Moment historik, Dardania nikoqire e Lojërave Mesdhetare Olimpke 2030

Opinione

Moment historik, Dardania nikoqire e Lojërave Mesdhetare Olimpke 2030

Nga: Hafiz Shala Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:48
Hafiz Shala

Ndihem krenar dhe shumë i lumtur kur sot Komiteti i Organizimit të Lojërave Olipmike Mesdhetare do të mbahet në Prishtinën historike Dardane ku ky Komitet i ndëruar votoj me 55 vota pro nga 66, me qrast u vërtetuan se Komiteti Olimpik i Republikës së Dardanisë e dha provimin me gadishmërinë e dëshmuar pran Komitetit se janë të gatshëm për një organizim të tillë të përmasave ndërkombëtare duke iu bërë e mundshme të gjitha ekipeve të të gjitha vendeve mesdhetare për t’i shijuar bukuritë turistike dhë mikpritjen tradicionale shqiptare me të cilat do të impresionohen të gjitha ekipet e të gjitha shteteve mike ku Republika e Dardanisë do t’u ofroj, ndërsa, qytarët do të dijnë të tregojnë atë zemërgjërësinë e si traditë që na bënë të krenohemi pa masë.

Ajo që më bëri të lumtur pa kufij, është gadishmëria dhë përkrahja e shtetit amë Shqipërisë e cila me mundësimin e shfrytëzimit të daljes në detin Adriatik ku është edhe Limoni i dedikuar shtetit e Dardanisë, tregoj se, jemi një me gjithë nuansat të cilat shfaqen nga individ por, Shqipëri-Dardani, janë një.

I emocionuar pa masë në këto momente duke i përcjellur drejtëpërdrejtë rrjedhat e Komitetit, procesin e votimit dhë ate të mjerimit të Serbisë mjetane shoveniste, vërtetë nga ky vend i largët mik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ndjeva i lumtur.

Ishte, rezultat i lobimit të gjithë të pranishmeve nga Komiteti Olimpik i Dardanisë në veçanti prezenca e Kryeministrit Albin Kurti i cili, në prezencën e tij, të Ministrave të Kabinetit të tij, të Keyetarit të Prishtinës, Arkitekt, Përparim Rama, rezultoj në atë që miliona njerëz e kanë pritur me kënaqësi.

E veçanta e kësajë ishte ku, prezenca e Kryeministrit Kurti, përfaqësuesi i Serbisë, kokë ulur e i turpëruar, e lëshojë sallën.

Kjo ngjarje historike, është lajm i madh për popullin dhë Republikën e Dardanisë qe jam shumë i bindur që do të dalim faqebardhë para botës civilizuese e demokratike.

Urime Dardani, urime Komitet Olimpik, urime Qeveri, urime Kryeministër, urime të gjithë ekipit të pa lodhur që përfundoj më rezultat të cilit pa masë i gëzohemi.

Gëzuar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat