Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbërit, arterie mbarë kombëtare shqiptare

Opinione

Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbërit, arterie mbarë kombëtare shqiptare

Nga: Rexhep Torte Më: 8 shtator 2023 Në ora: 09:10
Autori Rexhep Torte

Në vitin 1955 rruga nga Tirana gjer në Dibër të Vogël - Peshkopi zgjaste 12 orë, ndërsa sot kjo rrugë zgjat 1 orë e gjysmë.

-Para ndërtimit të Rrugës së Kombit, rruga nga Prishtina gjer në Tiranë zgjaste deri më 8 orë, me ndërtimin e Rrugës së Kombit, kjo rrugë tani kalohet për 3 orë.

Këto dy rrugë mbarë kombëtare shqiptare përveç efekteve ekonomike e turistike, shoqërohen edhe me bukuritë magjepsëse natyrore, me urat dhe tunelet e bukura të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore.

Ideja, planifikimi dhe ndërtimi i këtyre dy rrugëve jetike për shqiptarët u stërzgjat me dekada, por megjithatë Shqipëria-shteti amë i mbarë shqiptarëve me ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe me ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ka bërë mrekullinë shekullore mbarë kombëtare shqiptare, në të mirë të komunikimit shpirtëror dhe ekonomik mbarë kombëtar shqiptar, por edhe në të mirë të komunikimit të mbarë rajonit me të cilin lidhen këto dy rrugë.

Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbrit janë dy arterie të komunikimit fizik dhe shpirtërore dhe dy arterie jetike të një gjaku për shqiptarët, trojet dhe kombi i të cilëve u ndanë padrejtësisht në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe që në Konferencën e Paqes në Paris, ku kombit shqiptar autokton e më të lashtë në Ballkan iu bë padrejtësia më e madhe, duke ia shkëputur dhe duke i lënë më shumë se gjysmën e territoreve dhe të kombit shqiptar jashtë shtetit amë Shqipërisë.

Ndërtimi i Rrugës së Kombit i shkurton kilometrat dhe kohën për të arritur nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas.

Rruga e Kombit karakterizohet për ndërtimin sipas standardeve bashkëkohore, të shoqëruara me tunelin me gjatësi 6 kilometra dhe me urat dhe trasenë rrugore që kalon nëpër bukuritë natyrore mbresëlënëse.

Shqipëria vitin që shkoi e lëshoi në përdorim edhe Rrugën e Arbrit, me përjashtim të një bajpasi të përkohshëm prej 9 kilometrave që u bë për shkak të problemeve që dolën gjatë ndërtimit të tunelit të Murrizit, tuneli i 6, ku u paraqitën probleme në përbërjen e terrenit, për të, cilat po kryhen zgjidhje tjera teknike, ndërkaq në 5 tunelet tjera të kësaj rruge, kanë përfunduar punimet dhe tani janë vënë në përdorim.

Ndërtimi i Rrugës së Arbërit i shkurton dukshëm kilometrat dhe kohën nga Maqedonia e Veriut në Tiranë dhe anasjelltas.

Pas përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të tunelit të Murrizit, ku u paraqitën probleme gjatë gërmimeve, Rruga e Arbërit nga vendkalimi doganor “Bllatë” në Dibër të Madhe deri në Tiranë do të jetë 75 kilometra

Përgjatë Rrugës së Arbëit shtrihen bukuri magjepsëse natyrore malore e fushore të shoqëruara me tunele edhe me dy urat më të larta në Ballkan, njëra është Ura e Vashës e lartë 152 metra dhe e gjatë 300 metra, ndërsa tjetra është Ura e Fshatit te Klosi me lartësi157 metra.

Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit

Maqedonia e Veriut përkundër premtimeve të shumta, që nga vendkalimi kufitar “Bllatë” te Dibra ta vazhdojë rrugën e Arbërit në drejtim të Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, ka dështuar dhe se ende nuk e ka bërë fisibilitetin e ndërtimit të kësaj rruge, që do ta shkurtonte edhe me shumë udhëtimin nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri dhe anasjelltas.

Politika armiqësore në dy anët e kufirit shkaktoi trauma në dëm të shqiptarëve

Babai im nga Dibra e Madhe në vitin 1944 u martua me nënën time nga Dibra e Vogël-Peshkopia, në Kohën kur nga Dibra e Madhe për në Shqipëri dhe anasjelltas nuk kishte barriera kufitare dhe kalohej pa probleme.

Në Verën e vitit 1949, për shkak të tendosjes së marrëdhënieve ndërmjet ish Jugodllavisë të Josip Broz titos, dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës, u ndërpre qarkullimi ndërmjet Shqipërisë e ish Jugosllavisë dhe u vendos një perde e hekurt kufitare.

Kjo perde e hekurt kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë shkaktoi trauma të rënda në familjet shqiptare në dy anët e kufirit.

Kjo perdfe e hekurt e kufirit i ndau padrejtësisht prindërit e një gjaku dhe motrat e vëllezërit e një gjaku gati gjysmë shekulli.

Ky kufi i hekurt monist shkaktoi trauma të rënda në familjet e përgjysmuara në dy anët e kufirit, dhe bëri që shumë familje shqiptare të vdesin pa e takuar dhe pa e parë njeri tjetrin.

Ky kufi shkaktoi tmerre, gjëma dhe trauma të rënda shpirtërore ne jetën e përditshme dhe sidomos në raste gëzimi ose në raste vdekjeje, kur e shikoje fshatin ose shtëpinë matane kufirit, i dëgjoje tingujt e muzikës apo të daulles, e dije që në familjen e gjakut tënd bëhej dasmë, ndërsa ty nuk mund të merrje pjesë në atë gëzim familjar.

Edhe më e rëndë ishte ndjenja shpirtërore, kur nëpërmjet telegrameve bëhej njoftimi për vdekjen e të afërmve familjarë dhe të fisit tënd, nga dy anët e kufirit, dhe ti nuk të lejohej dhe nuk kishe mundësi ta shikosh të afërmin tënd gjersa ishte gjallë, ose nuk mund të merrje pjesë as në varrimin e tij, dhe as në ngushëllimet e nevojshme që i ka caktuar Zoti dhe jeta, si respekt i domosdoshëm etik ndër njerëzor.

Vizita ime e parë në Shqipëri

Unë Shqipërinë për herë të parë e vizitova në vitin 1955 në moshën dhjetë vjeçe, kur isha në klasën e katërt fillore.

Nëna ime pas aplikimeve disa vjeçare në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd për ta vizituar familjen e saj në Dibër të Vogël-Peshkopi, në vitin 1955, nga ambasada e Shqipërisë e kishte aprovuar kërkesën e saj që bashkë me mua të shkojmë për ta vizituar familjen e nënës në kohëzgjatjeprej tre muajve.

Dibra e Mdhe që sot gjendet ne Maqedoni dhe Dibra e Vogël-Peshkopia, që sot gjendet ne Shqipëri, janë larg njëra tjetrës vetëm 20 kilometra.

Por, asokohe për të hy nga Maqedonia në Shqipëri funksiononte vetëm vendkalimi kufitar Qafë Thanë te Struga.

Ishte një ditë e fund muajit tetor kur u nisëm nga Dibra e Madhe për në Strugë, dhe nga Struga për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

Udhëtimi nga Struga për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë asokohe kryhej vetëm me qerre më kuaj, dhe babai im na gjeti një qirragji dhe na dërgoi deri në vendkaliminkufitar.

Pasi i kryem formalitetet kufitare, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë në pjesën e ish Jugosllaisë, në anën tjetër te Dogana e Shqipërisë kishte ardhur të na pret Refik Bardulla, vëllai i vogël i nënës-daja im Refik, i cili kishte bërë një udhëtim të gjatë nga Dibra e Vogël-Peshkopia për të na pritur në Qafë Thanë.

Pasi u përshëndetëm plot mallëzim, na u desh të presin një kamion kalimtar të rastit , shoferi i të cilit pranoi që të na hipën në pjesën e sipërme të kamionit, me të cilin udhëtuam gjer në qytetin Pogradec.

Gjatë udhëtimit filloi të bjerë një shi i imët dhe u lagëm, sepse kamioni nuk ishte i mbuluar me ceradë, dhe ndjenim edhe të ftohtin nga era që frynte.

Por gëzimi dhe kureshtja për t’u takuar me familjen dhe farefisin e nënës, na bënte që të mos e ndjejmë as shiun dhe as të ftohtin.

Atë mbrëmje fjetëm në një hotel në Pogradec dhe të nesërmen në mëngjes udhëtuam për në Tiranë.

Nga Tirana për në Dibër të Vogël-Peshkopi udhëtohej më autobus, që atëherë e quanin sata që ishte prodhim çekosllovak.

Udhëtimi nga Tirana në Dinër të Vogël-Peshkopi, për shkak të rrugëve të ndërtuara dobët, zgjati 12 orë.

Diku vonë në mbrëmje ne arritëm në Dibër të Vogël-Peshkopi. Në kodrën, e cila ishte për karshi ndodhej shtëpia e dajallarëve të mi, prej ku shifej kur po zbriste autobusi-sata teposhtës për në stacionin e autobusëve, ku kishin dalë të na presin gati tërë dy familjet e dy dajallarëve, Izet dhe Refik Bardulla, por edhe shumë të afëm nga fisi Bardullla që është fis goxha i madh.

Fjalimi i Gogo Nushit-anëtar i Byrosë Politike para banorëve të Dibrës së Vogël-Peshkopisë

Një ditë nëntori në vitin 1955 sheshi i Dibrës së vogël-Peshkopisë ishte mbushur përplot me banorë të këtij qyteti por edhe nga fshatrat e këtij qarku. të madh. Përkundër këtij numri të madh të pjesëmarrësve, mbretëronte një qetësi e madhe. Të gjithë këta njerëz kishin ardhur të bëhen sy e veshe e ta dëgjojnë fjalimin e Gogo Nushit, që asokohe ishte anëtar i Byyrosë Politike së Shqipërisë.

Funksionarë të lartë të këtij kalibri ishin shpresa e vetme e parashikimit se a do të ketë ndonjë lehtësi apo shtensionim të jetës së qytetarëve, e cila ishte e lidhur me nje disiplinë rigoroze, me punën kooperativiste në fshat e qytet dhe me të ashtuquajturat zbore të të rinjve në shkolla dhe të punonjësve, për të rritur vigjilencën dhe gatishmërinë për tu mbrojtur nga ndikimet e huaja në Shqipëri.

E vetmja gjë që ishte për lëvdatë asokohe në Shqipëri ishte cilësia e lartë e mësimit në shkolla dhe fakultete, si edhe dhe organizimi i jetës kulturore nëpërmjet shoqatave kulturore-artistike dhe sportive në tërë Shqipërinë.

Gjatë tre muajve sa qëndruam me nënën në Shqipëri, unë i vazhdova mësimet në shkollën fillore në Dibër të Vogël-Peshkopi me përjashtim të rasteve kur udhëtuam në Tiranë dhe në Durrës te të afërmit e nënë.

Në shkollat në Shqipëri ri mësimi zhvillohej me përkushtim të madh si nga ana e mësimdhënësve, ashtu edhe nga ana e nxënësve, që kurorëzohej edhe me aktivitete jashtëshkollore me koncerte gara sportive dhe vallëzime që organizoheshin të djelave në shkollë.

Mallkimi për tradhtarët shqiptarë dhe ndërkombëtarë

Gjatë qëndrimit në Shqipëri së bashku me nënën vizituam edhe tezen Hazbije që jetohet me familjen në Durrës dhe tezen Edije që jetonte në Tiranë e martuar për Rustem Beun, në shtëpinë e të cilës shteti kishte vendosur të jetojnë edhe dy familje tjera, si masë kundër bejlerëve.

Gjatë udhëtimit për në Tiranë dhe Durrës, vëreheshin grupe gra e burra që punonin nëpër tokat bujqësore, të cilët si bletë punëtore po punonin për të mare sa më shumë prodhime bujqësore.

Në Durrës tezja Hazbije kishte bashkëshortin Abdylin dhe fëmijët djemtë Bujarin dhe Kujtimin dhe dy çikat Aishen dhe Bukuroshen.

Nw Durrës për here të pare në jetën time e shikova nga afër bregdetin, detin dhe valet që pëplaseshin në breg.

Pas tre muajve nëna ime dhe unë u kthyem në Dibër të Madhe pas vizitave dhe takimeve të shumta çmallëzuese që patëm me familjen dhe farefizin e gjerë në nënës në Dibër të Vogël-Peshkopi, në Tiranë dhe në Durrës.

Kjo qe edhe vizita e fundit e nënës s’ime në Shqipëri, sepse më vonë pas kalimit të viteve dhe pas ardhjes së demokracisë e hapjes edhe të vendkalimit kufitar “Bllatë te Dibra e Madhe, edhe nënës iu rëndua gjendja shëndetësore dhe nuk pati mundësi që të merr pjesë as në vdekjen e Gjildanes, nënës së saj, dhe as në vdekjet e vëllezërve dhe të motrës së saj.

Ndërkaq në të njejtën kohë asnjëri nga familja dhe farefisi i nënës s’imë nuk pati fatin që të vijnë e ta vizitojnë Dibrën e Madhe.

Ardhja e demokracisë dhe e pruralizmit në Shqipëri dhe në Maqedoni, e ka liberalizuar lëvizjen e lirë në dy anët e kufirit, dhe tani ne nipërit e mbesat që kemi mbetur gjallë komunikojmë me vizita të ndërsjella, por gjithmonë me brengën në shpirt pse prindërit tanë nuk e paten fatin tone për ta shijuar dhe përjetuar jetën vëllazërore e fisnore bashkërisht.

Sistemet moniste në Shqipëri, në ish Jugosllavi dhe në Maqedoni do të mbahen mend për jetë të jetëve për padrejtësitë që ia bënë kombit shqiptar në dy anët e kufirit, e para, me lënien e padrejtë të territoreve dhe të popullit shqiptar jashtë kufijve amë, dhe e dyta, me moslejimin e vizitave të ndërsjella në dy anët e kufirit.

Edhe sot më dridhet shpirti kur më kujtohen ofshamat e nënës që i dilnin nga thellësia e shpirtit të përmallur, sa na dukej se dridheshin edhe trarët e shtëpisë.

Qofshin të mallkuar dhe të djegur në flakët e xhehenemit të gjithë ata funksionarë në Shqipëri, ish Jugosllavi-Maqedoni, që e vendosën padrejtësisht perden e hekurt të kufirit, e cila e ndau kombin shqiptar në dy anët e kufirit, perde e hekurt e cila ua nxini jetën shqiptarëve.

Qofshin të mallkuar dhe të djegur në flakët e xhehenemit edhe ata burrështetas, evropianë që për t’ia bërë qefin Serbisë gjenocidale e lejuan copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit 1978, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e paqes në Paris 2020, duke e lënë më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare dhe të kombit shqiptar jashtë shtetit amë Shqipërisë, që edhe sot padrejtësisht jeton në pesë shtete fqinje.

Qofshin të mallkuar, të gjithë ata shqiptarë kudo qofshin, që për interesa të tyre meskine, janë vënë në shërbim të interesave, serbe, greke, maqedonas dhe malazeze, në dëm të kombit fisnik shqiptar, i cili kurrë nuk ka okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, por jeton në trojet e veta stërgjyshër orë, dhe që është kombi më i lashtë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat