Shkruaje

Opinione

Shkruaje

Nga: Agron Shabani Më: 10 shtator 2023 Në ora: 17:30
Autori Agron Shabani

"Unë jam ai shqiptari trim, legjendarë ose patriot, i cili për një qen, mace, pulë, kalli gruri ose tallë kallamboqi, ia zë pritat ose e vras pushkë vëllain, kushëririn, mikun ose shokun e moçëm"!

Bile, edhe me duket pak.

Shkruaje: "Unë jam ai shqiptari trim, kapsull e patriot, që me më thënë qen, të vras me pushkë, ndërsa, me më thënë uk (ujk) me rritët mendja.

Shkruaje: Ujku dhe qeni janë vëllezër ose kushëri mes veti.

Shkruaje: "Unë jam ai shqiptari legjendar, epik ose kalorsiak, i cili trupin e dashuruar në trupin, shpirtin në shpirtin, syrin në syrin ose lotin në lotin, i vras me pushkë, ose i paguaj me plumb"!

Shkruaje: "Unë jam ai iliro-shqiptari tradicional ose historik, i cili turkun, boshnjakun, goranin ose tërbeshin mysliman, e ka vëlla mysliman elhamdyrlah", ndërsa shqiptarin katolik, ortodoks ose protestant, kumbarë ose kojshi!"

Shkruaje: Ishte janari i vitit 1953. Titoja sapo kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit (Kroaci). Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman. Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve. Këshilltarët e Titos ia kishin tërhequr vërejtjen atij se origjina shqiptare e ministrit turk do të përbënte ndonjë pengesë eventuale për planet që kishte në mendje Titoja, por ai ua hoçi merakun shpejt:- Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit.

Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcënohej nga një pushtim i mundshëm ruso-sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetës, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e ish Jugosllavisë. Kështu lindi Pakti Jugosllavi- Turqi-Greqi. Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe, të cilat u shtruan në Drekën e Splitit. Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej pakica turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord rreth këtyre dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila nuk kishte ekzistuar kurrë, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën që të rifillonte shpërngulja masive e shqiptarëve drejt Turqisë.

Shkruaje: Pjesa tjetër e historisë, do përshkohet ose karakterizohet me ngritjen ose fabrikimin e "popullit (narodit) të ri kosovar ose jugosllav" përmes "farës"(spermës) së përbashkët jugosllave në kuadër të epruvetave ose laboratorëve të njohur mbi prodhimin ose fabrikimin e "popujve të ri" artificial ose johistorik të cilëve edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t'ua shohin "hairin" Kosova dhe shqiptarët.

Shkruaje: U krijuan boshnjakët (serbo-sllavët e turqizuar ose muslimanizuar), goranët ose tërbeshët dhe kështu me radhë.

Filluan edhe martesat e përziera shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-boshnjake, serbo-kroate ose kroato-serbe, serbo-boshnjake dhe të tjera në kuadër të ngritjes ose krijimit të "narodit" ose "popullit të ri jugosllavë"!

Shkruaje: Shumë pedagog ose intelektual të shquar shqiptar që kishin ardhur nga Shqipëria për t'i ngritur dhe përgatitur gjeneratat e reja shqiptare në Kosovë, atëbotë u vranë (pushkatuan), internuan, u përndoqën ose dëbuan me dhunë dhe terror të egër ushtarako-policor nga "partizanët" serbo-malazias dhe ata shqipfolës e antishqiptar të Kosovës.

Kështu që sot nuk është aspak e rastit që nipat ose stërnipat e joshqiptarëve ose antishqiptarëve, të fshehur ose mbuluar me emra ose mbiemra shqiptarësh, t'i keni në rreshtat e para të tufës ose kolonës së "patriotëve të zjarrtë" të Kosovës dhe "shtetit" ose "populli të ri "kosovar".

Nga ai "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

As Guxhovi, Xhuxhovi, Sharovi, Qenushi (Qenovi), Zhugovi etj.

Shkruaje: Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lexuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se Rankoviçi, Mirkë Iliçi, Kiljeviçi, Bik Boshnjaku, Raif Dizdareviçi, Borisav Joviçi, Veljko Kadijeviçi, Petar Graçanini, Garashanini, Andriçi, Çubrilloviçi, si dhe shumë serbo-çetnik të tjerë, kanë pasur qëllim zhdukjen ose shfarosjen masive të racës ose elementit të njohur iliro-shqiptar nga Kosova përmes martesave të përziera, luftërave, masakrave, përndjekjeve, përdhunimeve të ndryshme dhe kështu me radhë.

Shkruaje: Nuk mund të pritët asgjë as nga politikanët e paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, karaxhoz, bastard ose hibrid në Kosovë, Shqipëri ose diku tjetër, që janë të shitur, trafikuar (kontrabanduar), shantazhuar dhe korruptuar deri në fyt, dhe të cilët, jo vetëm interesat e larta shtetërore dhe nacionale, por janë në gjendje për t'i situr, tradhtuar edhe gjakun, familjen dhe farefisin e tyre!

Shkruaje: Disave në Kosovë me ua lypur (kërkuar) trutë dhe gjenet e pastra të shqiptarit, edhe me qyski, tarrakop, laser, teleskop, mikroçip ose mikroskop, nuk ua gjeni dot.

Shkruaje: Pas "traktatit të fshehtë" ne mes Stalinit dhe Churchillit dikund në vlugun me të madh të Luftës së Dytë Botërore, asokohe ishte vendosur që t´i jepeshin ndihma dhe mbështetje të gjithmbarshme qeverisë serbe në mërgim, ku, pos tjerash, atëbotë ( pas takimit të njohur Tito- Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944)-me mbështetjen dhe trysninë e përbashkët britaniko-sovjetike, do vendosej dhe propozohej edhe zgjedhja ose emërimi i dekretuar ( lexo: me dekretin paraprak të Stalinit dhe Çurçiillit) i Drazha Mihajlloviçit (krye-çetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte dhe angazhohej asokohe për Serbinë e Madhe dhe i cili i kishte prerë në fyt, vrarë dhe masakruar shqiptarët dhe popujt tjerë jo-serb!) në funksionin e ministrit të mbrotjes ose të luftës në qeverinë e atëhershme serbojugosllave gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore etj.

Në këtë prizëm, të njohura janë ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, ekonomike dhe të tjera të vendeve të ndryshme anëtare të ish "Antantës se Madhe" ( plus Rusisë) ndaj Serbisë në luftën ose frontin e njohur të Selanikut (1918) si dhe në luftëra dhe konflikte të tjera botërore ose ballkanike-kundër popullit shqiptar.

Gjithashtu, të njohura dhe shumë të freskëta janë edhe kujtimet e hidhura mbi dhunën dhe masakrat e egra të soldateskës serbe në Shqipëri gjatë tërheqjes së saj kapitulluese ose disfatiste nëpër territorin e njohur shqiptarë gjatë vitit gjatë vitit 1915 etj.

Shkruaje: Pas nënshkrimit të "traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke" me ish Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1941 , takimit të njohur Tito- Churchill në Caserto me 12 gusht të vitit 1944 , si dhe depërtimit të ushtrisë se kuqe ruso-sovjetike ne Hungari, Rumani si dhe në vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945: Shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serb, i kishin zdeshur uniformat e tyre çetnike, për t´i ndërruar ose zëvendësuar ato me uniformat e partizanëve të Titos etj. Për t´u futur dhe inkorporuar dikur me vonë në pothuajse të të gjitha poret ose nivelet e mundshme të pushtetit të atëhershëm serbojugosllav -menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Për t´i vrarë, pushkatuar, masakruar, burgosur, përndjekur, arrestuar ose internuar shqiptarët, kroatët e tjerët që nuk mendonin asokohe si Titoja, Rankoviçi, Raif Dizdareviçi, Hakija dhe Hamdija Pozderaci dhe të tjerëve.

Shkruaje: Disa botues ose gazeta të shpifur dhe sajuar, u thonë shqiptar edhe boshnjakëve (serbëve të turqizuar) nga Sanxhaku etj.., të cilët sipas tyre e paskan harruar gjuhën shqipe për me pak se 1OO vjet (arbëreshët e Italisë dhe arbanasit e Kroacisë, nuk i harruan gjuhën, kulturën dhe traditat e moçme iliroshqiptare, as me tepër se 5OO vjet), sepse shumë komandant ose "çlirimtar" (partizan) të UÇK-s dhe polatikan kosovar, janë nipa ose stërnipa të tyre.

Atje shqiptarët e pastër i numëroni me gishtat e njerës dorë.

Shkruaje: "Unë jam ai shqiptari trim, kapsoll, legjendarë ose patriot, i cili gjithmonë ha me shumë djathë se bukë"!

Shkruaje: Popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore dhe asaj arabe ose myslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose proceseve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithçka ri-përtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehet) drita e bekuar e Zotit.

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithnjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose gjenealogjisë së natyrës, dhe mbijetesës ose ekzistencës së shpirtit.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme, sublime dhe relevante-ndaj qenies, materies dhe ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.

Shkruaje: Asnjëherë nuk duhet t'u zihet besë atyre që me flamurin e ngritur në gjysmështizë, i takojnë dështimit dhe dekadencës, dhe të cilët e paraqesin ose prazantojnë vetën në sytë e të tjerëve si "pengje" ose "viktima të lirisë shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike, territoriale, gjeografike, fetare, kulturore etj. E sidomos atyre që duan t'u ngjitën përpjetëzave ose lartësive të ndryshme karieriste, profiteriste dhe të tjera mbi fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.

Qëllimet e tyre nuk janë fare të pastra, por tepër hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, djallëzore ose satanike.

Shteti i Kosovës në asnjë mënyrë nuk bën ti ngjajë mitit ose legjendës së njohur mbi urën ose kalanë (kështjellën) e Shkodrës mbi lumin Bunë, ku në emër të urës ose kështjellës, duhet dhënë ose sakrifikuar Rozafen!

Apo, prish e shkatërro natën, për të ndërtuar ditën.

Dhe, aq me pak "kullës" së Babilonisë, ku për të mbrojtur kullën nga sulmet ose mësymjet e urukëve ose semitëve, duhet lidhur (burgosur), vrarë, zhdukur ose masakruar të gjithë sumerët! (...)

Shkruaje: "Unë jam ai shqiptari i fortë, kapsol dhe supersticioz, i cili gjithmonë e do gruan të virgjër në shtrat, edhe nëse i ka pesë-gjashtë fëmijë ose kalamaj me të"!

Shkruaje:" Hashim Haxhi Efendi Thaçi, sipas shumë gjasave, shumë shpejt do lirohet nga Haga, sepse iu duhet Moskës, Beogradit, Stambollit, Brukselit dhe Uashingtonit, një kal troje ose kali për Rahovec....

Shkruaje: Ramush Haradinaj i mbajti mbi tetë (8) vite burg në Hagë, ia dha (fali) -lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovë tre vëllezër dhe shumë heronj të gjallë: Dhe, dadat ("burrat e fortë") të gazetave ose portaleve të ndryshme kosovare, nuk qajtën ose s'derdhën aq shumë lot si për Hashim Thaçin, i cili i ka "çliruar Rekë e Malësi" prej Marsit, Saturnit ose Jupiterit!

Hëm....!!!

Rastësia ne disa raste thonë se është 'sinonim femëror' ose "pseudonim i lartë hyjnor ose profetik" të cilin Zoti (Hyji)-megjithatë, nuk deshi të nënshkruajë.

E sidomos atëherë kur paditësh, akuzohesh, burgosësh dhe dënohesh nga gjykatësit ose prokurorët e atyre popujve dhe shteteve me të cilët (cilat) dikur bashk, kinse e ke bërë (me zor) tribunalin ose gjykatën speciale. Por, ia që kunxhi i tjetrit, t'u ngulë ty! Sa keq për Muhamet Mavrajn, Ismet Sylejmanin, Ali Ahmetin, Berat Buzhalen, Baton Haxhiun etj....! Aiii be!

Me t'u çua leshi i ....trupit hava!

Por, ia që ndodhë edhe kjo "rastësisht"!

Sidomos atëherë puçen ose bëhen bashkë "krajlat dhe sulltanat e ri" të Beogradit, Moskës dhe Stambollit me çaushët, fetahët, rrogëtaret, poreznikët, kërmat, fekalet ose fosilet e tyre shqipfolëse, joshqiptare ose antishqiptare që punojnë ose lehin përditë për Thaçin, e ndoshta tinëzisht punojnë kundër ti...Me gojë e me dorë.

E kam fjalën vetëm për ata të cilët, në portale ose gazeta kosovare, paraqitën ose prezantohen si patriot, kalorës, gardian ose avoketër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Nasim Haradinajt, Pjetër Shalës etj....

Ndërkaq, dikur natën vonë (në terr..) ndoshta (me siguri) -shpifin, sajojnë, manipulojnë ose përgatisin dosie, "zapisnica" ose "poternica" kundër tyre!

Nejse....!

Meqë, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursesh ose pasurishë të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e shumta njerëzore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t'i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë këto vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale, respektivisht, njerëzore, materiale, shtetërore, nacionale etj.

Jeta është një 'numëratore e madhe' më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond....Një 'tabelë e madhe' shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitet e ikura në pa kthim, lëkura thahet, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, verbohet, tërbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminat, kaloritë, forca (fuqia), energjia e dikurshme, vitaminat ose lëngjet e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij..

Dhe, çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përsëri në fillim ose embrion....

Kjo vlen për të gjithë.

P.S. Debati, dialogu, diskutimi, dyshimi , replika, polemika, censura ose mediokracia, janë një çështje po aq e vjetër dhe komplekse sa edhe vetë paraqitja e shkrimit të njohur letrar, shkencor, kulturor, gazetareske ose publicistik në këtë botë. Madje janë edhe përcjellëse ose bashkëshoqëruese te tyre në të gjitha rendet shoqërore, qytetare e politike, si dhe në të gjitha fushat ose formacionet letrare dhe kulturore.

Në këtë mes s'ka pse të bëjë përjashtim Kosova, pavarësisht nga periudha para apo pas lufte.

S’ka pse të bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave, kulturës dhe informacionit.

Por, çështja e rolit, statusit dhe misionit te tyre shoqëror, para së gjithash është një çështje e sociofilozofisë letrare dhe asaj kulturore.

Rolin parësor të shkrimtarit, gazetarit, publicistit, krijuesit ose artistit, duhet parë dhe ndërlidhur me faktin e të qenit shkrimtar, poet, gazetar, publicist etj. Kaq.

S'ka dyshim se krijimtaria letrare, shkrimore, gazetareske ose publicistike në veçanti, sikundër edhe format e tjera shkencore, kulturore dhe artistike në përgjithësi, kane hisen e vet në jetën shoqërore, qytetare ose politike, por nuk bën t´i glorifikojmë dhe ekzagjerojnë ato deri në infinit ose pafundësi.

Krijimtaria letrare, gazetareske ose publicistike, nuk janë hyjni, profesci ose një dhuratë hyjnore, përkundër faktit se arti dhe talenti i lenë gjurmët e veta kudo.

Ndonëse, poetët, shkrimtarët, gazetarët ose publicistët, nuk mund të quhen "demiurg", apo të "zgjedhurit"(manekenë) e botës si në sfilatë mode.

Është çështje tjetër puna e jehonës ose famës auditoriale ose publike.

Në një shoqëri të sapodalë nga lufta; është shumë e rëndësishme ngrehina e shtëpisë për zëvendësimin e tendës ose kasolles.

Sot, ndryshe nga dje, në Prishtinë editohen ose publikohen dhjetëra gazeta të përditshme dhe revista, agjenci lajmesh dhe radio-televizionesh të pavarura e publike.

U mor vesh se në Kosovë, pa asnjë dyshim ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avansimin e mendimi të njohur shkencor, racional, kritik, kontemplativ, komprehensiv, kompetent ose inteligjent.

Se këndejmi, as poza ose pozita qyqare dhe inferiore e heshtjes dhe as retorika boshe ose patetike, nuk ndihmojnë për kapërcimin (tejkalimin) e "tabula rases" ose stadit të foshnjërisë politike të homo politicusit kosovar, dhe asnjë çmim komoditeti, servilizmi, konformizmi, oportunizmi e poltronizmi ndaj pushtetit, nuk na amniston para të ardhmes së kombit dhe atdheut. Absolutisht jo.

Dhe, aq me pak përballjet e vazhdueshme infermale, ciklike ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.

Në realitetin ose aktualitetin letrat, kulturor, gazetaresk, publicistik, politik dhe diplomatik të Kosovës, sot dominojnë prurjet e shumta të asaj që quhet ´ kuazi, anti dhe pseudo´, tok me vardisje, parulla, slogane, recidive dhe elozhe të neveritshme pllakative dhe ataviste.

Kujtoj se kjo është një karakteristikë e pashmangshme për periudhat e pasluftës dhe tranzicionitsi kudo në botë.

Nuk na shqetëson shumë ose aspak ky fakt, sepse pas kësaj stuhie infermale, diletante, deliriante, devijante dhe amatorekske, vjen, po ashtu, pashmangshëm faza e seleksionimit natyror, intelektual dhe profesional.. Ritmi i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, kulturore, gazetareske, publicistike, intelektuale, politike ose diplomatike, i ngjanë një maratone... Në vijën e startit rreshtohen të gjithë: të dobëtit e të fortit, kalamajtë e të rriturit, shtirakët e dinjitozët. Dihet se kush arrin në cak.

Në këtë rreth vicioz ose biocenozë absurde ose abstrakte dhe obsukre, deshe a s’deshe, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmetike.

Ateistët e pasinqertë, demagog, hipokrit dhe dogmatik, penetrojnë deklarohen dhe rrinë fare pranë teistëve, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebruese. Ndërkaq, të dy palët përfundojnë në demagogji, blasfemi dhe hipokrizi.

Liria vetvetiu nuk është e vetëmjaftueshme. Ajo ka nevojë për strukturën e vet bazike dhe kompozicionale, si dhe, për harmoninë e formës dhe të përmbajtjes. Vetëm atëherë ajo përligj, justifikon dhe pijadestalizon sakrificën e gjithë brezave ose gjeneratave shqiptare. Vetëm atëherë ajo kuptimëson dhe justifikon jetën e brezit të të gjallëve dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.

Edhe lufta çlirimtare dhe patriotike, nuk është një privilegj i askujt, por një detyrë dhe obligim për të gjithë. Nuk duhet avokat ose ciceron special për të mbrojtur a shpjeguar faktet që shihen e dihen.

Në Kosovë, "opsionet paqësore" asokohe u shteruan dhe u zvetënuan. Serbia e imponoi luftën me logjikën nënshtrim a vdekje!

Dhe, siç ndodh shpeshherë në situata të tilla, populli nxori nga gjiri i vet pjesën më vitale, më sublime: gra e burra, të rinj e pleq, të gatshëm për sakrificën supreme ose sublime. Sa të neveritshme dhe cinike janë sot dilemat: Kush e solli lirinë? Kush e solli NATO-n etj?

Kur plasi ose filloi lufta çlirimtare dhe heroike, nuk dukej as në horizont narrativa insubordinuese e intervenimit të NATO-s.

Dhe po këta cinikët e sotëm me një trill të habitshëm prodhonin sloganet "kokëkrisurit", "sajesa serbe", "aventurozët ose gorillat e UÇK-s", "të kuqtë marksist, stalinsit ose enverist" dhe të ngjashme.

Ndërkohë që luftëtarët kishin vetëm një aleat: Gatishmërinë për të vdekur dhe bindjen se vdesin për kauzën e drejtë të lirisë.

Mund t’ju kujtohet ndoshta intervista e fundit e Komandantit Fehmi Lladrovci që e quante Fat vdekjen për atdhe.

Ndonëse, personalisht nuk mohoj asnjë faktor ndikimi në rezultatin final, por këmbënguli tek fillimi që hedh në erë makinën e hedonizmit, herdonizmit, makiavelizmit dhe fatalitetit. Kaq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat