakti se bëhet fjalë për Mr. Ukshin Hotin, AGK-ja duhej të reagonte shumë ashpër ndaj ketij veprimi, sepse mos harrojmë se emisionet në internet sot luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.

Sa i takon gazetarit që e ka lëshuar në emisionin e tij këtë video, mjafton thënia filozofike popullore se, “Marrëzinë që e bën një budalla apo një i papërgjegjshëm, nuk mund ta përmirësojnë mijëra të mençur”.

Të rikujtojmë se Mr.Ukshin Hoti ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb dhe është magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Ka kryer specializimet në universitetet e SHBA-ve në Çikago, Harvard, Kembrizh-Boston dhe Vashington. Ka qenë i vetmi person i zgjedhur për përfaqësimin e tërë specializantëve dhe studentëve pasuniversitarë nga Evropa në SHBA.

Kjo i mundësoi Mr.Ukshin Hoti që të kontaktojë me pushtetarë të SHBA-ve, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në simpoziume shkencore të njihet me shumë profesorë dhe intelektualë të shquar në SHBA.

Nga gjysma e dytë e viteve të 70-ta deri në vitin 1981 Mr.Ukshin Hoti ka punuar në detyra politike dhe arsimore në Kosovë si ligjërues në Fakultetin Juridik-drejtimi, juridik-diplomatik dhe sekretar në Sekretariatin për marrëdhënie me Botën e Jashtme në KE dhe në Kuvendin e Kosovës, si edhe në institucionet federative për marrëdhënie me Botën e Jashtme.

Ismail Kadare mbetet i vetmi personalitet, i cili me mish e me shpirt bëri përpjekje për lirimin e Mr.Ukshn Hotit nga burgjet e Serbisë, edhe me Letrën Protestuese që në shkurt të vitit 1997 ua dërgoi Amnesty Inernational, Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian dhe ministrave të Jashtëm të vendeve vendimmarëse të Perëndimit.

Ismail Kadare mbetet i vetmi personalitet, i cili duke e parë indiferentizmin e ndërkombëtarëve me intuitën e tij prej intelektuali dhe shkrimtari, shpiku dhe realizoi mënyrën e përkryer të dërgimit të pyetjeve Mr.Ukshin Hotit në burgun e Nishit, për t’i shfrytëzuar përgjigjet e Mr.Ukshin Hotit në sensibilizimin për lirimin nga burgu të Mr.Ukshin Hotit, që më pastaj ta botojë edhe librin Ismail Kadare -Ukshin Hoti “Bisedë përmes hekurash” botuar në vitin 2000 nga Shtëpia botuese “Onufri” në Tiranë.

Ismail Kadare për këtë angazhim intekektual, njerëzor e kombëtar meriton respektin dhe nderimin më të lartë mbarë shqiptar.

Mr.Ukshin Hotit, Zoti i kishte dhuruar zellin e madh për dituri, për përgatitje universitare dhe specializime ndërkombëtare.

Zoti i kishte dhuruar vullnetin e madh për të lexuar vazhdimisht duke e pajisur me njohuri të shkëlqyeshme të gjeopolitikës dhe strategjisë globale, evropiane, ballkanike dhe atë mbarë shqiptare.

Zoti i kishte dhuruar aftësinë dhe guximin, atë që dinte ta shprehte lirisht dhe në mënyrë të argumentuar e të kuptueshme.

Zoti i kishte dhuruar guximin, trimërinë, qëndresën dhe durimin dinjitoz ndaj dhunës dhe torturave mizore psikike e fizike që i përjetoi në burgjet e Lubjanës, Mitrovicës së Sremit, Nishit, Prizrenit e Dubravës, e që nuk mund t’i duronte as druri e guri.

Ai reagonte ashpër edhe kur i shikonte gardianët duke ushtruar dhunë ndaj të burgosurve tjerë, i vetëdijshëm se për këtë do të dënohet me vendosjen në qeli të vetmisë.

Me këtë Mr. Ukshin Hoti shërbente si shembull i rezistencës ndaj të padrejtës,dhe si shembull i solidaritetit duke u dalë në ndihmë të burgosurve tjerë,edhe në ato kushte tepër të vështira që egzistonin në burg.

Ndaj më shumë se kurrë sot Kosovës i nevojitet Mr.Ukshin Hoti,për t’ia treguar Kosovës rrugëtimin e sigurtë në përballimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet nga brenda dhe jashtë saj.

Tjetër gjë është të kesh armë në dorë e të përballesh me armikun,ose të jeshë në liri,dhe tjetër gjë është të kalosh aqë vite nëpër disa burgjet serbe-jugosllave dhe t’u përballosh duarthatë e i vetëm tërë atyre torturave çnjerëzore.

Pë herë të parë me Mr.Ukshin Hotin u takova në vitin 1969 në Beograd kur ai punonte në LSPPJ në Departamentin për marrëdhënie me botën e Jashtme, dhe ishte caktuar të mbajë ligjerata për punëtorët shqiptarë që jetonin dhe punonin në Beograd lidhur me amendamentet e propozuara për ndryshimin e Kushtetutës në ish Jugosllavi.

Mr.Ukshin Hoti në mënyrë të qartë e të guximshme para të pranishëmve pa hezitim thoshte, citoj, ”Nëse popullata shqiptare në Kosovë dhe në tërë Jugosllavinë nuk trajtohet në mënyrë të barabartë si popujt e tjerë, atëherë Jugosllavia do t’i ketë shqiptarët thikë në shpinë”.

Mr.Ukshin Hoti i njihte bukur anglishten, gjermanishten dhe frengjishten. Ai kohën e lirë e kalonte duke lexuar libra të ndryshëm.

Më vonë Mr.Ukshin Hoti në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd e mbrojti më mënyrë briliante temën e magjistraturës “Faktori kimez në marrëdhëniet SHBA-Rusi”, para komisionit të udhëhequr nga profesorit të shquar Pribiçeviq që e kishte edhe mentor. Mr.Ukshin Hoti ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb dhe është magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Kjo i mundësoi Mr.Ukshin Hoti që të kontaktojë me pushtetarë të SHBA-ve, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive nësimpoziume shkencore të njihet me shumë profesorë dhe intelektualë të shquar në SHBA.

Nga gjysma e dytë e viteve të 70-ta deri në vitin 1981 Mr.Ukshin Hoti ka punuar në detyra politike dhe arsimore në Kosovë si ligjerues në Fakultetin Juridik-drejtimi juridik-diplomatik dhe sekretar në Sekretariatin për marrëdhënie me Botën e Jashtme në KE dhe në Kuvendin e Kosovës, si edhe në institucionet federative për marrëdhënie me Botën e Jashtme.

Në nëntor të vitit 1981 në një mbledhje të partisë së LK në Fakulltetin Filozofik,Mr.Ukshin Hoti u vu hapur në mbrojtje ë demonstratave studentore në Prishtinë, duke iu kundërvënë Prof. Hajredin Hoxha i cili i dënonte ashpër këto demonstrata.

Pas kësaj Mr.Ukshin Hoti arrestohet dhe dënohet më 9 vite burg, që më vonë Gjykata Supreme e uli dënimin e 3 vite e gjysëm. SHBA.

Nga gjysma e dytë e viteve të 70-ta deri në vitin 1981 Mr.Ukshin Hoti ka punuar në detyra politike dhe arsimore në Kosovë si ligjerues në Fakultetin Juridik-drejtimi juridik-diplomatik dhe sekretar në Sekretariatin për marrëdhënie me Botën e Jashtme në KE dhe në Kuvendin e Kosovës, si edhe në institucionet federative për marrëdhënie me Botën e Jashtme.

Në nëntor të vitit 1981 në një mbledhje të partisë së LK në Fakulltetin Filozofik,Mr.Ukshin Hoti u vu hapur në mbrojtje ë demonstratave studentore në Prishtinë, duke iu kundërvënë Prof. Hajredin Hoxha i cili i dënonte ashpër këto demonstrata.

Mr.Ukshin Hoti në vitin 1991 punon në Lubjanë në revistat “”Alternativa”, ”Republika” dhe “Demokracia Autentike-DEA”, të cilën e drejton vetë. Pas bllokimit të revistës në vitin 1991 kthehet ne vendlindje duke punuar si profesor i sociologjisë në Univeritetin e Prishtinës,dhe merret edhe me publikimin e shkrimeve politike-eseistike, “Republika dhe lufta në kontekst të Evropës, “Shqiptarët dhe Evropa” etj.

Në muajt mars-prill 1993 mban edhe dënimin e tij të dytë politik,për shkak se një vit më parë kishte organizuar një homazh masiv për martirët e demokracisë në Brestovc.

Po në këtë vit Mr. Ukshin Hoti rrahet brutalisht nga njësiti special policor i Serbisë,duke e përgjakur dhe duke ia thyer edhe brinjët.Kjo ndodhi pas kthimit nga vizita te grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit në Prishtinë të inicuar nga Adem Demaçi.

Mr.Ukshin Hoti po në këtë vit merr pjesë edhe në protestat e organizuara në Tetovë,me përfaqësues politikë gjithkombëtarë.Kështu u bë udhëheqës i partisë UNIKOMB-i me program politik të bashkimit kombëtar.

Serbia duke parë aktivizimin e plotë politik të Mr.Ukshin Hotit dhe rrezikun nga përpjekjet e Kosovës për pavarësi,në maj të vitit 1994 e arreston sërish dhe e dënon e 5 vite burg,gjoja për shkak të minimit të sistemit kushtetues dhe të tërësisë territoriale të ish Jugosllavisë.

Mr.Ukshin Hoti,më 16 maj ditë e djelë ditë jo pune,njoftohet nga Drejtoria e burgut se e ka përfunduar mbajtjen e dբnimit dhe se do të lirohet.

Pasi përshëndete me shokët e burgut të Dubravës dhe i shoqëruar nga një guardian del nga burgu, dhe që nga ai moment humbet çdo gjurmë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat