Bojkoti i radhës i një ''pro amerikani'' si Lul Vula!

Opinione

Bojkoti i radhës i një ''pro amerikani'' si Lul Vula!

Nga: Ilir Levonja Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:25
Ilir Levonja

Nuk ka kandidatë dhe pretendon se është shumicë! Si është e mundur do thoni ju? Lulzim Basha lideri ''pro amerikan'' humbjen dhe bojkotet i ka metoda dhe strategji të tjat.

Humbjet i quan fitore, madje me buzën në gaz deklaron se nuk ka humbur, ka ardhur apo jo në pushtet, ai nuk ka humbur, madje sapo i ka nisur betejat. Zgjedhjet lokale 2015, i humbi opozita me atë në krye, por jo ai. Zgjedhjet parlamentare 2017, i humbi opozita me atë në krye, por jo ai. Zgjedhjet lokale 2019, i humbi opozita me atë në krye, pasi i bojkotoi, por jo ai.

Zgjedhjet parlamentare 2021, i humbi opozita Luli me Monika Kryemadhin në krye, por jo ai. Për atë beteja sapo kishte filluar. Janë fakte këto, por ne nuk kemi kujtesë, pasi o me Lulin, o me Berishën, o me Ramën. Jo me realitetin apo me rrotacionin, me rrjedhën.

Por Luli bojkoton edhe nga budallallëku, përshembull viti 2019 kur bojkotoi zgjedhjet lokale si edhe përmenda më lartë. Ishte koha më e artë e opozitarizmit për të balancuar pushtetin lokal. Kishte një pakënaqësi gati kombëtare, mirëpo Luli nuk u fut në zgjedhje. Megjithëse ky ''pro amerikani'' u kundërshtua fort nga ambasada amerikane, të mos bojkotonte. Por lideri ''pro amerikan'' nuk e dëgjoi nunin e tij, i bojkotoi.

Dhe Rama fitoi plot 61 Bashki. Fakt që e harrojnë edhe ata që të dërrmojnë veshët se pa Amerikën nuk vjen në pushtet askush në Shqipëri etj. Prandaj ata nuk e duan Sali Berishën në krye, nga që nuk e do as Amerika etj. Pra ky është budallallëk prej të pa afti jo prej atyre nga Zoti.

Dhe ndjesë e thellë për ata që po i përmendim. Por ke të bësh me Lul Humbësin. Dhe që t'i vëm kapak, nuk ka bojkotuar me strategjinë për të sjellë demokratët apo opozitarizmin në pushtet.

Se bojkoti Edi Rama plot 2 vjet, por erdhi në pushtet në vitin 2013, bojkotet e Lulit kanë ndodhur për të majmur asetet personale duke i shërbyer Edi Ramës. Ndofta për këto zgjedhje lokale në Kukës, Edi Rama nuk ia ka nevojën. Mbase e ka vulosur fitoren se u mësua tashmë me arritje prej 99.99%. Se po t'ia kishte frikën, përshembull si me Kuçoven në zgjedhjet e prenverës së këtij viti, do i thoshte Lulit fut një pyk aty. Dhe Luli nuk do vononte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat