Albin Kurti nuk ka mekanizëm që ta mbajë pushtetin me muskuj, por ka aftësi dhe ide të guximshme që nuk bëhet skllav i fuqive të verbëra

Opinione

Albin Kurti nuk ka mekanizëm që ta mbajë pushtetin me muskuj, por ka aftësi dhe ide të guximshme që nuk bëhet skllav i fuqive të verbëra

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 7 shtator 2023 Në ora: 07:40
Albin Kurti

Veprimet dhe sjelljet e opozitës, pothuaj se janë bërë bajate dhe monotone, të cilëve në këtë mënyrë nuk ua çjerr mendjen dhe as sedren asgjë në këtë botë, dhe as që e kanë në agjendë çështjen dhe hallet e popullit të këtij vendi, sepse sikur të gjitha i kanë humbur, kur e kanë humbur pushtetin e tyre të korruptuar dhe të inkriminuar deri në fyt.

Proceset demokratike duken të thjeshta, por substancën e kanë të ndërlikuar, sepse thjeshtë njeriu edhe pse shprehet e vepron i lirë, duke kërkuar të drejtat e veta, por edhe normat e demokracisë janë të përcaktuara në bazë të ligjeve, të cilat janë fleksibile, duke lejuar dhe limituar veprimet njerëzore në baza të kushtetutshmërisë.

Po bëhën disa vjet pas çlirimit të vendit dhe pavarësisë së Kosovës, që kemi qenë të bindur se ndryshimet në këtë vend do të jenë vendimtare, të cilat vite me radhë i kemi pritur, duke investuar me gjithçka që patëm, mirëpo sot na befasojnë shumë gjëra, që po e brejnë këtë shoqëri dhe sikur nuk duam të dimë, ku shumë prej këtyre grupeve njerëzore që e përfaqëson opozita aktuale, u pasuruan me të madhe dhe apetitet e tyre janë edhe sot të pa pandalshme, që kjo shoqëri po kalon akoma nëpër këto defekte të tyre, të cilat do ta rrezikonin të ardhmën e këtij populli.

Kosova si një shtet i ri demokratik, ka nevojë për projekte të reja politike dhe ekonomike, në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës së re demokratike, njëherazi vuajtjet dhe tragjikën e këtij populli ta kthejë në një mirëqenje qytetare, por edhe të zhvillohet përmes duarve dhe forcave të veta.

Ndryshime pozitive dhe në shërbim të shtetndërtimit, efektet do të ishin më të mira, sikur do të pajtoheshin fëmijët tanë me kushtet e tyre, do të pajtoheshin të rinjtë tanë që mos ta braktisin vendin e tyre, do të pajtoheshin pensionistët tanë, të cilët kanë punuar me dhjetra vite e nuk i gëzojnë të drejtat e tyre, do të pajtoheshin punëtorët tanë, të cilët presin me vite për një vend pune, do të pajtoheshin nxënësit tanë, të cilët nuk kanë arsimim cilësor nëpër shkollat e tyre, do të pajtoheshin të sëmuarët e vendit tonë, të cilët nuk kanë shërbime të mjaftueshme shëndetësore, do të pajtoheshin studentët tanë, të cilët i kryejnë studimet dhe marrin ndonjë diplomë, por që për fat të keq nuk kanë vende pune në vendin e vet ku jetojnë.

E gjithë kjo pakënaqësi e qytetarëve të Kosovës, duhej të reflektoj jo vetëm te pozita e këtij vendi në qeverisje, por edhe te opozita, e cila tani për tani është shumë pasive, sepse një situatë e tillë do të sjellte një rrëmujë jetësore për mbarë popullin e këtij vendi, dhe nuk ka dyshim se grumbullimi i këtyre problemeve mund ta përkeqësojë dhe egërsojë qenjën dhe gjendjen e qytetarëve në tërësi.

Para se gjithash duhet t’ia kthejnë borxhin këtij populli, më pak apo më shumë ky populll të ketë një mirëqenje solide dhe njerëzore, prandaj qytetarët e këtij vendi janë lodhur me aktrimet e opozitës, të cilët i referohen kushteve dhe problemeve qytetare, por në relitet kanë qëllime të tjera, për të krijuar revoltë dhe pa siguri te popullata e vendit ndaj qeverisë Kurti, vetëm e vetëm për ta rimarrë edhe njëherë pushtetin dhe për të krijuar edhe një herë «pashallakun» e tyre «qefe qefe kjo duja».

Pa dyshim se politika e Serbisë është dhelpërake, e cila i ka sjellë dhe po i sjellë shumë probleme Kosovës dhe qytetarëve të saj, poashtu, duke e penguar dhe vonuar në shumë procese të njohjes së Kosovës, dhe akoma Kosovës i bishtëron me dredhitë e saj në marrëveshjet e Brukselit, dhe lëvizjet e saj para opinionit Europian, i bënë këto vetëm për ndonjë marketing politik.

Mirëpo, fati jonë që Europa dhe Amerika mendojnë ndryshe, duke dëgjuar dy palët, për hir të një zgjidhjeje të drejtë të problemit, edhe pse Serbia vepron ndryshe, e cila nuk dëshmon me veprimet e saj në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe as të interesave të fqinjësisë normale me Kosovën, por për mes ndjesive dhe intutës së saj që ka, në ecurinë e mëtejme të qëllimeve të saja, për të krijuar një «mini republikë» në Kosovë.

Mënyra e vetme e zgjedhjes së kësaj nyje politike, është vetëm dialogu demokratik dhe politik në mes pozitës dhe opozitës, të cilat duhet të heqin dorë nga format e dhunës dhe metodave tjera, të cilat metoda shqiptarët nuk i kishin asnjëherë gjatë historisë së vet. Dhe mënyra e vetme që Kosova të mbetët e fortë në fushëbetejat e paqës me Serbinë dhe rajonin, është fuqizimi dhe shfrytëzimi i gjitha forcave politike në Kosovë.

Fakti që Kosova është pranuar në Europë si bashkëbiseduese e barabartë me Serbinë, e cila duhet të përfillet nga të dyja palët, flet qartë për faktin se ajo duhet të konsiderohet si forcë reale politike e pa shmangshme edhe për Kosovën, ndërsa porosia amerikane, europiane, posaqërisht politika gjermane ia bëjnë të qartë Serbisë, që të dyja palët mos të humbin kohë, sepse konfliktet , dhuna dhe tensionet nuk janë produkte që e sjellin paqën dhe lidhin fqinjësinë e këtyre dy popujve në mes vete për një të ardhme më të mirë.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, nuk ka mekanizëm të fuqishëm që ta mbajë pushtetin me muskuj, por ka ide të guximshme dhe që nuk bëhët skllav i armikut, duke mos hequr dorë nga rrolet dhe veprimet e tija për mbrojtjen e ligjit dhe sovranitetit të vendit, poashtu edhe qytetarët e vendit nuk kanë sens dhe shije njerëzore, që të shohin përsëri drama të tilla politike me rreziqe të skajshme, kur ka mundësi dhe nevojë të ndjejmë e të shohin parime më të mira për vendin dhe qytetarët e këtij vendi dhe për një të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat