Nëse zgjedhjet mbahen sot VV del e para, por kush del e dyta?

Opinione

Nëse zgjedhjet mbahen sot VV del e para, por kush del e dyta?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 shtator 2023 Në ora: 16:46
Memli krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Me 18 deputetë, po aq edhe sa e kishte përqindjen në zgjedhjet e fundit, PDK po i kërkon duel VV - së Albin Kurtit. Sikur i është mbushur mendja se mund të fitojë, ndonëse asnjë premisë nuk flet në favor të saj. Keq nuk mbet as LDK, ndonëse duket më realiste në këtë drejtim. E më jo realiste shfaqet AAK, e cila vetëm sa pritet të ketë rënie, assesi ngritje, por kërkon ditë e natë zgjedhje të reja. S'ka më keq se mos me ia ditë hallin vetes.

Rritja e madhe që ka partia e Kurtit, është një argument se pse partitë tjera, ndonëse e mohojnë, e dinë se s’mund të fitojnë. Përveç ndonjë naivi, pothuajse të gjithë e kuptojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka rritje, këtu besoj se s’ka diskutim. Kurdo që mbahen zgjedhjet, Vetëvendosje do të dalë para, me partitë tjera që do garojnë për mos të pësuar debakël.

Koha flet në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila rrezikun më të madh e ka nga rritja e saj, një rrezik që rrezikon t’i kthehet bumerang nëse nuk dinë ta menaxhojë siç duhet. Gjithsesi tani për tani Lëvizja Vetëvendosje është e vetme me vota sa gjithë të tjerat. Pavarësisht pushtetit nën drejtimin e saj për tre vite deri tani, duket se qytetarët e vendit nuk shohin alternativë tjera të sigurt nga kampi opozitës, me VV si opsionin e vetëm.

Kjo edhe në mungesë të reformave nga partitë opozitare, çka vetëm sa i jep Albin Kurtit përgjegjësi për mos e pësuar si ata që vodhën e gënjyen e sot janë aty ku e meritojnë.

Me opozitën që kërkon zgjedhje, edhe pse e dinë se do të humbasin në pritje të ndonjë mrekullie, hipotetikisht nëse zgjedhjet do të mbahen këtë të diel, sa përqind do të fitonte VV dhe partitë në opozitë?!

Për mendimin tim, s’do të kishte ndonjë ndryshim të madh nga rezultati i 14 shkurti të 2021, mbase me ngritje të lehtë të LDK, me VV si të parën të padiskutueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat