Maqedonia e Veriut vend i kobeve, i tragjedive, i zisë, i dhembjeve dhe i mërzive

Opinione

Maqedonia e Veriut vend i kobeve, i tragjedive, i zisë, i dhembjeve dhe i mërzive

Nga: Ejup Berisha Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:47
Ejup Berisha

Këtu edhe nëse je i sëmure nuk shërohesh kurrë sepse mjekët ata që e kanë dhënë premtimin e Hipokratit stë shërojnë dot apo këta në vend të kësaj në menyrë të pashpirt dhe më mizore ta marrin jetën. Spitali modular në Tetovë dhe rasti i Onkologjisë në Shkup janë dëshmi për këtë që u tha më lart.

Këtu edhe nëse merr rrugë për të shkuar diku mund të mos arrishë shëndosh e   gjallë në destinacionin e planifikuar sepse mund të marrin flakë apo dhe të rrëzohen  mjetet e udhëtimit. Ka disa raste të tilla si ai i autobusit në Llaskarcë i autobusit në Bullgari dhe i tragjedive të tjera që do të mund të ndodhin. A e dini pse sepse shteti ka vendosur të jetë shumë liberal dhe tolerant ndaj krimit dhe ndaj kriminelëve e posaqërisht ndaj vrasjeve.  

Këtu në këtë vendin tonë edhe nëse je duke shkuar rrugës tënde si njeri në menyre të qetë dhe të civilizuar mund të të ndodh ndonjë tragjedi e  papritur sepse  dikush mund të të perplasë me makinë për shkak se ai apo dhe ajo makinën mund ta ngasin edhe 360 km në orë. Këtu edhe nëse don të mësosh në gjuhën amtare dikush në mënyre absurde, të çuditshme dhe të pasqarueshme mund të të dëbon nga shkolla edhe pse arsimimi fillor dhe ai i mesëm në këtë shtet janë të obligueshëm.Nuk është çudi që edhe do tu sankcionojnë.  Në situata të tilla nuk duhet të sankcionohen nxënësit që duan të arsimohen në gjuhën e tyre amtare por duhet të sankcionohen ata që e pengojnë arsimimin në të njejtën gjuhë.

Këtu edhe nëse je plotesisht i pafajshëm mund të ta montojnë ndonjë rast gjyqsor dhe pastaj të dergjesh dhe të kalbesh nëpër burgje i pafajshëm dhe askuj të mos i han palla për këtë gjë të tmerrshme që të ndodhë. Ka shumë raste të montuara gjyqsore si Rasti Alfa,Monstra, Sopoti etj. Këtu mund të jeshë gjeni i shkencës dhe i dijes apo mund të jeshë intelektual i kalibrit të Ajnshtajnit dhe Hegelit por duhesh ti nënshtrohesh ndikimit dhe pushtetit të një te padituri total i cili nuk di ta shkruaj as emrin e as mbiemrin e vet sepse i njëjti e ka blerë dëftesën e shkollës fillore, të shkollës së mesme, të Fakultetit  magjistraturën dhe doktoraturën.

Këtu gjithcka është e kobshme tragjike dhe plot dhembje për qytetarët e rëndomtë sepse këta jetojnë në një shtet ku nuk respektohen Kushtetuta dhe ligjet egzistuese me këtë as të drejtat dhe liritë e njeriut e as obligimet dhe detyrimet që i kanë institucionet shtetrore dhe publike ndaj qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat