Detyrim politik për krime të reja

Opinione

Detyrim politik për krime të reja

Nga: Milazim Maraj Më: 6 shtator 2023 Në ora: 19:20
Milazim Maraj

Pas një gjenocidi të rëndë që ka ndodhur në Kosovë ndaj popullatës shqiptare në trojet dhe shtëpitë e veta nga Serbia dhe Rusia përsëri provokime të rënda.

Fillimisht me kriminel të veshur si pelegrin me vonë me kthimin dhe mos dënimin e kriminelëve të luftës në Kosovë.

Për këto provokime që i bënë Serbia në duhet të mbrohemi dhe kjo do të ndodh natyrshëm sikur çdo komb dhe shtet që mbron vetën.

Por dukët që institucione e Kosovës pa studime të mjaftueshme nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtarë të cilat detyrohen të i zbatojnë me vonë në dëme të kombit të vet. Një prej këtyre marrëveshjeve më Serbinë është kthimi i serbëve të shpërngulur nga Kosova.

Këtë marrëveshje me sy mbyllur e nënshkruajnë zyrtarët tonë që marrin pjesë n dialog. Si do të kthehen kriminelet që kanë vrarë, masakruar, dhunuar, djegur në zjarr të gjallë dhe zier mishin e fëmijëve tonë, e ndërtuar suvenire e llapma më kafkat e shqiptarëve, të dëbuar më dhunë nga shtëpitë e tyre, kanë, plaçkitur çdo gjë që kanë pasur shqiptaret në Kosovë dhe tani të kthehen të lirë sepse ja dikush qenka korruptuar, apo që nuk po na lejuaka EULEKS etj.

Të mbrohen kriminelet, të ju ndërtohen shtëpitë e çka tjetër.

Si ka mundësi të qëndrojnë fqinjë viktima me kriminelin? Si durohet gjakësi që ta ka masakruar familjen dhe shteti i tij nuk ka kërkuar falje kurrë. Pse duhet ta detyrojmë shqiptarin viktimë, ta durojë kriminelin serb që i masakruar familjen në fqinjësi me kriminelin? Pse ky kriminel nuk përfundon në burg?

Pse nuk kërkojnë falje? Pastaj nëse nuk kërkojnë falje pse i ofroni pranë viktimës ? Serbia as këta kriminel nuk kanë kërkuar falje shqiptarëve për çka ju kanë bërë. Këta aq më keq bëjnë lajka dhe tallën me viktimat tona, duke torturuar shpirtërisht shqiptaret, nuk ua japin kufomat e të afërmeve të tyre.

Kriminelet Vuçiq, Daçiq dhe struktura e tyre akuzojnë dhe kërcënojnë serbet që i tregojnë varrezat e fshehura të shqiptarëve nëpër Serbi. Këta kriminel udhëheqës të një shteti me traditë kriminale kërcënojnë herë me kriminel të vet dhe ata rus. Herë me ofrim të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

Borrell dhe Lajçakt behën të shurdhër dhe nuk reagojnë edhe pse këto kërcënime janë publike. Këta i kanë vu vetës detyrë që të” ulin tensionet” dhe aspak që të sigurohet Gadishulli dhe Evropa nga krimet ruso-serbe. Kriminelet serb mbahen në Mitrovicë e çdo kund nëpër Kosovë, të heshtur si virus që presin klimën e tyre të përshtatshme për të u aktivizuar në traditën e tyre kriminale.

Në Mitrovicë terrorizojnë shqiptaret dhe sikur çdo herë në histori vajtojnë se po torturohen serbet nga shteti shqiptar. AKI e Kosovës do të duhej të veproj profesionalisht deri sa nuk ka shpërthyer hakmarrja e shqiptarëve ndaj këtyre kriminelëve. Kush mund ta duroj vrasësin e familjes së tij fqinjë?

Të i zgërdhihet dhe provokojë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje kështu pa ndërprerë?. KMLDNJ në Kosovë duhet të i bëjë publik emrat e kriminelëve që i kanë në dosjet e tyre. Kush ishin?, kush i komandonte? Kënd e vranë? Cilat familje u masakruan? Si mund të jetojë i qetë shqiptari që ka familjen e vrarë nga këta kriminel ndërsa Komunat u lejojnë ndërtime shtëpish dhe i mbrojnë me forca të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare pranë shtëpisë së tij? Mbrohen kriminelet nga viktimat politikë luftënxitëse.

Projekt për të zhdukur këtë popull në interes të ekuilibrit gjeostrategjik. Kjo rrugë është me të vërtetë e gabuar shumë. Pse duhet të i detyroni viktimat që të hakmerren dhe pastaj të dënohen si kriminel. Pse i dëmtoni ju për herë të dytë? Pse duhet të viktimizohen shqiptarët kështu pa ndërprerë?

Hapeni dosjet e krimeve ju lutëm. Pse i mbani të mbyllura? Padisni kriminelet ngrini zërin tuaj të arsyeshëm e lëreni grindjet në mes veti. Nuk ju duam kështu. Pse duhet të grindemi dhe akuzojmë njeri tjetrin dhe gjatë grindjeve i bëni me gisht bashkëkombësit tënd; ja ku e ke atë që të dhunuan gruan, motrën, ja ku e ke atë që të kalli shtëpinë dhe nënën tënde brenda, vrite atë pse je i fortë me mua?

Këto vetëm sa kanë filluar të ndihën. Njerëzit kanë pritur që institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të i dënojnë kriminelet. Hakmarrjen po e ngritin ndërkombëtaret në Kosovë. Gjaku nuk harrohet kur nuk falet. Por kërkim falja nuk ndodhi. Nuk po ndodhë as dënimi i shtetit kriminel, as kriminelëve.

Ata po vazhdojnë me krime. Disa u zunë dhe u liruan. Disa shëtitën lirshëm bëjnë shantazhe dhe krime në Kosovë, arrestohen paguajnë dorëzoni dhe lirohen për të vazhduar me krime. U dënuan shqiptaret dhe u korruptuan hetuesit. I korruptojë Serbia. Kurse viktimat shqiptarë mbetën në mëshirën e fatit.

Tani ndjehen të kërcënuar përsëri nga ata që kërcënuan dhe zbatuan kërcënimet e tyre mbi këtë popull human me kulturë të lashtë që po pretendohet të zhduket. Këto pretendime nuk pushuan kurrë që nga shekulli i XV. Kjo politikë nuk ka pikë, por ka luftë në mes të ashtuquajtur” bota ruse” dhe perëndimit.

Kjo luftë fillon si gjithmonë në Kosovë dhe përfundon në Kosovë. Lufta për shkatërrimin e krijesës famëkeqe Jugosllavi filloj në Kosovë në vitin 1981 dhe përfundoj në Kosovë në vitin 1999 me ndërhyrjen e SHBA dhe Natës. Kosovën dhe popullin tonë duhet ta mbrojmë me çdo kusht.

Lufta nuk është e mirë për askënd, por robëria është shumë me e keqe se lufta. Kosovë të arrestoj kriminelet serb, dënojë ata dhe vetëm pas këtyre akteve mund të bisedohet për pajtime të mundshme të serbëve me shqiptaret nëse Serbia kërkon falje. Shqiptarët mund të falin por jo të harrojnë kurrë.

6.8.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat