Larg duart nga ligjet e natyrës!

Opinione

Larg duart nga ligjet e natyrës!

Nga: Lekë Imeraj- shkrimtar, përkthyes, publicist Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:03
Foto-djali Bruce Reimer

Në disa vende të BE-së (Bashkimit Europian) dhe në botë, po diskutohet përligjia e vetëvendosjes së gjinisë. Madje është bërë gati projektligji. Në Gjermani mendohet të hyjë në fuqi me dt. 01.11.2024. Sipas ligjit, adoleshentët, ndër të tjera, kur mbushin moshën 14 vjeç, kanë të drejtë të vendosin vetë për gjininë e tyre. Djemtë mund të mbajnë gjininë e tyre biologjike ose, mund të vetëdeklarohen vajza. Kështu është edhe për vajzat.

Secili mund të zgjedhë vetë prirjet e veta seksuale (homoseksual, heterseksual, biseksual, transseksual etj). Fjala “nënë” dhe “baba”, hiqen nga përdorimi. Në vend të tyre do të përdoren fjalët “prind-1” dhe “prind-2”. Meshkujt e vetëdeklaruar femra, mund të futen në të gjitha sferat ku, deri tani, kanë qënë vetëm për gra. Një qenie njerëzore, me mustaqe, mjekër dhe penis, mund të futet në banjon e grave, në sauna ku gratë janë lakuriq dhe, kudo. Me këtë ligj, merr fund “persekutimi” i meshkujve. Nëse dikush guxon t’i qortojë, ndëshkohet me 10 mijë euro gjobë dhe, padi penale. Shumë analistë, psikologë, filozofë, antropologë, biologë e mendojnë ndërhyrje në programimin natyror të njeriut, degjenerim, rrezik për identitetin dhhe jetën e njeriut. Ata bëjnë thirrje: Larg duart nga ligjet e natyrës! Mashkulli dhe femra, jo vetëm fizikisht por, edhe psiqikisht janë programuar nga natyre komplet ndryshe nga njëri-tjetri.

Ja një shembull i cili, tregon se, çfarë do të thotë të mundohesh të ndryshosh pushtetin e natyrës tek njeriu. Tregimi bën fjalë për një djalë nga Kanadaja. Djali quhet Bruce Reimer. Bruce u detyrua nga prindët të rritej si vjzë, por përfundoi në mënyrë tragjike. Si ndodhi? Bruce erdhi në këtë botë në vitin 1966, binjak, bashkë më vëllain e tij Brian. Pas shtatë muajsh, kur gjithçka shkonte për mrekulli, nga opracioni i synetllëkut, filloi tragjedia e jetës së tij. Penisi i Bruces u dëmtua aq shumë, sa nuk mund të riparohej më. Dëshpërimi i prindëve ishte i pazakontë.

Ata muarën kontakt menjherë me psikologun dhe hulumtuesin seksual, John Money. Money mbronte teorinë e vetëvendosjes së gjinisë. Sipas tij, gjinia e njeriut nuk është e programuar biologjikisht por, është punë edukimi në jetë. Secili mund t’a zgjdhë vetë gjininë e vet. Prandaj ai ju rekomandoi prindëve ndërrimin e gjinisë së djalit. Dhe ashtu u vendos.

Bruces ia hoqën testikulat, filluan ta mjekonin me hormone femërore, e veshën me fustan, dhe me kaq menduan se ia arritën qëllimit. Bruce nuk duhej ta mësonte kurrë atë që i kishte ndodhur. Bruce u rrit dhe hyri në moshën e pubertetit. Ia shtonin dozën e hormoneve fëmërore, dhe si rrjedhojë, iu zhvillua gjoksi. Kur mjekët vendosën që t’i bëninë vaginë artificiale, ai kundërshtoi. Bruce e kishte kuptuar me kohë, që diçka, nuk shkonte me trupin dhe mendjen e tij. Sa më shumë që rritej, aq më shumë ndergjegjësohej për atë që nuk shkonte. Kjo e revoltonte shumë. Griste fustanet, urinonte në këmbë, dhe ndeshej me djemtë. E urrente trupin e vet, pa e ditur përse. Prindët e dërgonin vazhdimisht tek psiqiatri për mjekim.

Familja e kishte humbur qetësinë dhe sigurinë, megjithatë shpresonin tek mjeku psiqiatër. Ata vuanin bashkë me djalin e tyre, por përseri nuk merrinin guximin t’ia thonin të vërtetën. As fustanet e praruarë, as hormonet e pafundme, nuk po e bënin Brucen vajzë. Jeta dhe sjellja e tij bëheshin gjithnjë e më të komplikuara. Nga që, askush nuk ishte në gjendje të thoshte, se çfarë duhej bërë më tej, vëndosën t’i tregonin të vërtetën. Në këtë moment, Bruce kishte mbushur 14 vjet. Ai, kur mësoi të vërtetën, kaloi në fazën e çmendurisë së plotë. Nuk mbahej. Pas një mjekimi intensiv, u rikthy në gjendje arysetimi. Por, si arsyetoi Bruce! E para gjë që bëri, i vuri flakën dollapit të rrobave. Fustanet e tij firmato, u bënë shkrimb e hi. U vesh si djalë dhe filloi të sillej si mashkull.

Ia vuri vetes emrin David. Programi i tij nuk kishte mbaruar. Iu drejtua kirurgut për të hequr gjoksin femërorë dhe vendosur penis. Ai e ndjente veten mashkull dhe donte të kompletohej si i tillë. Në moshën 32 vjeç u martua, dhe gjashtë vjet më vonë, bëri vetëvrasje. Torturat shpirtërore dhe fizike, hormonet femërore dhe sjelljet e detyruar, jashtë natyrës së vet, e kishin lodhur dhe rrënuar atë. Ai ishte terrorizuar vite me rradhë psiqikisht, nga që nuk kishte guxuar të ishte ai që e kishte programuar natyra. Nuk mundi më. Jo vetëm kaq. I vëllai i tij binjak, Brian, kishte përjetuar me shumë dhimbje eksperimentet mbi vëllain e vet. Nga që nuk mundi t’i duronte më ato eksperimente shtazore, bëri vetëvrasje, dy vjet para se Bruce të bënte të njejtën gjë. Nëse gjithkush bën ato që ka në pushtetin e vet, bën boll. Larg duart nga pushteti i natyrës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat