A është kjo tradhtia, siç po deklaroheni?!

Opinione

A është kjo tradhtia, siç po deklaroheni?!

Nga: Hisen Bersha Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:17
Autori Hisen Berisha

Po t’i referohemi marrëveshjeve që ka bërë kjo qeveri përmes “reformatimit të marrëveshjeve të arritura 2013/‘15 dhe dialogut për marrëveshjen politike All in One” për projektin politik të LVV “Republika e tretë” si alternativa “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” dhe “Alternativa e re” për Veriun, si Republikë Autonome Serbe”, vijmë në përfundim të paralajmërimit që ua kam bërë recidivisht në foltoren e Kuvendit të Kosovës, se po rrëshqasin në “TRADHTI”!

“Çdo ce cila cenon integritetitn territorial dhe sovranitetin politik të vendi, është tradhti” është një përkufizim kushtetues që frymon në të gjitha kushtetutat e Botës, dhe në të gjitha format e regjimeve, qoftë monarki apo republika.

Të gjitha marrëveshjet që kjo qeveri ka bërë, prej asaj të energjisë, targave, për lëvizje të lirë, këto të vitit 2023, Plani franko-gjerman si “marrëveshje bazë” dhe Aneksi për zbatim i Ohirit, të cilat u dakorduan t’i implementojnë me marrëveshjen e Bratislaves të 11 Korrikut me të cilën po i krijohen kushtet për Republikën Srbska në Veri. Ketë tradhti ndaj interesave të shtetit të Kosovës tani më po e bëjnë të ditur nëpër media të huaja, që ta bëjnë më të pakapshme për qytetarët dhe popullin e thjeshtë tek i cili është vet shpëtimi i kombit.

Presidentja Osmani zhgënjimin e saj me marrëveshjen kumulative të Ohrit, që vet e kanë arritur dhe për tradhtinë politike që i bëhet vendit, shprehet se: “Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje.

Kryeministri Kurti në fund të sesionit pranveror deklaroi në foltore e kuvendit mbi tradhtinë interesave të vendit me ketë marrëveshje: “Qeveria nuk pajtohet në parim me draftin statutin për Veriun, e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imiton në përmbajtje dhe formë “Republikën Serbe” të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Më tej ai shtoi se: “Unë këtë mund ta thellojë, dhe thellimi i tij nënkupton pajtueshmëri në parim. Por, pranon se: “ne nuk mund të shkruajmë tekste alternative - statut, ndërmjet të cilëve pastaj do të mund të gjendet një mesatare aritmetikore, pa u pajtuar njëherë në parim”, me statutin e grupit menaxhues/shkrues të caktuar nga vet qeveria e Kosovës.

Kurse zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i këtyre tradhtive - marrëveshjeve të dëmshme, Besnik Bislimi, për gazetën “ Danas” deklaron ndër të tjera, dëshminë e tradhtisë kur u përgjigj ndër të tjera në pyetjen e gazetës “Danas” a i Prishtine”?

Çfarë pritet nga dialogu i ri pranveror mes Beogradit dhe Prishtinës? “Serbia ka pranuar tekstin e Marrëveshjes Themelore të 27 Shkurtit, zbatimi i plotë i së cilës na çon në një situatë të re dhe më të qëndrueshme se sa tani”. “Ne kuptojmë që nuk kemi njohje formale ende dhe kjo ka qenë një lëshim i madh i Kosovës”.

Këtë marrëvrshje tradhtie i konsiderojnë si “vendime të rëndësishme që mund t'i marrin udhëheqësit e guximshëm” dhe shpresojnë që “udhëheqësia e Serbisë të gjejë forcën për të zbatuar Marrëveshjen Themelore të 27 Shkurtit, në tërësi. Po ashtu, kryenegociatori i tradhtisë deklaron se, “Kosova është e gatshme që nga fillimi dhe vazhdon të jetë gati të përmbushë pjesën e saj. Jemi të gatshëm po ashtu, “të rishqyrtojmë dhe të përmirësojmë strukturën institucionale për serbët në Kosovë brenda kufizimeve të kornizës së saj kushtetues”! Ndaj, Albin a është e vërtetë çka po thotë Bislimi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat