Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij sot para mediave paralajmëroi zgjedhje të reja në Serbi!

Opinione

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij sot para mediave paralajmëroi zgjedhje të reja në Serbi!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:39
Rexhep Elezaj

Është fakt i pamohueshëm si dhe i dëmshëm për opinionin shqiptar, se fjalimet dhe deklaratat për media të presidentit serb, A. Vuçiq, as nuk kuptohen plotësisht, si dhe as nuk përkthehen mirë në gjuhën shqipe, sepse shihet qartë se ata zyrtarë dhe gazetarë të cilët merren me përcjelljen e ngjarjeve në Serbi, nuk e njohin mirë gjuhën serbe, por as mendësinë politike të saj, dhe ky është një hendikap i madh për t’ia sjellë lexuesit shqiptar esencën dhe kuptimin e plotë të asaj që ai thotë për Kosovën dhe shqiptarët.

Për shembull, disa media në Kosovë fjalimin e tij të sotëm para mediave e kishin cilësuar si fjalim plotë me urrejtje dhe akuza ndaj Kosovës, gjë që është e vërtetë, për dallim të madh nga ajo çfarë thotë A. Vuçiq për situatën në veri të Kosovës, dhe jo vetëm, sidomos interpretimin që ai iu bënë qëndrimeve të faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës, që pa dyshim, se shkojnë shumë më larg se sa urrejtja e tij ndaj shqiptarëve, siç ishte lutja e tij drejtuar sot përfaqësuesve të BE-së, SHBA-ve, por edhe miqve tradicionalë të Serbisë, Kinës dhe Federatës ruse; “që ata përmes argumenteve ta analizojnë situatën në Kosovë dhe Metohi, në krahinën e Serbisë, se kush janë ata që e kanë krijuar të ashtuquajturën, Kosovë të pavarur, pra kush vërtetë i ka shkaktuar trazirat dhe konfliktet aty, në interes të kujt kanë shkuar ato ngjarje, si dhe kush nuk ka marrë fare pjesë në to, ngase në asnjë mënyrë dëshira dhe kërkesat e Serbisë që të mbrohet Kushtetuta e saj, që të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, nuk mund të vlerësohet si provokim, meqë Serbia nuk ka ndërmarrë kurrfarë masave dhe aksioni në terren që të vije tek çfarëdo askalimi të situatës, tek problemet apo konfliktet në Kosovë”!?. Ai, po ashtu në kontekst të vlerësimeve të tij kundër pavarësisë së Kosovës, tha (gënjeu), se 28 shtete deri më tani e paskan tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës!

Nga kjo që u tha më lartë, del qartë vazhdimi i diskursit politik të Serbisë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, pra refuzim dhe mosnjohje të shtetit të Kosovës, as në të ardhmen e afërt, as në të ardhmen e largët, e që çdo fjalim të tij institucionet e Kosovës do duhej ta kishin evidentuar, përkthyer mirë si dhe t’i analizonin ato në detaje, ngase nga çdo fjalë, fjali dhe periudhë fjalish që del nga goja e tij, e shpreh qartë përmbajtjen e Programit të SANU-së dhe Kishës serbe ndaj Kosovës si dhe ndaj raporteve serbo-shqiptare për dekadat e ardhshme, e që është, anti-shqiptarizëm i kulluar.

që duhet theksuar në fund, është qëndrimi i tij plotë nervozë dhe mllef ndaj opozitës në Serbi, meqë rast me një ton të zbutur, por të egër në përmbajtje, nuk hezitoi që ta nënçmojë dhe akuzoi rënd opozitën e sotme, si ish pushtetarë të dikurshëm, të cilët paskan heshtur në vitin 2004 kur në Kosovë ka ndodhë “pogrom srba” (ndjekja e serbëve), po ashtu edhe në vitin 2008 kur është shpallur Kosova e pavarur, etj., duke i pranuar kërkesat e saj, se pas kthimit të tij nga takimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do i fillon bisedimet me partitë politike për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat