Po vazhdohen bisedimet me person me biografi kriminale

Opinione

Po vazhdohen bisedimet me person me biografi kriminale

Nga: Skënder Mulliqi Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:40
Skënder Mulliqi

Nuk do ti kisha shkruar këto pak radhë , po mos të kishim qenë të okupuar nga Jugosllavia-Serbia afër 5 decenie, dhe po mos të detyroheshim nga faktori ndërkombëtar të zvillojmë bisedime për normalizim të marrdhënjeve.Dhe, për faktin që gjeneratat e reja të kanë sado pak njohuri për proceset historike nëpër të cilat kaluam deri të liria dhe pavarësia e Kosovës.Kjo krijesë artificiale u shpërbe më dhunë nga Serbia e Millosheviqit.U bënë 35 vite qysh kur filloj rrënimi i saj.

Me organizmin e mitingjeve në vitin 1988 u rrënua fillimisht autonomia e Vojvodinës, që njëherit ishte hyrje në shëmbjen më gjak të Jugosllavisë artificiale të Titos.Ishte kjo kohë që fillimisht u quajtë “Revolucioni antidemokratik”, kurse më vonë “Jogurt Revolucion”.

Paraprakisht Millosheviqi kishte rrëzuar nga pushteti, Ivan Stamboliqin, si kryetar të Serbisë, të cilin më vonë e kishte vrarë.Pas kësaj vrasjeje është vrarë edhe Vojvodina, e cila më Kosovën kishin autonomi të zgjeruar në Jugosllavi .Në vitin 1987 Millosheviqi kishte marrë pushtetin në parti, duke e përfunduar këtë marshim makaber më rrëzimin e pushteteve të Vojvodinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo ja kishte mundësuar Serbisë në federatën jugosllave ti këtë 4 deri në 8 vota.Këtë e kishte parë Millosheviqi si mundësi në synimet për të krijuar gjendje të ferrit. Gjithëqka ishte planifikuar mirë nga elaboratet serbomëdha dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, për të krijuar një mini Jugosllavi apo Serbinë e Madhe .

Kur Jugosllavia ende në letër ekzistonte, në vitin 1989 në Gazimestan, Millosheviqi në fjalimin famoz u shpalli luftë popujve jo serb. Ai ju drejtua serbëve në Kosovë ,“Nuk do tju mungon asnjë fije floku”.Kontinuitetin e politikave të vjera të shovenizmit serbomadh nga shekulli i kaluar “të gjithë serbët në një shtet”, është duke e vazhduar edhe Vuqiqi.

Po krijon së bashku më Putinin kriza permanente politike në Mal të Zi, BH-në dhe Kosovën po e kërcënon më luftë., për ndarje të saj.Të gjitha këto i dinë mirë BE-ja dhe po e toleron dhe ende po zhvillon bisedime një përson me biografi kriminale, çfarë është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat